Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-11-11, 09:17   #1536
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Jovanoviq: Tadiq, pranoje “Ndryshimin”


05-11-2011 17:14 CET


Kryetari i Partisė Liberal Demokratike tė Serbisė (LDP), Ēedomir Jovanoviq, ftoi presidentit serb Boris Tadiq tė nėnshkruaj manifestim “Ndryshimi”, qė nėnkupton ndryshimin e politikės ndaj Kosovės dhe vazhdimin e integrimit evropian.
Nė takimin nė Qendrėn Rinore tė Beogradit, ku ėshtė prezantuar pėrmbajtja e manifestit, Jovanoviq tha se deri mė 9 dhjetor, nė ditėn kur vendoset pėr kėrkesėn e Serbisė pėr anėtarėsim nė BE, kjo duhet tė nėnshkruhet edhe nga Patriarku, Kryetari i Akademisė Serbe tė Shkencave dhe Arteve, rektori i Universitetit tė Beogradit dhe tė tjerėt, transmeton Telegrafi.
Pos Jovanoviqit, nė takimin kanė folur edhe kryetari i Lėvizjes sė Pėrtėritjes Serbe (SPO), Vuk Drashkoviq, dhe kryetari i Unionit Socialdemokrat (SDU), Zharko Korac. Ndėrsa, mbėshtetje manifestit i kanė dhėnė edhe pėrfaqėsues tė organizatave tė ndryshme joqeveritare, artistė dhe intelektualė serbė.
Jovanoviq ka thėnė se ndonėse kėtė e kanė mbėshtetur njerėzit qė nuk janė gjithmonė tė mendimit tė njėjtė, ata i ka bashkuar ndėrgjegjja pėr tė ardhmen e vendit.
"Na bashkon dashuria ndaj vendit tonė dhe askush tė mos kėrkojė qė kėtė dashuri ta fshehim vetėm se ai nuk di gjė tjetėr pos tė urrej. Na bashkon dashuria ndaj serbėve tė Kosovės, por edhe ndaj jetės sė tyre tė pėrbashkėt me shqiptarėt”, ka thėnė Jovanoviq.
Drashkoviq ka thėnė se nė historinė moderne tė Serbisė nuk kanė pasur shtetarė mė tė papėrgjegjshėm se nė 20 vitet e fundit, politika e gabuara dhe verbėria politike e tė cilėve e kanė ndarė Serbinė nga Jugosllavia, nga Kosova dhe fqinjėt e saj.
3
  Pėrgjigju Me Kuotė