Dy tė miturat qė u duhet ndihma
Kajtaz Gecaj | 11-11-2011 11:14 CET
http://www.zeri.info/fotografia.php?id=41230
Sh. dhe M., dy tė mitura nga Klina e Poshtme e Skėnderajt, njėra 10 e tjetra 12 vjeēe, me banim nė lagjen Dardania, me sjellje devijante po tregojnė se kanė nevojė pėr ndihmė tė ndonjė institucioni shėndetėsor tė specializuar. Ato janė bėrė halė nė sy sidomos pėr policėt, pasi ato i ndjekin pas tė gjithė njerėzit me uniforma.
Ato, siē thotė populli, kanė luajtur pak, ashtu qė nuk e kontrollojnė veten. Dalin herėt nė mėngjes nėpėr rrugė tė qytetit, lėshojnė klithma, bėrtasin dhe u vihen pas policėve, tė cilėt i gjuajnė me gurė dhe i shajnė.
Policia thotė se janė bėrė pėrpjekje qė ti marrin me tė mirė, por pa sukses, pasi
qė ato menjėherė shpėrthejnė me njė fjalor tė ashpėr dhe tė pakontrolluar.
Nė Qendrėn pėr Punė Sociale thonė se tė miturat janė dėrguar 2-3 herė nė Klinikėn Psikiatrike nė Prishtinė, por pas kontrollit janė lėshuar nė shtėpi.
Kemi tė bėjmė me dy vajza, tė cilat janė nė fazėn e parė tė sėmundjes. Gjithnjė e mė shumė po bėhen agresive. Ėshtė vlerėsuar se nuk janė pėr njė institucion siē ėshtė Qendra pėr tė sėmurėt mentalė nė Shtime, thotė Rexhep Sejdiu, zyrtar nė Q. P. S. Ai shtoi se vajzat i gėzojnė tė drejtat nė asistencė, por pėr dėrgimin e tyre nė institucione shėndetėsore duhet qė tė afėrmit tė bėjnė kėrkesė.
Ato nuk kanė baba, kanė vetėm nėnėn, e cila nuk di si tė veprojė me vajzat e saj. Ajo nuk mund ti ndalojė tė mos dalin nė rrugė e nuk di as tė bėjė kėrkesė. Edhe gjendja sociale e kėsaj familjeje ėshtė e rėndė, thotė Sejdiu. Ai mendon se duhet intervenuar menjėherė, sa nuk ėshtė bėrė vonė.
Deri para pak kohėsh, tė dy vajzat e J. J., i cili ka vdekur menjėherė pas lufte, kanė qenė nė gjendje tė mirė. Ato pėrpiqeshin ta ndihmonin familjen duke mbledhur kanaēe, por nė dy muajt e fundit diēka ka krisur nė mendjen e tyre, andaj tani u duhet ndihma e menjėhershme e institucioneve tė shtetit.