Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-11-11, 16:04   #14
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Ekstremistet Islamik nė Ballkan-Alarm nė Sarajevė

Abdurahmanėt tonė

02 Nėntor 2011 12:01, Nga Imer MushkolajNuk do tė doja kurrė qė nė Prishtinė tė shfaqej ndonjė “Abdurahman” dhe tė vepronte si Mevlid Jasarevic nė Sarajevė. Por, rreziku ekziston. Deri kur duhet t’i mbyllim sytė pėrballė vehabive nė Kosovė?

Qėllova nė Sarajevė, nė 12 tetorin e vitit tė kaluar, kur Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, preu shiritin e pėrurimit tė ndėrtesės sė re tė Ambasadės sė SHBA’ve nė mes tė kryeqytetit boshnjak. “Simbol tė vlerave qė ndajnė tė dyja vendet”, e cilėsoi atėherė ajo kėtė pėrfaqėsi amerikane, tė tetėn pėr kah madhėsia nė Europė.



Nė qershor tė kėtij viti, nė Sarajevė po bisedoja me nikoqiren time, Lamija, mu pėr rrezikun qė i vinte Bosnjės nga vehabitė. Ndėrtesa e Ambasadės prej 11 mijė metrash katrorė u pėrmend nė muhabetin tonė, shkarazi, si cak i mundshėm sulmesh. Pėrmendėm edhe fshatin Gornja Maoca, afėr Brckos, ēerdhen e vehabive. “Ishalla nuk janė tranu”, tha ajo, duke aluduar nė ta dhe mundėsinė pėr tė bėrė “ndonjė marrėzi”.


Para dy javėsh, gjatė vizitės sė fundit nė Sarajevė, pashė se kishin pėrfunduar punimet nė murin rrethues tė Ambasadės, nė tė cilin shėrbente njė personel prej mė shumė se 400 vetash. Objekti gjigand ėshtė ngritur afėr kampusit universitar (nė vendin ku dikur ishte kazerma “Mareshali Tito”), respektivisht nė rrugėn “Robert Frasure”, qė mori emrin e diplomatit amerikan qė vdiq nė Bosnjė mė 1995. Gjithēka dukej qetė rreth Ambasadės, mė 15 tetor, kur nga stacioni i autobusėve po bėhesha gati tė udhėtoja drejt Beogradit. Kėsaj radhe, vehabitė nuk i zuri nė gojė askush nga miqtė e mi nė Sarajevė. Republika Srpska dhe Milorad Dodik ishin tema kryesore.


Ambasada Amerikane me siguri nuk do tė vinte ndėrmend deri nė vizitėn tjetėr nė Sarajevė, por tė xhumanė e 28 tetorit, ajo u kthye nė kryelajm tė mediave botėrore. Njė 22 vjeēar shkrepi 105 plumba drejt ndėrtesės qė kushtoi 105 milionė dollarė. Duke thirrur “All-llahu Ekber”, Mevlid Jasarevic nga Novi Pazari zgjodhi qė nė kėtė mėnyrė tė tregojė urrejtjen ndaj amerikanėve. Njė dėshmitar tha se, madje, ai kishte pėrmendur emrin e Muammar Gaddafit, gjatė kohės sa po qėllonte drejt ndėrtesės.



I njohur ai Abdurahman, Jasarevic nuk ishte i panjohur pėr policinė. Nė fillimin e vitit tė kaluar, ai ishte arrestuar, bashkė me njė tjetėr vehabi, gjatė vizitės qė Novi Pazarit po ia bėnin dhjetė ambasadorė tė shteteve perėndimore. Kishin planifikuar t’i sulmonin ata. Nė emėr tė Islamit.


* * *

Nė mediat perėndimore, Jasarevic u cilėsua “terrorist serb”. Kjo shkaktoi reagime tė ashpra nė Beograd: thanė se ai ishte shtetas i Serbisė, por boshnjak, e jo serb. Nė kėtė mėnyrė, Beogradi po provonte tė hiqte pėrgjegjėsinė ndaj aktit terrorist, duke lėnė tė kuptohet se pėr tė dhe tė tjerėt si ai, llogari duhet kėrkuar nga Sarajeva.


Sanxhaku tash e sa vjet shihet si rajon i vehabive, pjesė e “linjės sė gjelbėr” qė nis nė Maqedoni dhe pėrfundon nė Bosnjė. Mitrovica, Novi Pazari, Sjenica e Priboj janė pėrmendur shpesh nė media si “stacione” tė kėsaj linje.


Pavarėsisht se nga veprimi i Jasarevic’it janė distancuar edhe vetė liderėt e vehabive nė Gornja Maoca, tė paktė janė ata qė besojnė se ai nuk ėshtė inspiruar dhe brumosur me ide tė tilla pikėrisht atje. Ky fshat u popullua me vehabi pas 11 Shtatorit 2001, kur ndodhėn sulmet terroriste nė SHBA dhe funksionon si “shtet n’veti”. Udhėhiqet nga shefi i vehabive, Nusret Imamovic, kurse shkolla aty funksionon sipas planprogrameve tė Jordanisė.


Jasarevic udhėtonte shpesh drejt Maocas dhe nga atje kthehej nė Novi Pazar “pėr ta pėrhapur Islamin”. Tė afėrm tė tij kanė rrėfyer se ai ishte “normal” deri kur ia nisi tė shkojė nė Bosnjė. Megjithatė, mėsimet e para vehabiste duket t’i ketė marrė si tinejxher, nė njė xhami tė Vjenės.


Myslimanėt e Sanxhakut funksionojnė me lider fetar tė ndarė nga ai i myslimanėve tė tė gjithė Serbisė dhe janė tė orientuar kah Bosnja. Nė kėtė mėnyrė, pėr veprimet e tyre Beogradi drejton gishtin kah Sarajeva. Kanė qenė pikėrisht vehabitė ata qė ia kanė zėnė pėr tė madhe Myftiut tė Bosnjės, Mustafa Ceric, qė nuk e ka dėnuar vrasjen e “vėllait” Muammar Gaddafi.

* * *

Kur pėrmenden vehabitė nė Kosovė, zakonisht ngjallin frikė dhe pasiguri. E kur ndodhin tė tilla ngjarje, si kjo e Sarajevės, ėshtė logjike tė tė vijė ndėrmend se edhe Kosova ka “Abdurahmanė”, tė cilėt nė njė moment mund tė bėjnė tė tilla gjėra tė shėmtuara.


Vehabitė ndėr ne vazhdojnė tė jenė temė gjysmėtabu. Liderė fetarė asnjėherė nuk kanė folur haptazi pėr rrezikun nga ta, ose i kanė pėrmendur shkarazi, ndėrkohė qė imamė tė tjerė, larg ndikimit tė Bashkėsisė Islame, nuk kanė ngurruar t’i cilėsojnė tė rrezikshėm. Tashmė ata janė pjesė e jona, i shohim ēdo ditė nė rrugė, mblidhen nė objekte/xhami tė veēanta dhe zbatojnė rite tė veēanta. Disa i takojnė linjės mė tė butė, e tė tjerėt asaj mė tė ashpėr - qė dhunėn e pėrdorin si mjet pėr arritjen e qėllimeve.


Mė ka rastisur qė nė bisedė me ndonjėrin nga ta, tė mė shprehin urrejtjen e pakufishme ndaj Amerikės dhe amerikanėve. Tė ashpėr ata shfaqen edhe nė tubimet e veta.

A duhet tė brengosemi, si shoqėri dhe institucione, pėr praninė dhe aktivitetin e tyre nė vend? A duhet t’i mbyllim sytė para veprimeve tė tyre? Apo, mos duhet tė na ndodh diēka e ngjashme si nė Bosnjė, nė mėnyrė qė tė na ēelen sytė para njė realiteti, tė cilin jemi shtirur sikur nuk e kemi njohur mė parė?



Beogradi po bėn ēmos qė botės t’i sqarojė se Jasarevic nuk ėshtė serb. Edhe Sarajeva po sqaron sa po mundet se ai ėshtė nga Serbia, jo nga Bosnja. Unė nuk do tė doja kurrė qė nė Prishtinė tė shfaqej ndonjė “Abdurahman” dhe tė vepronte si Mevlidi nė Sarajevė. Ka pak rėndėsi nėse ai do tė ishte shqiptar nga Kosova, Shqipėria, Maqedonia apo Lugina e Preshevės.

“Rasti Jasarevic” mbase duhet tė shėrbejė si thirrje pėr tė parė ku jemi. Dikur do tė bėhet vonė. E faj nuk do tė na kenė as Beogradi, as Sarajeva.

gazetaexpress

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Arb : 02-11-11 nė 16:05
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė