Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-11-11, 12:51   #455
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Zgjidhje pėrtej Planit Ahtisaari


09-11-2011 12:52 CET


Autoritetet politike dhe shoqėrore nė Kosovė janė shumė kėmbėngulėse qė lidhur me integrimin e veriut tė Kosovės, tė mos lėshojnė pe pėrtej planit tė presidentit Martti Ahtisaari, kryenegociatorit tė Kombeve tė Bashkuara, nė bazė tė tė cilit ėshtė shpallur pavarėsia e Kosovės. Por, analistėt e ēėshtjeve politike nė Kosovė vlerėsojnė se Prishtina zyrtare do tė jetė e detyruar qė ta tejkalojė kėtė plan.
Naim Rashiti, analist i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave, thotė se qėndrimi i ngurtė i Prishtinės zyrtare ėshtė rezultat i mospėrfundimit tė procesit me shpalljen e pavarėsisė sė vendit, por edhe njohjes sė pamjaftueshme tė situatės nė veri, si dhe mungesės sė komunikimit ndėrmjet Prishtinės zyrtare dhe serbėve tė veriut.
“Realisht, ‘treni i Ahtisarit’ pėr veriun ka ikur. Situata nė tė cilėn jemi tash, si dhe proceset qė do tė vijnė nė vazhdim, sidomos ato proceset integruese tė BE-sė, do ta detyrojnė Prishtinėn qė tė mendojė pėr diēka pėrtej Planit tė Ahtisaarit”.
“Me siguri qė Prishtina, pėr njė kohė tė gjatė, do tė insistojė nė bazat e Planit tė Ahtisaarit dhe fundamentalisht nė provizionet e kėtij plani. Por, realisht, Prishtina do tė ulet nė tavolinė me veriun apo qoftė edhe me Beogradin me Planin e Ahtisaarit”, thotė Rashiti.
Sipas tij, shumė njerėz nga faktori ndėrkombėtar e shohin Planin e Ahtisaarit vetėm si bazė pėr fillimin e zgjidhjes sė statusit tė veriut. Ai gjithashtu thekson se disa diplomatė dhe burokratė evropianė kanė shprehur opsione tė ndryshme pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė veriut, si: status special, Ahtisaari plus apo autonomi. Sipas tij, tė gjitha kėto kanė njė emėrues tė pėrbashkėt - lėvizjen pėrtej Planit tė Ahtisaarit.
“Nė fund, se si do tė quhet, kjo ka pak rėndėsi. Por, ajo qė do tė jetė, ėshtė pėrtej Ahtisaarit. Do tė krijohen disa kompetenca mė tė fuqishme pėr komunat nė veri, ndoshta edhe pėrmes njė krijimi tė njė asambleje pėr veriun. Do tė ketė disa garantime mė tė fuqishme sa i pėrket funksionimit tė policisė autonome lokale dhe gjykatave”.
“Do tė ketė njė rirregullim tė marrėdhėnies sė Beogradit nė funksionimin e disa ēėshtjeve, sferave me rėndėsi pėr serbėt nė veri, siē janė: arsimi, edukimi, shėrbimet sociale, kultura apo qoftė edhe projekte tė tjera qė do tė shkojnė te komunat”, deklaron Rashiti. /REL/
0
  Pėrgjigju Me Kuotė