Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
KFOR-i: Tani pėrgjegjės, Serbia
Artan M. Haraqija | 08-11-2011 00:06 CET
KFOR-i tė hėnėn ka pėrdorur gjuhėn mė tė qartė kur ėshtė nė pyetje pėrgjegjėsia e Serbisė rreth barrikadave, duke e akuzuar atė se tani e ka vulosur pamundėsinė pėr qarkullim tė lirė nė tėrėsi. Zyrtarėt e qeverisė serbe deri mė tash i kanė ikur pėrgjegjėsisė pėr vendosjen e barrikadave nė brendi tė territorit kosovar duke thėnė se ato janė pėrgjigje e qytetarėve serbė ndaj forcave speciale e doganierėve kosovarė.
Mirėpo, Serbia nuk po bėn asgjė pėr heqjen e pengesave tė vendosura nė brendi tė territorit serb dhe pėr tė irrituar mė tepėr forcat e NATO-s nė Kosovė, Serbia nuk po e zbaton as marrėveshjen qė e kanė pasur me KFOR-in.
Zėdhėnėsi i forcave ushtarake ndėrkombėtare, Uwe Nowitzky i ka thėnė tė hėnėn Zėrit pėrmes telefonit se marrėveshja me autoritetet serbe ka qenė qė tė premten duke filluar nga ora 8:00 e mėngjesit tė nisin heqjen e barrikadės nė brendi tė territorit serb, rreth 50 metra larg Portės 31 apo Bėrnjakut.
Ai sqaron se KFOR-i i ka xhiruar katėr policė serbė qė janė paraqitur te barrikada, mirėpo kėta policė serbė kanė filluar tė largohen menjėherė kur i kanė parė kamerat e medieve dhe kamerėn qė e kanė pėrdorur ushtarėt e KFOR-it pėr xhirim.
Sikur kjo tė mos mjaftonte, KFOR-i ankohet se megjithėse marrėveshja ishte arritur me autoritetet serbe, kėta tė fundit tani e mohojnė publikisht atė. Barrikada nė afėrsi tė pikės kufi tare, Porta 31, apo Bėrnjak nuk ėshtė e vetmja pasi serbėt e kanė ndėrtuar edhe njė barrikadė tė re nė anėn tjetėr tė veriut, mė saktė nė anėn e kufirit tė Jarinjės.
Sipas Nowitzkit, rreth 1.5 kilometra nė brendi tė Serbisė nga ana e Jarinjės, ėshtė vendosur njė barrikadė, e cila pėrfundimisht po pengon qarkullimin e lirė tė njerėzve.
Tani e kemi situatėn qė Serbia ėshtė disi pėrgjegjėse pse nuk kemi kurrfarė mundėsie pėr qarkullim nė portat 1 dhe 31, e thotė qartė Nowitzki.
Gazeta Zėri ka bėrė pėrpjekje pėr tė kontaktuar me shefin e delegacionit serb nė dialogun me Kosovėn, Borko Stefanoviq, mirėpo kjo gjė ka qenė e pamundur. Nė anėn tjetėr Zyra pėr informim e ministrit serb pėr Kosovėn, Goran Bogdanoviq, ka thėnė se ky i fundit do pėrgjigjet nė pyetjen e Zėrit njė ditė mė vonė.
Arsyeja pėr ankesėn e KFOR-it ndaj zyrtarėve serbė ėshtė se forcat e NATO-s nuk kanė tė drejtė tė futen nė territorin e Serbisė, ndėrsa barrikadat atje mund ti heqin vetėm zyrtarėt e shtetit fqinj. Zėdhėnėsi i KFOR-it ka sqaruar pėr Zėrin se kur janė nė pyetje kalimet administrative (pikat kufi tare tė veriut), trupat e NATO-s duhet tė kontaktojnė me autoritetet zyrtare pėrkatėse serbe.
Zyrtarėt e KFOR-it mendojnė se pėr vendosjen edhe tė barrikadave nė brendi tė territorit serb pėrgjegjės ėshtė e ashtuquajtura komuna e Zubin-Potokut.
Pyesni kryetarin e Zubin-Potokut pse kanė nisur tė vendosin barrikada edhe nė territorin e Serbisė, thotė prerazi zėdhėnėsi i KFOR-it.
|