Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-11-11, 11:05   #186
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Re: A po kanoset rreziku i ekstremizmit fetar nė Kosovė?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Arb Shiko postimin
Banorėt e fshatit Roganė tė Kamenicės, kanė mbetur pa imam. Fehmi Leci, hoxha i tyre, u largua pasi pretendon se “njerėzit me mjekra” ia dogjėn veturėn dhe shtėpinė afėr xhamisė, ku banonte. Fshatarėt e Roganės janė tė ndarė, disa e duan imamin qė u shėrbeu pėr tetėmbėdhjetė vjet, e tė tjerė janė tė kėnaqur me largimin e tij.

Ishte bėrė gati pėr tė shkuar qė ta falte namazin e Bajramit tė Vogėl. Por i ka shkuar huq. Fehmi Leci, i cili deri tė shtunėn ishte imam nė xhaminė e fshatit Roganė tė Kamenicės, pėr tė parėn herė nė jetėn e tij prej qė e kryen kėtė punė, nuk ka mundur tė dalė para xhematit, ashtu siē ka bėrė pėr shumė vjet.
Nė orėt e para tė sė dielės, dikush ia kishte djegur veturėn nė garazh. Kjo ishte arsye e mjaftueshme qė ai mos ta marrė udhėn drejt vendit tė punės, ku kishte shėrbyer pėr 18 vjet. Por jo vetėm kaq.

Nuk ėshtė vetėm djegia e veturės sė tij nga persona qė ende mbesin tė panjohur pėr tė dhe policinė, qė e penguan Lecin tė vazhdojė ta kryejė punėn e tij si imam nė xhaminė e Roganės. Tė njėjtit, para disa ditėsh, i ėshtė djegur edhe shtėpia afėr xhamisė, nė tė cilėn kishte banuar me familje pėr 18 vjet. E kėto dy veprime qė Fehmi Leci i konsideron se arritėn kulmin, janė pretekst i fortė qė ai tė japė dorėheqje nga shėrbimi si imam nė xhaminė e fshatit Roganė.

Tė hėnėn, Leci priste mysafirė nė shtėpinė e tij nė Koretin tė Kamenicės, derisa mundohet t’i shpjegojė problemet qė ka tash sė fundi me disa banorė tė Roganės. Ai sqaron pėr Express se problemi ka filluar qysh para tri vjetėsh, ku disa banorė tė kėtij fshati kėrkuan largimin e tij nga vendi si imam i xhamisė. “Duke bėrė falsifikimin e njė dokumenti, ata morėn vendim qė tė mė largojnė nga puna si imam”, thotė Leci, derisa tregon njė dokument tė nėnshkruar nga 16 njerėz, qė veten e quajnė Kėshill i Xhematit dhe tė vulosur me njė vulė tė xhamisė.

Por ky vendim u hodh poshtė nga Bashkėsia Islame, Dega nė Kamenicė, me ē’rast nuk u aprovua kėrkesa e atyre personave, pėr shkak se siē ėshtė thėnė nga Bashkėsia Islame, nuk ka ndonjė veprim tė imamit qė bie ndesh me Kushtetutėn e Bashkėsisė Islame.

E ky refuzim, sipas Lecit, i shtyri ata persona qė tė pėrdorin mėnyra tė tjera qė do ta shtynin atė tė largohej nga puna. Leci beson se krejt sherri filloi me iniciativėn e njerėzve qė ai i quan “mjekroshė”. “Unė gjithnjė i kam luftuar ata tė atij sekti dhe ende jam kundėr tyre. E qėllimi ka qenė qė mua tė mė eliminojnė, nė mėnyrė qė t’i arrijnė qėllimet e veta qė tė dominojnė nė fshat, sepse unė kam qenė pengesė pėr ta”, ankohet Leci.

Shkrimin e plotė mund ta lexoni nė Express...
Si perhere,Express eshte i shkathte ne genjshtra po edhe ne komplote.
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė