Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
|
Titulli: Reflektime
Popull qė tredhė miza...
... tash njerzia janė rritė, edhe nuk munden, si dikur, me nga mbas mizave nėpėr shtėpi qė t'i mbysin, se kishin me thanė "paska dalė mendėsh".
E kojshitė?
Kojshitė gojėkėqijė, mezi qė presin me ja ngjitė bishtin ndokuj.
Por, kujtohet Dardani - si t'ishte sot - kur mėsuesi nė t'tretėn e fillores u tha nxanėsve se kush e mbyt nji mizė nė pranverė, i ka mbytė me mija miza qė do tė ishin pjellė nga ajo mizė - deri nė verė.
E kur nji nga nxansit - ma magari - e pyeti a duhet me e mbytė mizėn femėn apo mashkull, mėsuesit nuk e dij se qysh iu ngatėrrue gjuha e mezi tha cilado qoftė duhej mbytė.
Asaj pranvere, mbas fjalėve tė mėsuesit - kėrsitshin tavolinat, muret, arkat, karrigat nga shuplakat e nxanėsve, tė cilėt, me nxitjen e mėsuesit, u kishin shpallė luftėn mizave.
T'nesrit nė shkollė secili tregonte sa "armiq" i ka mbytė, nė ē'mėnyrė, me ē'armė.
E Dardani s'kish qenė as ma i miri as ma i keqi ushtar nė at'farė lufte tė pėrgjakshme.
Vetėm me nji shok kish dalė kfit. Me tė vėrtetė ai e kishte mbytė mizėn, por e kishte thye edhe gotėn dhe pėr atė arsye kishte qenė rrahun nga e ama.
E tash, Dardani, shtri nė nji karrigė tė gjanė me nji libėr tė lanun hapur pėrmbi bark, po shikon kah tavani nji mizė qė fluturon, edhe mezi po pėrmbahet nga dėshira me kėrcye si dikur e me e mbytė. Por, shpejt i ēuditun nga vetja me kėtė mendim vėllavrasjeje, qetėsohet.
Ma miqėsisht fillon tė mendojė mbi mizėn dhe fatin e saj si tė vetin.
Ia jep emnin mizės "lajmtari i verės", edhepse lajmėtarin e pranverės hala s'e ka pamun.
Po nejse tash ma s'i interesojnė ato gjana palidhje.
(Ani thojshin dallėndyshja lajmtari i pranverės!!! Pfff, dallėndyshja, punė andrrash tė kota!)
Po prej kah ka ardhė kjo mizė se?
Do tė ketė ndonjė pleh kėtej afėr. (Pleh arabie a turqnie - e din Zoti). Dhe kujtohet si nė oborr tė asaj kojshikes sė bukur rastėsisht e ka pa plehin.
Domethėnė se miza qenka nga shtėpia e kojshikes sė bukur.
Filloi Dardani me simpati ta shikojė mizėn. Nisi ta admirojė nė fluturimin e saj tėrthur nėn tavan.
Miza, plehi edhe kojshikja e bukur nė nji masdreke, tinglluen si nji romantikė - nji romantikė e jetės sonė katunaro-qytetare nė nji mbasdreke.
Por miza nuk mbeti nė naltėsinė e vet tė zakonshme, por filloi tė zbresė dalngadalė ndėr sferat ma tė ulta tė dhomės. Dardani u frigėsue mos t'i mbytet nė kafe, qė tash ia sollėn.
I shkoi nji e rrėnqethme neverie nėpėr fyt kur mendoi se me kafe mund tė kapėrdijė edhe mizėn e mbytun. Natyra e tij pesimiste gjithnjė e ma tepėr revoltohej.
Me tė vėrtetė asht e tepėrt kjo mizė nė planin hyjnor, - mendonte. A nė planin njerėzor, tė papunėt e diplomuem, studentat edhe nxanėsit nėpėr shtėpia kishin gjetė ndonjė punė tjetėr, po mos tė ishin hutue me kėto miza.
Por - qysh tha ai i menēmi - gėzimi asht veē pushimi i shkurtė i dhimbjes, e cila shpejt do tė vazhdojė.
S'paku pėr hatėr tė njeriut nervoz e me halle mos t'u krijonte miza. Sa e sa miza tė tjera i ka jeta e njeriut. Edhe ēfarė mizash se!!! Si ato tė kalit, tė cilat, kur tė ngjiten, s'tė hiqen pa flakaresh (ma mirė me thanė pa t'djegė fort e me ta lanun shej').
Miza si miza, pėrzihet nė punėt e hueja edhe don ta bėjė tė vetėn. Si ata aeroplanat vėzhgues, pa pilot, tė kfor-it, fluturonte mbi kafe.
- Po ku janė, more, kompetentėt?
Njerėzit tanė qė marrin rroga pėr me tredhė miza - ku janė? Deputetėt, ministrat ē'ka bajnė?
Mizat u banė stolia e vetme e qyteteve e katundeve tona! Tė huajt me tė vėrtetė kanė ēka tė shofin e tė ēuditen... dhe kėshtu, nė mendim e sipėr, Dardani bahej nervoz pa dashje...
... ban nji lėvizje tė shpejtė dore kah miza, e ēel grushtin, por s'e kish nxanė: edhe nji herė fap... Kur qe, nė derė tė dhomės ja behė dikur shok i luftės me miza e sot kolegu nė fakultet.
- Ē'ka po ban, o Dardan? Po tredhė miza, a?
- Asgja... Veē po mendoj se sa kot po jetojmė e me ēfarė tema banale po e hargjojmė jetėn - u pėrgjegj Dardani si gjithmonė.
... to be continued
p.s. shkruar sipas motiveve tė Migjenit
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
|