Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-11-11, 10:19   #89
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Izraeli- Turqia, a kercnohet nje lufte e re???

Erdogan ka kėrkuar nga Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė qė sa i pėrket armatimit bėrthamor, ky organ tė ushtrojė trysni tė njėjtė ndaj Izraelit, siē po e ushtron edhe ndaj Iranit. “Nuk mund tė qėndrojmė tė heshtur nė lidhje me sjelljet e Izraelit. Ky shtet ka njė fuqi jo-proporcionale dhe po e pėrdor atė sipas dėshirės, duke refuzuar qė t’i bindet rezolutave tė OKB-sė. Ne nuk mund tė pranojmė kurrė kėtė. Kėta hapa po rrezikojnė paqen globale”. Sa i pėrket mundėsisė sė luftės, pėr tė detyruar Iranin qė tė heq dorė nga programi i vet bėrthamor, Erdogan ka thėnė:”Rajoni nuk mund tė pranojė njė sindromė tė re tė Irakut. Turqia pėr njė kohė tė gjatė ka mbėshtetur tė drejtėn e Iranit pėr tė zhvilluar energji bėrthamore pėr shfrytėzim paqėsor. Ata qė po ja tėrheqin vėrejtjen Iranit nė lidhje me armėt bėrthamore, nuk po ja tėrheqin vėrejtjen edhe Izraelit”. Turqia ēdo ditė po e rrit influencėn e saj nė rajon. Ndikimi i saj nė Siri ėshtė nė rritje pas masakrave tė regjimit tė Bashar el-Asadit. Sirianėt i janė drejtuar pėr ndihmė Turqisė qoftė ushtarakisht apo moralisht dhe opozita mban takimet e saj nė Ankara. Nė Liban gjatė vizitės vitin e kaluar Erdogan ėshtė pritur si njė ēlirimtar dhe hero. Rrethi i ndikimit pėrreth shtetit sionist ėshtė shtuar me vizitėn e Taib Erdoganit nė Egjipt dhe pritjen madhėshtore qė i ėshtė bėrė nė aeroportin e Kajros si dhe fjalimin historik qė ka mbajtur nė sallėn ndėrkombėtare tė saj. Ai ka nėnshkruar disa marrėveshje, sikurse janė ajo e sigurisė dhe marrėdhėnieve strategjike me Kajron, hapjen e kufijve nė mes tė dy vendeve etj. Gjithė kėto veprime kanė rritur ndikimin e Turqisė dhe zvogėlimin e "Izraelit" qė ėshtė nė rėnie pėr disa arsye:
Izraeli ka patur protesta tė brendshme masive tė paparė nė historinė e saj qė nga themelimi i tij nė vitin 1948. Mbi 250.000 ēifutė kanė dalė nėpėr rrugė duke protestuar kundėr standardeve tė ulėta tė jetesės. Klasa e mesme sioniste ka kėrkuar mė shumė drejtėsi sociale, krijimin e vendeve tė punės, duke kėrkuar nga qeveria sioniste tė pakėsojė buxhetin e mbrojtjes pėr shpenzimin nė projekte sociale dhe tė shėrbimeve.
Mirėpo pas revolucionit nė Egjipt Izraeli duhet tė investoj mė shumė pėr tė siguruar kufirin jugor tė cilin ia kishte siguruar Husni Mubaraku. Kjo e rrit barrėn e sigurisė tek ushtria e Izraelit dhe kjo ėshtė arsyeja tjetėr pėr rėnien e ndikimit tė Izraelit, duke qenė se janė dyfishuar kėrkesat dhe pretendimet nga brenda pėr shpenzim dhe fokusim mė tė madh nė projekte sociale. Arsyeja e tretė sipas analistėve ėshtė pėr shkak se e gjithė kjo ėshtė nė mes tė njė krizė tė rėndė financiare qė ka prekur Shtetet e Bashkuara - njė aleat kyē i shtetit sionist – dhe e shoqėruar me njė politikė tekanjoze nga qeveria e Netanjahut dhe Liebermanit. Kjo ka bėrė qė tė ketė njė deklaratė qė konsiderohet e para e kėtij lloji nga njė politikan zyrtar amerikan, nga ish Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates ka komentuar se Izraeli ėshtė njė aleat mosmirėnjohės dhe i paaftė tė pėrballojė izolimin e tij nė rritje, dhe qartėsisht tregon se SHBA-tė po fillojnė ta humbin durimin. Arsyeja e katėrt pėr ndikimin e zvogėluar tė Izraelit ėshtė tėrheqja amerikane nga Iraku dhe rėnia e ndikimit tė saj ushtarak nė rajon, e cila do tė sjell njė vakum strategjik dhe mund tė pritet qė Amerika tė mirėpres Turqinė pėr tė pėrmbushur kėtė boshllėk, gjė qė do tė rrisė ndikimin e Turqisė nė rajon.
E gjithė kjo ndodh nė njė kontekst politik tjetėr shumė tė rėndėsishėm, e qė ėshtė qėllimi i shpalljes sė shtetit tė palestinezėve nė Kombet e Bashkuara. Kjo kėrkon njė betejė nė qarqet diplomatike dhe politike. Dhe Turqia ka punuar dhe po punon pėr tė mobilizuar shtete qė tė votojnė pėr pranimin e shtetit palestinez qė tė jetė anėtar i Kombeve tė Bashkuara. Kjo do ta rrotullonte tavolinėn pėrball Izraelit sepse Palestina nga njė entitet sikurse konsiderohet brenda Kombeve tė Bashkuara, ngase nuk ėshtė e njohur zyrtarisht, do tė shndėrrohej nė shtet, pėr rrjedhojė tė gjitha veprimet e shtetit sionist, qoftė ngritja e ngulimeve tė kolonėve apo ēfarėdo sulmi nė Gaza ose ndonjė reprezalje e tij nė territorin e shtetit tė ri do tė ishin tė dėnuara, dhe do tė konsideroheshin pushtim gjė qė do tė shtonte ngarkesėn politike nė Tel Aviv.
Duket se Turqia nuk do tė humbas ndonjė gjė nė politikėn e ashpėr me subjektin sionist, sepse ajo ka qenė nė gjendje pėr tė menaxhuar mirė aleancat e saj, dhe ka ranė dakord pėr tė ngritur njė sistem radarėsh tė NATO-s nė territorin e saj. Ajo mbetet e rėndėsishme pėr Bashkimin Evropian, sepse ajo konsiderohet njė kalim i naftės dhe gazit nga Rusia dhe Kaukazi drejt Evropės tė varfėr me burimet e energjisė. Ajo ka hedhur kartėn e anėtarėsimi nė Bashkimin Evropian dhe kjo nuk ėshtė mė e rėndėsishme pėr tė. Ajo ka filluar ta drejtoj fytyrėn e saj edhe nė lindje nė sferėn e ndikimit, duke rregulluar marrėdhėniet e saj me tė gjitha vendet e rajonit. Dhe padyshim se Izraeli ėshtė njė pengesė pėr shtrirjen e ndikimit turk. Madje nuk mund tė imagjinohet se Turqia mund tė mbajė marrėdhėniet e saj me vendet arabe, popujt dhe qeveritė, dhe tė mbaj nė tė njėjtėn kohė marrėdhėnie tė ngrohta me shtetit sionist.
Turqia, ėshtė zhvendosur nė njė fazė tjetėr tė lojės strategjike, dhe tani ėshtė duke luajtur lojėn e hapur me shtetin sionist. Konfrontimi dhe ballafaqimi tashmė ėshtė bėrė me gjak, dhe edhe sikur Izraeli tė kėrkoj ndjesė pėr tė vrarėt e anijes Marmara, planifikuesit sionistė e dinė shumė mirė se kjo ėshtė vetėm njė hap i pėrkohshėm dhe taktik, dhe nuk do tė jetė nė gjendje pėr ta vonuar apo pėr ta shtyrė pėrparimin e influencės turke. Prandaj njė zyrtarė i sigurisė kombėtare ka kėrcėnuar se Izraeli duhet tė pėrgatiten pėr njė luftė tė pėrgjithshme dhe mund tė pėrdor edhe armėt bėrthamore, si njė forcė parandaluese e sionistėve pėr tė parandaluar Ankaranė qė tė mos konfrontohet me tė. Por opsioni bėrthamor nuk e frikėson askėnd, sepse nuk ėshtė larg mendjes qė edhe Turqia tė ketė armatim bėrthamor, kjo pėr faktin se ajo ėshtė mė i afėrmi me ish-shtetet e Bashkimit Sovjetik. Ėshtė e sigurt se njė numėr vendesh kanė kėtė armė por nuk e publikojnė atė.
Pėrderisa Turqia pati aftėsi politike pėr tė luajtur nė fazėn e dytė njashtu sikurse diti tė luaj nė fazėn e parė duke e pėrdorur me menēuri fuqinė e saj tė butė pritet qė ajo tė dijė tė pėrdor pushtetin e saj tė ashpėr me "Izraelin" dhe ta detyroj atė qė tė veproj ashtu si do Turqia.
Dhe e gjithė kjo mund tė arrihet veēmas kur kemi situata tė reja nė shtetet arabe sikurse janė Siria, Egjipti, Libia, Tunizia dhe Jemeni ku pritet tė zgjedhen qeveri qė do tė shprehin vullnetin e popullit tė tyre, tė cilat do t’ia shtrėngojnė litarin rreth qafės shtetit sionist.
Prandaj, ekuacioni ėshtė si vijon: pėrdorimi i pushtetit tė butė dhe tė ashpėr nga ana e Turqisė + formimi i shtetit tė Palestinės + tėrheqja amerikane nga Iraku dhe Afganistani, + rritja e ndikimit rajonal tė shtetit egjiptian + problemet ekonomike dhe sociale tė brendshme tė shtetit sionist = izolimin e Izraelit dhe zvogėlimin e rolit tė tij nė tė ardhmen.

(Ne kete punim ne pjesen me te madhe i jam referuar shkrimit te dr Muhamed Sulejman Ez Zuvari: Turkija, El Intikal ila El Musteva El Istratixhi Eth Thani)

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 09-11-11 nė 10:21
  Pėrgjigju Me Kuotė