Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-11-11, 14:49   #1538
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Veriu mund tė destabilizojė rajonin


06-11-2011 14:18 CET


Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki-moon, ka shprehur shqetėsimin se zhvillimet nė Veri tė Kosovės mund tė destabilizojnė tėrė Ballkanin.
Nė raportin e tij tremujor, tė cilin e ka siguruar portali KosovaTimes dhe qė u ėshtė dėrguar anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit, pėrshkruhen nė mėnyrė kronologjike ngjarjet nė veri tė vendit tonė. Njė pjesė tė konsiderueshme tė raportit shefi i OKB-sė ia ka kushtuar edhe dialogut mes Kosovės dhe Serbisė.
Raporti pėrmban edhe njė aneks nė tė cilin pasqyrohet aktiviteti i EULEX-it gjatė muajve tė fundit.
“Zhvillimet nė Kosovėn veriore shėrbejnė si pėrkujtues i fuqishėm se ēėshtjet e pazgjidhura pėrbėjnė kėrcenim pėr paqen dhe stabilitetin e rajonit”, ka thėnė Sekretari Ban.
Raporti do tė debatohet nė seancėn pėr Kosovėn tė Kėshillit tė Sigurimit, qė ėshtė caktuar tė mbahet mė 29 nėntor. Kėtė muaj Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė e kryeson Portugalia.
“Jam i brengosur jo vetėm pėr pėrkeqėsimin e gjendjes sė sigurisė nė terren, si rezultat i zhvillimeve tė fundit, por gjithashtu edhe pėr pėrkeqėsimin e marrėdhėnieve ndėretnike anembanė Kosovės, polarizimin e qėndrimeve politike, si dhe zgjerimin e hendekut mes komuniteteve nė veri dhe nė jug tė lumit Ibėr”, ka shtuar ai.
Pėrderisa mbetet e pazgjidhur situata nė pikat kufitare nė Jarinjė dhe Bėrnjak, ndėrsa ēėshtjet lidhur me sundimin e ligjit tė mbesin tė ndėrlidhura me qėndrimet lidhur me statusin e Kosovės, Ban thotė se bashkėsia ndėrkombėtare dhe njerėzit nė terren do tė pėrballen me rrezikun e eskalimit tė tensioneve si dhe shpėrthimin e dhunės.
Ai shpreh keqardhje qė dialogu mes Kosovės dhe Serbisė ėshtė bllokuar, “kryesisht pėr shkak tė zhvillimeve nė veri”, pėr ēka i bėnė thirrje Prishtinės dhe Beogradit si dhe ndėrkombėtarėve nė Kosovė, “qė tė veprojnė me kujdes dhe durim dhe tė vazhdojnė tė tregojnė se kanė besim nė dialog”.
Ban shpreson se anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit do t’i dėrgojnė mesazh tė qartė Prishtinės dhe Beogradit qė tė marrin pėrgjegjėsi pėr zbutje tė tensioneve dhe parandalim tė pėrsėritjes sė dhunės nė veri tė Kosovės, ndėrsa shton se KFOR-i do tė mbajė pėrgjegjėsinė pėr tė siguruar lėvizje tė lirė nė tėrė Kosovėn.
Sipas Sekretarit tė Pėrgjithshėm, situata nė veri tė Kosovės i ka lėnė nė hije tė gjitha zhvillimet tjera politike nė Kosovė, ndėrsa pėr aksionin e forcave speciale tė Policisė sė Kosovės, mė 25 korrik, thotė se nuk ishte i koordinuar me ndėrkombėtarėt nė Kosovė.
Nė raport pėrshkruhet aksioni i Policisė dhe reagimi i serbėve. Ban thotė se ka pasur shkėmbim zjarri gjatė lėvizjes sė ROSU nė veri dhe se njė pjesėtar i Policisė speciale ėshtė vrarė afėr Zubin-Potokut. Ai pėrmend djegien e pikės doganore nė Jarinjė nga “disa individė”, barrikadat nė rrugė, dhe vendosjen e zonave tė kufizuara ushtarake tė KFOR-it. Ndėrsa pėr planin operativ tė 16 shtatorit, tė pėrgatitur nga Qeveria kosovare nė koordinim me KFOR-in e EULEX-in, thotė se ka “ēuar nė forcim tė barrikadave serbe”.
Nė raport flitet edhe pėr sulmin e demonstruesve serbė nė Jarinjė, ku janė lėnduar 9 ushtarė tė KFOR-it “dhe dhjetėra serbė”. Ban thotė se ka marrė njė letėr nga Beogradi qė tė hetohet “pėrdorimi forcės sė armatosur nga KFOR-i kundėr civilėve serbė, por shefi i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen i ėshtė pėrgjigjur se KFOR-i ka vepruar nė pėrputhje me mandatin qė ka dhe nuk ka nevojė pėr kurrfarė hetimi”.
Kreu i Kombeve tė Bashkuara thotė se UNMIK-u ka lehtėsuar komunikimin mes Kosovės dhe Interpolit gjatė tre muajve tė fundit, me ē’rast janė pranuar kėrkesat pėr 7 fletarreste ndėrkombėtare, ndėrkaq 11 tjera mbesin pėr t’u proceduar.
Ndėrsa, nė raportin lidhur me aktivitetin e EULEX-it, tė cilin nė OKB e ka deponuar baronesha Catherine Ashton, flitet edhe pėr angazhimin e Misionit tė BE-sė nė veri, procedimin e rasteve pėr krime tė luftės, korrupsion dhe krim tė organizuar.
0
  Pėrgjigju Me Kuotė