Keta politikanet e afte, ose ok, qe na pelqejne, krejt apriori jemi mesu, s'di prej kah, me i quajte: "politikane vizionare". (demek keta paskan vizione se qysh me na i zgjidhe problemet).
Njeri nga politikanet me te zote te Gjermanise, alive, Helmut Schmidt, para nja 30 vjeteve ju kish pas thane perfaqesuesve politike te Gjermanise:
"Burra (e gra), kush ka vizione, lirisht le te vizitohet te mjeku"!
A na qitu, demek, po japim vizione se qysh do ta shpetojme pooopppuulllliiin prej varferise.
Mire shume, na shqipet, ashtu se ashtu, per teori ta thajme tepsine ta bajme tangall... po kur vjen puna te praktika...ghe ghee... qaty pak... nejse, "viq pak".
Mbase m'u tek me qit Helmut Schmidt-in, po vazhdoj edhe pak ne lidhje me te: ky, gjithashtu, kish pas thane:
"Populli gjerman e duron ma teper rritjen e cmimeve mbi 5 perqind, sesa rritjen e papunesise mbi 5 perqind".
E na???
E durojme rritjen e papunesise mbi 60 perqind. Bile bash na pershtatet. "valla krejt qishtu", "shka me ba o burr, krejt jane papune, s'jam veq une", pason gajreti "shnosh ishalla, me dynja".
A ne anen tjeter "u rrit zejtini, kuku", "kuku a e ki pa sa u rrit mielli, nafta, aw bre zoti mos e lashte pa i marru qe dojne me na hanger per s'gjalli".
E kush?!
Shkijet, po kush tjeter. Ata prodhojne e punojne, Na ua blejme. Konotacionet s'ki cka i diskuton. Edhe bash hic mos me i pase armiq shekullore, eshte vet ekonomia qe te rrjep per se gjalli kur ti vet nuk punon.
nejse,
mendimi im per teme:
ok, vizioni im
Na shqiptaret nuk kemi qare pa e kriju edhe pa e konsolidu shtresen e pasur.
Na duhet me e ndihmu krijimin e shtreses se shqiptareve kapitaliste dhe te pasur. Shtrese qe kurre nuk e kemi pase. Gjithmone e kemi pase veq nje shtrese absolute: te varfren.
Eshte shtresa e pasur ajo qe ka fuqi me hape fabrika, biznese te medha, konkurrente, rrjedhimisht vende te punes. Shteti jo. Shteti veq duhet me ta garantu e me ta ndihmu punen edhe djersen. Qaq.
Perkundrazi, na, tradicionalisht e urrejme shtresen e te pasurve. Kemi urrejtje per te pasurit. Si pasoje e kesaj, deri sot prej shqiptareve, kane arrit me dale te pasur vec "te paftyret" "pisat" "te poshtrit" "e te pafete", te cilet "veq zori" e hajt po i mbajme.
Duhet ta pranojme perfundimisht faktin qe dikush ka aftesi ma shume edhe eshte ma i zoti se na. Edhe duhet me i leju me perparu. Nese jo me i ndihmu, te pakten mos ta pengojme.
Ne kete menyre "te re" te te menduarit, do te ngre krye i pasuri i ndershem dhe patriot, ndersa i paftyri do te "ndeshkohet" vetvetiu.
Shtresa e pasur e mban shtetin me taksa e tatime. Rrogat e rruget e mira vijne prej saj.
E kam thene edhe here tjera, duhet te krijohen mundesite e barabarta. Dmth "shperndarje e barabarte e mundesive", " e jo "shperndarje e barabarte e varferise". "e gjetem nje te pasur, hajde tash ta mbysin me taksa e me denime, t'ja marrim qat pasuri e ta bejme edhe ate si na, te varfer... pse cka ka ai ma shume se na??? me haram e ka fitu pisi". etj etj
...to be continued