Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-11-11, 13:31   #2
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Hoxha Hasan Tahsini

Hasan Tahsini pėr shkrimin e shqipes

2011-07-29



(Me rastin e 200-vjetorit tė lindjes)

Hasan Tahsini, ky dijetar dhe atdhetar i flaktė pėr veprimtarinė e tij nė tė mirė tė idealit kombėtar, bėn qė tė vlerėsohet edhe pas 200 vjetėsh tė lindjes dhe 130 vjetėsh tė vdekjes. Ėshtė shquar pėr ato krijime kushtuar psikologjisė, astronomisė, pėrgjithėsisht shkencave ekzakte, ndėrsa nė vitin 1874 shpėrndau njė fletė fluturuese ku kishte pėrfshirė alfabetin origjinal qė e kishte titulluar nė gjuhėn frėnge dhe turke: “Alfabeti metodik shqip”.
Vepra e tij ėshtė vlerėsuar nga studiuesit shqiptarė, duke realizuar botime tė ndryshme dhe duke organizuar konferenca shkencore rreth figurės sė tij. Sė fundi u botua monografia “Profesor Hasan Tahsini”, nė tri vėllime (Tiranė, 2009) e autorit Laurant Bicaj, qė ėshtė botimi mė i gjerė qė ėshtė bėrė deri tani pėr Hasan Tahsinin.
Shteti shqiptar i ka dhėnė titullin “Mėsues i Popullit” (1961) dhe Urdhrat “Pėr veprimtari patriotike” tė kl.II (1962), dhe “Naim Frashėri”, kl.I (1995).
* * *
Hasan Tahsini u lind nė Ninat tė Konispolit, mė 1811, 200 vjet mė parė, ndonėse ka edhe versione tė tjera pėr lindjen njė ose dy vjet mė vonė. Fėmijėrinė e tij e kaloi nė Shqipėri, duke ndjekur tė atin nga Janina nė Shkodėr, pranė Mustafa Pashė Bushatit, ku qe mėsues i fėmijėve tė tij. Ndjekja dhe zbulimi i dokumenteve pėr punėn qė ka bėrė i ati nė kėto pashallėqe do tė ishte me shumė vlerė pėr tė vėrejtur ndikimin qė kanė pasur kėto lėvizje nga Jugu nė Veri, pasi duhet tė ketė qenė njė njeri me influencė dhe duhet tė ketė pasur ndonjė status tė veēantė. Tė dhėnat e sotme janė mė shumė opinione se sa tė dokumentuara. Lėvizi nga Shkodra nė Berat nė detyrėn e myftiut, ku mori me vete edhe fėmijėt e tij. Pas vdekjes sė tė atit, H.Tahsini kthehet nė vendlindje, por tashmė me bindjen pėr tė lėnė Ninatin. S’kaloi shumė kohė dhe do tė vendoset nė Stamboll dhe shumė shpejt do tė shquhet si veprimtar i shquar i lėvizjes sonė kombėtare. Nė kryeqytetin e perandorisė osmane shkoi pėr t’u arsimuar dhe pėr tė fituar dije, prandaj fillimisht ndoqi njė nga medresetė mė tė dėgjuara tė Stambollit me afat katėrvjeēar.
Duke parė zgjuarsinė e Hasan Tahsinit dhe pėrfundimin me shumė sukses tė shkollės, e zgjodhėn qė ta dėrgojnė nė Universitetin e Sorbonės, ku do tė studiojė pėr shkencat ekzakte. Udhėtimin e dytė pėr nė kryeqytetin francez e bėri nė vitin 1857, jo mė si student, pasi kishte mbaruar me rezultate tė shkėlqyera Fakultetin e Shkencave tė Natyrės, por i atashuar si imam i ambasadės turke nė Paris. Qėndrimi nė Paris pėr njė kohė shumė tė gjatė bėri qė ai tė njihte jo vetėm personalitete tė ndryshme, por tė njihej edhe me zhvillimet nė fushėn filozofike tė Francės sė asaj kohe.
U kthye nga Parisi nė shkurtin e vitit 1869. Rrjedhja e ngjarjeve fillimisht shkoi nė favor tė H.Tahsinit, pasi emri i tij ishte bėrė i njohur si njeri i pėrgatitur dhe opinioni kėrkonte njerėz me dije, prandaj u zgjodh rektor i Universitetit tė Stambollit, universitet i porsahapur (1870). Por lavdia e tij nuk zgjati shumė, pasi programi shkencor i paraqitur nga Hasan Tahsini shkaktoi indinjatė dhe revoltė te njė pjesė e dėgjuesve qė pėrfaqėsonin njė klan tė prapambeturish, por qė kishin peshė nė piramidėn qeveritare. Kėto bėnė qė shumė shpejt H.Tahsinin ta shkarkonin nga detyra e rektorit (11 dhjetor 1870) dhe universiteti tė mbyllet. Hasan Tahsini mbeti pa punė, por shpejt adoptoi njė ndėrtesė tė vjetėr, ku sipas Sami Frashėrit, ”Jetėn e tij e kaloi midis librave tė shumtė dhe instrumenteve shkencore, duke studiuar dhe dhėnė mėsim”.
Nė vitin 1874 Hasan Tahsini ndodhej nė Shqipėri. Veprimtaria politike dhe arsimore e H. Tahsinit dhe e K.Kristoforidhit ra nė sy edhe tė konsullit francez nė Janinė, August Dozonit, sipas tė cilit, ata “po pėrpiqeshin tė pėrpunonin gjuhėn shqipe deri nė nivelin e njė gjuhe tė shkruar dhe tė pėrhapnin gjithashtu arsimin nė gjuhėn amtare, duke i ngritur njė barrikadė helenizmit”. Deri mė sot nuk kemi ndonjė tė dhėnė tjetėr nėse ėshtė marrė me tė vėrtetė dhe ēfarė pune ka bėrė pėr hartimin e njė gramatike dhe fjalori tė shqipes, qė kanė qenė ėndrra tė rilindėsve tanė. H.Tahsini mė pas udhėtoi pėrsėri pėr nė Stamboll, ku kaloi ēastet e fundit tė jetės sė tij.
Vdiq nė vitin 1881, nė moshėn 70-vjeēare, nė Eren-Qoj, njė nga fshatrat mė tė bukura tė Stambollit nga ana e Ysqydarit,
* * *
Nė kėtė shkrim nuk do tė merremi me gjithė diapazonin e veprės sė tij, por do tė pėrqendrohemi kryesisht nė kontributin e tij nė fushėn e shkrimit tė shqipes.
Pėrpjekjet e Hasan Tahsinit pėr kėtė problem nisin qė herėt, nė fillimet e gjysmės sė dytė tė shekullit XIX.
Nė Stamboll, nė kėto vite ai do tė bashkėpunojė edhe me patriotė tė tjerė, si me Ismail Qemalin, Kostandin Kristoforidhin, Pashko Vasėn etj. Lėvizja jonė kombėtare ende nuk ishte nė ngritje, por kėta veprimtarė po jepnin sinjalin se sė shpejti lėvizja politike e shoqėruar me njė lėvizje kulturore do tė rritej.
Veprimtaria e Hasan Tahsinit nė fushėn e shkrimit tė shqipes duhet parė nė dy rrafshe: e para, nė pėrpjekjet e tij nė bashkėpunim edhe me patriotė tė tjerė pėr zgjidhjen e alfabetit tė pėrbashkėt tė shqipes; e dyta, si hartues i njė alfabeti tė veēantė tė shqipes. Nga tė dhėnat qė njohim deri mė sot mendohet se rreth viteve ’50 tė shekullit XIX kemi pėrpjekje pėr lėvrimin e gjuhės shqipe dhe hapjen e shkollave si dhe pėr “themelimin e njė shoqėrie kulturore nė Stamboll, qėllimi i sė cilės ishte tė grumbullonte mjetet e nevojshme pėr shtypjen e librave dhe mbajtjen e shkollave”.
Ky problem nuk mund tė zgjidhej me pėrkrahjen e perandorisė osmane, por do tė zgjidhej nga vetė shqiptarėt dhe qe njė nga ēėshtjet qė u diskutua mė shumė gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XIX. Tė dhėna me interes na jep Jani Vretoja nė kujtimet e tij pėr historinė e alfabetit tė shqipes (dorėshkrim), tė cilin e kemi pasur parasysh pėr kontributin e Hasan Tahsinit nė kėtė fushė. Pėr mbledhjen e vitit 1867 ai shkruante se, “nevojėn e pėrdorimit tė njė alfabeti tė vetėm tė pėrbashkėt qė tė kishte aq shkronja tė thjeshta njėformėshe sa ka gjuha jonė shqipe zanore dhe bashkėtingėllore, e ndjenė nė vitin 1867 njerėz tė shquar tė kombit tonė qė ndodheshin dhe banonin nė Stamboll…si Ismail.Beu…P.Vasa…ligjėruesi Hasan Tahsini prej Filati, njeri me kulturė arabe, persiane, turke dhe franceze dhe K.Kristoforidhi…”
Diskutime u zhvilluan pėr katėr variante pėr tė cilėt ishin tė pėrgatitur dhe secili kishte shfaqur mendimin e tij. Pikėnisja qe viti 1867 dhe vazhdoi edhe me orvatje tė tjera deri nė vitin 1879, kur u miratua alfabeti i Stambollit. Mė shumė pėrkrahės pati varianti pėr alfabetin latin, i pėrfaqėsuar nga I. Qemali, K. Kristoforidhi, P. Vasa etj. Dhe kjo qe zgjidhja mė e drejtė, pasi ai u pėrdor qė me dokumentin e parė tė gjuhės shqipe, me “Formulėn e pagėzimit” tė vitit 1462, ndonėse nė atė kohė ajo nuk njihej. Variantet pėr alfabetin arab dhe variantet e tjera u kundėrshtuan edhe nga Hasan Tahsini. Ai nė tė gjitha mbledhjet qė ka marrė pjesė gjatė atyre 12 vjetėve, ka qenė kundėrshtar i rreptė i gjithė varianteve tė tjera, pėrveē atij origjinal. Ai donte qė alfabeti tė ishte i veēantė, me shkronja tė reja, tė ndryshme nga ato qė ekzistonin.
* * *

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 09-11-11 nė 13:36
  Pėrgjigju Me Kuotė