Mustafa: Natyrisht qė presidentja nuk ia shkruan gjithmonė vetės fjalimet. Ishte deklaratė qė del pak prej konceptit dhe suazave tė takimit tė tillė. Njė deklaratė e tillė nuk mbahet mend tek ne, pėr arsye se roli i presidentit tė vendit nuk ėshtė i tillė, ėshtė rol i krijimit tė unitetit nė mes njerėzve, partive politike dhe tė tjerėve. Prandaj, nuk kemi nevojė ta lavdėrojmė shumė, sepse edhe PDK-ja nuk ėshtė pėr lavd, veēmas pas asaj qė ka ndodhur me zgjedhjet e fundit, pas abuzimeve tė votave.
Edhe kėtė duhet ta kemi parasysh tė gjithė ne, sepse ky vend po heq tė keqen pėr arsye se kemi njė Parlament, kemi njė Qeveri e cila nuk ka ardhur me votėn e drejtpėrdrejtė tė qytetarėve, e cila ka ardhur me vota tė abuzuara, e ka dhėnė kėtė vlerėsim edhe faktori ndėrkombėtar, prandaj askush prej nesh nuk mund ti mbyllė sytė edhe tė thotė se ju keni fituar sepse keni pasur njė moto sė pari Kosova, nė tė vėrtetė nuk ka qenė sė pari Kosova, por ka qenė sė pari vjedhja e votave dhe pastaj pushteti.
Zėri: A jeni tė kėnaqur me ndarjen e buxhetit nga qeveria?
Mustafa: Mendoj se sa i pėrket Prishtinės sivjet janė pėrdorur ato mekanizmat qė janė pėrdorur vite me radhė, por smund tė them qė sjam i kėnaqur, sepse edhe granti i pėrgjithshėm, edhe kėto dy grantet specifike pėr arsim dhe shėndetėsi janė ato qė i pėrgjigjen atij numri.
Problemin themelor kemi me pas vitin e ardhshėm ne, nė vitin 2013 pėr shkak tė regjistrimit tė popullsisė, sepse ne kemi aq shpėrputhje ndėrmjet atyre qė jetojnė nė Prishtinė dhe atyre qė tash do tė jenė si banorė nė bazė tė regjistrimit tė popullatės.
Prishtina do tė vijė nė njė situatė qesharake, pėr arsye se, ju e shihni sa njerėz janė kėtu nga e hėna deri tė premten, ndėrsa tė shtunėn dhe tė dielėn e keni numrin mė tė vogėl, mirėpo pėr tė gjithė ata ne duhet tė krijojmė shkolla, ēerdhe, rrugė, trotuare, parkingje, objekte tjera pėrcjellėse pėr tė cilėt janė regjistruar si banorė nė komunat tjera, ndėrkaq jetojnė dhe punojnė nė Prishtinė.
Problemin mė tė madh ne e shohim nė vitin 2013, nėse zbatohen kėto. Ne do tė bisedojmė edhe me qeverinė dhe do tė kėrkojmė tė bėhet njė zgjidhje nė mėnyrė qė kėto tė dhėna mos tė jenė ato mbi tė cilat shpėrndahet buxheti pėr Komunėn e Prishtinės.
Zėri: Pas njė kohe Qeveria do ta sjellė nė Kuvend pėr miratim Ligjin pėr Buxhetin. A do ta votojė LDK-ja kėtė ligj?
Mustafa: Ne do tė ulemi, do tė shohim, do ti japim vėrejtjet tona. Nė disa pjesė tė buxhetit vėrejtjet kryesisht ndėrlidhen me atė se sa shpenzimet buxhetore janė nė pėrputhje me tė hyrat buxhetore reale, pėr arsye se konsiderohet se problemet mė tė mėdha qė i kemi tani me buxhet, do tė pėrcillen nė vitin e ardhshėm dhe do tė rrezikohet rezerva e Bankės Qendrore pėr shkak tė obligimeve qė janė ndaj autostradės... Ne do ti japim vėrejtjet tona dhe nėse ato janė aq tė mėdha, do tė vlerėsojmė nė Grupin Parlamentar se a do ta pėrkrahim apo jo.
2