Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-11-11, 15:53   #4
Llapi
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-03-04
Postime: 221
Llapi me shokė shumeLlapi me shokė shume
Gabim Re: Lėvizja Vetėvendosje nuk mė donin pėr President

Fitou: Aktivistėt e Vetėvendosjes, fashistė




Prishtinė – Ambasadori i Francės nė Republikėn e Kosovės, Zhan Fransua Fitu, e ka quajtur fashizėm njė aksion tė lėvizjes Vetėvendosje derisa ai dhe ministri i Brendshėm, Bajram Rexhepi, po mbanin

njė ligjėratė nė institutin privat ISPE.


Aktivistė tė lėvizjes Vetėvendosje e kanė ndėrprerė sot njė ligjeratė pėr liberalizimin e vizave tė ministrit tė Brendshėm Bajram Rexhepi dhe ambasadorit tė Francės, Zhan Fransua Fitu, para studentėve tė Institutit pėr Studime Evropiane. ISPE. Pas fjalimeve tė ministrit dhe ambasadorit, njė aktivist i Vetėvendosjes e ka akuzuar ministrin Rexhepi pėr mosprani nė veri tė vendit dhe mė pas disa aktivistė tė tjerė kanė fishkėlluar dhe hedhur pamflete nė sale.
“Ti flet pėr veriun e vendit si spectator… ti ke thėnė se njė ditė do t’i vijė fundi i durimit tė KFOR-it, d.m.th. t’i flet si zėdhėnės i KFOR-it, d.m.th. mungesa e veprimit ty tė bėn si zėdhėnės i KFOR-it e kurrsesi ministėr”, i kanė thėnė Rexhepit, aktivistė tė Vetėvendosjes.
Ka reaguar menjėherė ambasadori i Francės, Zhan Fransua Fitu, duke e quajtur fashizėm veprimin e aktivistėve tė Vetėvetendosjes.
“Gjėja e parė qė duhet tė bėni ėshtė tė mos silleni si bandat fashiste. Ne jetojmė nė njė vend demokratik dhe mendimet e ndryshme pėr dialogun, pėr Evropėn etj., pranohen. Por, tė vish nė njė takim, ta fyesh ministrin e tė flasėsh banalitete, mė falni, por kjo ėshtė Evropa e vitit 1943. Kjo ėshtė fashizėm. Dhe kėto veprime vendi im dhe tė tjerėt do t’i kundėrshtojnė”, ka thėnė menjėherė ambasadori francez.
Ndėrkaq ministri Bajram Rexhepi tha se deklaratat dhe veprimet e tilla bėhen pėr qėllime politike dhe se ai ka qenė disa herė i pranishėm nė veri tė vendit.
“Mua nuk mė bėjnė shumė nervoz disa fėmijė tė lazdruar qė sillen rrugėve. Bash janė fėmijė tė lazdruar. Se deri ku lėvizė Ministri i Punėve tė Brendshme, unė i ftoj nė veturėn personale e jo nė Suhodoll e nė Lagje tė Boshnjakėve, por shumė mė thellė, por ata duhet tė pėrgatiten psiqikisht, sepse mund tė kenė frikė”, tha Rexhepi.
Policia e Kosovės arriti menjėherė pas incidentit.
Nė njė komunikatė pėr media, Lėvizja Vetėvendosje bėn tė ditur se janė 10 aktivistė tė saj tė arrestuar pas aksionit tė sotėm. (LajmeShqip.com)
Llapi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė