Geg,
ne boten njerezore: zgjedhja eshte vendim.
Padiskutim.
Kur t'shkojsh me e pyet nanen: a po e qesim evladin prej shpije?
u kry puna, dmth qe ti tashme e ke marr vendimin mos e qit prej shpije, sepse, edhe arushat e dijne cka do te pergjigjej zemra e nje nane.
Vendimi ma i rendesishem ne jeten njerezore eshte vendimi i momentit. Vendimi qe na del prej gjendjes se ankthit.
Se pasiqe te kalon ankthi e stressi, leht ia bejme.
shembull: kur e kemi dilemen jetesore si djal hasreti: a me shku ne lufte per atdhe, si krejt shoqnia e me e lane nanen fikalli vet ne shtepi pa asnje perkujdesje; a me nejte ne shpi me u kujdese per nanen e me i tradhtu idealet e atdheut dhe shoket???
Tash, ne momentin qe thu: valla une s'po ngutem po ma mire po e pyes dikon ma te mencur - u kry puna. Kjo dmth qe ti tashme ke vendos.
E cka ke vendose - varet se kend vendos me shku me e pyet ti.
Nese vendos me shku me e pyet naj patriot a komandant - dmth qe ti tashme ke vendos me shku ne lufte

, sepse edhe arushat e dijne cka pergjigjet patrioti e komandanti.
Nese vendos me shku me e pyet hoxhen (priftin) - ti ke vendos me nejte me nanen n'shpi - sepse dihet se cka pergjigjet hoxha, e cka thot feja per ksi raste ("degjo, ti rob i zotit, na kurre nuk mujme me e dijte a jane luftat e drejta, a jo, mirpo e dijme qe rruga e drejte ne kete bote eshte me i dale hakut nanes e prindve", demek, trus qaty n'shpi te nana jote se nuk t'ka mbet ty me i drejtu punet e botes e interesat e rusise e te amerikes :wink).
Pra, edhe njehere: vendimi qe vlen, vendimi ma origjinal i kesaj bote - eshte ai vendim qe merret kur nuk e dijme cka me vendose, kur kemi dyshime, kur jemi ne ankth se cka do te bahet, edhe... hop!!! Prej ankthit, lind hopi cilesor i njeriut.
Per qata jemi njerez - e jo perendi
nejse
kjo ke pak ushtrim ekzistencialist per fundjave
..
hajt turqeta