E teproi Atifetja
Milaim Shefkiu, Jeton Llapashtica | 05-11-2011 09:29 CET
Nė pjesėn e dytė tė intervistės, lideri i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Isa Mustafa, thotė se ata ende nuk kanė menduar se kush mund tė kandidojė nga kjo parti pėr president tė Kosovės. Ai nuk e ka pėrjashtuar mundėsinė qė edhe ish- presidenti i Kosovės dhe ish-kreu i LDK-sė, Fatmir Sejdiu, tė kandidohet, por pėr kėtė, shton Mustafa, vendos anėtarėsia dhe organet e partisė.
Kryetari i Prishtinės thotė se nuk ėshtė i pakėnaqur me ndarjen e buxhetit pėr kryeqytetin, por ai thekson se nė tė ardhmen, kur buxheti do tė ndahet pėr kokė banori, Prishtina do tė ketė vėshtirėsi tė mėdha. Ai kritikon presidenten Atifete Jahjaha pėr fjalimin e saj nė datėlindjen e Partisė Demokratike tė Kosovės sikur tė ishte anėtare e kėsaj partie, ndėrsa thekson se nėse Qeveria e Kosovės nuk i merr pėr bazė kritikat dhe sugjerimet e LDK-sė pėr buxhetin e ardhshėm, atėherė deputetėt e kėtij subjekti politik nuk do ta votojnė atė nė kuvend.
Zėri: Gjatė intervistės qė e pėrmendėt, Sejdiu ka thėnė se e di burimin e financimit tė kuvendit tė fundit tė partisė. Si i komentoni pohimet pėr kėto pazare?
Mustafa: Nuk kam koment. Unė nuk di qė ka pasur pazare. Nėse zoti Sejdiu di diēka, ėshtė mirė qė tė dalė dhe tiu ndihmojė tė tjerėve. Unė tash po e dėgjoj nga tė tjerėt sepse nuk e kam parė as intervistėn, kurrė nuk kam dėgjuar pėr kėtė. Unė totalisht nuk di asgjė pėr kėtė ēėshtje, e di qė votimi ka qenė tepėr transparent, si nuk ka qenė nė asnjė parti tjetėr.
E di qė ata njerėz qė kanė ardhur atė ditė nė kuvend nuk janė njerėz qė i kam zgjedhur unė, janė njerėz qė janė zgjedhur nė kohėn kur zoti Sejdiu... Unė pėr vete nuk kam pasur ambicie tė bėhem kryetar i LDK-sė, sepse kam konsideruar se kam mjaft punė nė Komunė dhe fakultet, nė Akademi, por ka qenė njė kėrkesė e degėve dhe jam sfiduar me atė. Kurrė nuk e kam ditur a marr vota, apo nuk marr.
Zėri: A besoni se Sejdiu ėshtė i shtyrė nga ndonjė parti tjetėr?
Mustafa: Nuk mund tė them ndonjė gjė. Me Sejdiun kam bashkėpunuar shumė mirė pėrpara dhe e konsideroj si njeri qė ka vlerat e tij, por punėt e tij unė nuk mund ti komentoj. Por, ajo qė mund tė them ėshtė se kėto nuk i bėjnė mirė askujt, mirėpo mė sė paku mund ti bėjnė keq LDK-sė, sepse LDK-ja ėshtė shumė stabile dhe totalisht as dridhjen mė tė vogėl nuk e ka.
Zėri: A kontakton me Sejdiun, a shiheni?
Mustafa: Po shihemi kur kemi takime tė partisė, takime tė Kėshillit Qendror tė LDK-sė, takime tjera nuk kam pasur, vetėm kur e takoj rastėsisht.
Zėri: Nė Darkėn e Lamės nuk u pėrshėndetėt?
Mustafa: E kam takuar dy ditė pėrpara...Nė Darkėn e Lamės nuk mė ka rėnė ta takoj, sepse unė sapo kam hyrė kam shkuar nė atė sofrėn e presidentes meqė ma kishin caktuar vendin, pėr ndryshe nė tė gjitha takimet qė i kemi, nė mbledhje tė ndryshme ku ėshtė edhe zoti Sejdiu unė pėrshėndetem me tė, sepse asgjė personale kurrė nuk kemi pasur as nuk kemi.
Zėri: Po, a po mendon LDK-ja ndonjė opsion pėr ta rehatuar Sejdiun, pėr shembull ta kandidoni pėr president?
Mustafa: Nėse anėtarėsia e LDK-sė nesėr pajtohet pėr zgjidhje tė tilla, ne gjithmonė do ta pėlqejmė dhe pėrkrahim orientimin e anėtarėsisė sė LDK-sė, por vėrtet nuk kemi biseduar as pėr Sejdiun, as pėr Isėn, as pėr tė tjerėt.
Zėri: Zotėri Mustafa, ish-krahu i LDK-sė qė ka themeluar LDD-nė ka shprehur ambicie qė prapė tė kthehen nė LDK?
Mustafa: Ne i kemi pėrcaktuar disa politika nė kėtė aspekt dhe nė kryesi kemi biseduar dy herė dhe orientimi ynė ka qenė qė tė gjithė ata qė dėshirojnė tė kthehen nė LDK, do tė kthehen. E kemi hapur mundėsinė nėpėr degė, kėshtu qė ėshtė kthyer krejtėsisht dega e LDD-sė nė Viti.
Nė Ferizaj po ashtu janė kthyer pjesa dėrrmuese, dhe nuk di a ka mbetur ndokush akoma nė LDD. Nė Gjilan e di se janė nė pėrfundim e sipėr nga LDD-ja nė LDK dhe ne praktikisht nuk na mbetet asnjė hapėsirė qė se kemi mbuluar deri tash, por e kemi lėnė nė ēėshtje tė vullnetit ose tė anėtarėsisė ose tė organizmave mė tė ulėt qė ata tė bashkėngjiten, por kurrsesi tė bėjmė marrėveshje LDK-LDD.
Ne po dėshirojmė tė bėjmė reforma, reformat nėnkuptojnė qė ne ti hapim dyert pėr njerėz tė rinj, qoftė tė moshės sė re, qoftė pėr tjerė qė duan ti bashkėngjiten tash LDK-sė, por kurrsesi mos tė bėhen bashkime tė strukturave. Kėshtu qė LDK-ja ėshtė e hapur nė kėtė aspekt, por nuk do tė bashkohemi, sepse nuk ka mbetur objektivisht ēka tė bashkohet, pėr arsye se pjesa dėrrmuese vetėm se po bashkėvepron nė terren.
Zėri: Po pėr shembull, pėr Nexhat Dacin, Besa Gaxherin, do tiu ofroje ndonjė vend nė kryesi?
Mustafa: Kryesia ėshtė pėrfunduar, ėshtė zgjedhur nė Kėshillin e Pėrgjithshėm, Kėshilli i Pėrgjithshėm po ashtu ėshtė ēėshtje e pėrmbyllur, nėse duam reforma, ato do ti orientojmė nė njė tjetėr aspekt.
Zėri: Daci sė fundi ka deklaruar se sipas tė gjitha gjasave do tė kandidojė pėr president. A ka gjasa qė ai tė jetė kandidat i pėrbashkėt i LDK-sė dhe LDD-sė?
Mustafa: Nuk e kam menduar kėtė, sepse LDK-ja me sa e di, edhe jam shumė i sigurt do ta japė kandidatin e vet. Unė kisha dashtė qė ti uroj edhe sukses, ēdonjėrit, edhe Dacit edhe tė tjerėve. Ajo qė dėshiroj mė sė shumti ėshtė qė ta kemi njė garė shumė korrekte, pra LDK-ja do ta ketė kandidatin e vet, siē do ta kenė edhe partitė tjera.
Zėri: Por, pėr njė kuvend tė punės qė ėshtė pėrmendur tė mbahet nė fund tė vitit, nuk po pėrmendet mė?
Mustafa: Ne do tė kemi kuvend, nuk e kemi pėrcaktuar kohėn, sepse jemi nė ndryshim tė statutit tė LDK-sė, jemi gjithashtu duke punuar nė program politik tė Lidhjes Demokratike, tė cilat me statut i takojnė kompetencės edhe autoritetit tė kuvendit tė LDK-sė edhe posa ne ti zgjedhim kėto, do tė vlerėsojmė se kur jemi gati tė shkojmė nė kuvend. Para kėsaj ne do tė zhvillojmė debatin nė terren me tė gjitha degėt e LDK-sė nė mėnyrė qė ta pėrmbyllim debatin me tė krejt, edhe anėtarėt e kuvendit, edhe kėshillit edhe degėve.
Zėri: Atifete Jahjaga ėshtė zgjedhur presidente e Kosovės edhe falė juve, por po duket se po ia mban anėn PDK-sė. Tė paktėn kėshtu ėshtė dukur nė datėlindjen e kėsaj partie?