Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-11-11, 15:56   #6
Llapi
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-03-04
Postime: 221
Llapi me shokė shumeLlapi me shokė shume
Gabim Re: Lėvizja Vetėvendosje nuk mė donin pėr President

Janė edhe fashistė

30 Tetor 2011 12:31, Nga Arben IdriziAjo qė e bėn Vetėvendosjen, pėrtej ideologjisė, reprezentim tė sė Keqes si tė tillė, ėshtė pėrqafimi i dhunės si mjet pėr arritjen e qėllimeve

Kėtyre ditėve ndėr debatet qė shpėrthyen nė opinion, ėshtė edhe ai rreth fashizmit, si nocion nė pėrgjithėsi dhe si veprim konkret nė veēanti.
Sė pari, Ambasadori francez, Fitou, i quajti veprimet e Vetėvendosjes fashiste, kur pjesėtarė tė kėsaj tė fundit u pėrpoqėn ta ndalojnė njė prezantim tė tij dhe tė Ministrit Rexhepi. Pastaj, lideri i Vetėvendosje, z.Kurti i shkroi njė letėr publike ambasadorit, duke i “urdhėruar”, mbi tė gjitha, tė kėrkonte falje. Ndėrkohė, njė pjesė e medieve botoi nė shqip njė intervistė tė shkrimtarit serb Svetisllav Basara, i cili, edhe pa e fshehur qėndrimin e vet fashist ndaj tė tjerėve, jep njė definicion, besoj tė saktė, mbi fashizmin, pėrkatėsisht lindjen e tij. Sipas Basara-s, bazat nga ku lind fashizmi janė trullosja, provincializmi dhe shpirtngushtėsia. Me fjalė tė tjera, fashizmi lind nga Kiēi.
Gjetja duket e saktė, ama unė dua tė ngjitem mė lart nė kohė, aq sa mė mundėsojnė leximet e mia, qė tė gjejė njė autor tjetėr qė ka reflektuar mė thellė dhe mė nė esencė tė njė problematike tė tillė. Claudio Magris, nė ‘Danubio’, duke folur pėr Kiēin e tė Keqes, ka marrė si shembull mjekun Josef Mengele, njėrin nga kasapėt e Auschwitz-it. Sipas Magris-it, aktet qė ai mjek i bėn, pėrveē mizore, janė njė budallėllėk i skajshėm, janė akte qė do tė mund t’i bėnte ēdonjėri dhe qė ai, nė injorancėn e tij tė verbuar nga Kiēi, mendon se pėrkundrazi, janė aksione tė rezervuara pėr pak veta tė zgjedhura.
Prej vitesh sa shkruaj nė kėto faqe gazete, i kam cilėsuar veprimet dhe qėllimet e Vetėvendosjes edhe fashiste.
Ilustrimet krahasuese qė sjellim shpesh bėjnė tė tingėllojmė tė ashpėr dhe ndoshta tė padrejtė nė gjykimet tona. Por, nė fund, besoj, ato shėrbejnė pėr tė mundėsuar tė kuptohet mesazhi qė mund tė japė njė veprim i caktuar dhe pasojat qė mund t’i sjellė. Pastaj, ato ilustrime nuk ėshtė se na adresojnė vetėm te njė ideologji e caktuar, si fashizmi, mund tė na adresojnė tė disa sish. Veprime tė caktuara tė cilėsuara fashiste, nė tė njėjtėn kohė mund cilėsohen fare mirė edhe ndryshe.
Qė tė mbetemi te termi qė po e pėrdorim tashmė: cilat janė pikėpamjet dhe veprimet e Vetėvendosjes qė mund tė cilėsohen edhe fashiste?
Fillimisht, vetė diskursi i lėvizjes ėshtė pėrgjithėsisht i njė modeli edhe fashist. Thirrja nė emėr tė popullit, identifikimi i tė gjithė kundėrshtarėve politikė si armiq dhe shitės tė vendit – janė disa nga karakteristikat e njė qėndrimi ideologjik fashist.
Nė kuadėr tė kėsaj, edhe akte tė tilla si ai kur kjo lėvizje i vesh vetes tė drejtėn gjithmonė dhe gjithkund, nė emėr tė popullit, t’i pengojė tė tjerėt, tė gjykuar nga ta si armiq tė popullit dhe vendit, ta ushtrojnė tė drejtėn e lirisė sė fjalės. Ėshtė qėndrim edhe fashist ta pengosh tjetrin nė mėnyrė tė dhunshme, pėr shkak tė mospajtimit politik ose ideologjik, nė detyrėn ose nevojėn e tij pėr tė folur.
Veprimet fizike, pastaj, si dėmtimi i pronės publike dhe private, rrėzimi i kamionėve sė fundmi, nė emėr tė popullit, nė bazė tė “doktrinės” sė ekonomisė nacionaliste, kanė njė konotacion tė pastėr edhe fashist.
Ata qė i bėjnė kėto gjėra: janė tė trullosur, provincialė, shpirtngushtė? E keqja mė e madhe nė tėrė kėtė ėshtė se ata, tė verbuar nga Kiēi, mendojnė se ata dhe vetėm ata janė tė zgjedhurit qė ta bėjnė kėtė. Ata nuk e bėjnė kėtė sepse ndihen se janė provincialė apo inferiorė. Ata e bėjnė kėtė sepse ndihen tė jenė tė zgjedhur. E nė esencė, aq skajshmėrisht budallenj janė sa harrojnė se ato veprime mund t’i bėjė secili, edhe fėmija. Aq mendjetredhur janė sa harrojnė se edhe secili nga ne qė s’e bėjmė atė, do tė mund ta bėnim, megjithatė nuk e bėjmė. Secili nga ne do tė mund tė mendonte pėr veten se ėshtė i zgjedhur, por nuk e mendojmė kėtė. Secili nga ne do tė mund tė thirrej nė emėr tė Shtetit pėr ta shtrirė sovranitetin me dhunė, por nuk thirremi. Secili nga ne do tė mund ta etiketonte kundėrshtarin tradhtar, por nuk e etiketojmė. Secili nga ne do tė mund t’i ulėrinte Kurtit nė vesh si kafshė kur ai flet, por nuk e bėjmė kėtė. Secili nga ne do tė mund t’i hidhte Kurtit njė kovė ngjyrė teksa dėrdėllit nė emėr tė popullit, por nuk e bėjmė kėtė. Secili nga ne do tė mund t’ia thyente xhamat e shtėpisė, por nuk e bėjmė kėtė. Secili nga ne do tė mund tė futej nė konferencat ose tubimet e Vetėvendosjes dhe tė pėrpiqet t’ua mbyllė gojėn, t’i pėrqeshė, pra t’i pengojė nė tė drejtėn e tyre. Nėse Vetėvendosje me rreth 13 pėr qind tė elektoratit mendon se ėshtė e zgjedhur t’i pengojė tė tjerėt, ēfarė do tė mund tė mendonin dhe tė bėnin pjesa e mbetur? Secili nga ne do tė mund tė mendonte se ėshtė i zgjedhur t’i bėjė ato gjėra, por nuk e mendon as nuk i bėn. Sado qė mund ta kemi kundėrshtar politik ose ideor. S’e bėjmė, ngase, nėse pėr asgjė tjetėr, e dimė se duhet dhe duam t’i respektojmė disa vlera dhe parime njerėzore e demokratike.
E Keqja nuk kėrkon tė zgjedhur. Mund ta bėjė secili. E sidomos secili qė, i mjeruar nga injoranca dhe ligėsia e vet, mendon se ėshtė i zgjedhur ta bėjė. Nuk kėrkon tė zgjedhur as e Mira. Jemi ne ata qė zgjedhim. Ne zgjedhim tė Mirėn dhe tė Keqen. Dhe duhet tė mbajmė pėrgjegjėsi pėr zgjedhjet qė i bėjmė. Jo vetėm para tė tjerėve, por edhe para vetes.
Pra, ajo qė e bėn Vetėvendosjen, pėrtej ideologjisė sė caktuar, reprezentim tė sė Keqes si tė tillė, ėshtė pėrqafimi i dhunės si mjet pėr arritjen e qėllimeve. Vetėvendosje ėshtė e zhytur thellė nė llumin e Kiēit tė sė Keqes. Nuk ėshtė duke e shpėtuar nga kjo as kushti parimor i njė sistemi demokratik: prania e saj nė Parlament – aty ku do tė duhej qė nė mėnyrė institucionale tė kėrkonte zgjidhje pėr problemet.


http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,883,66099
Llapi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė