Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-11-11, 17:41   #3
Llapi
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-03-04
Postime: 221
Llapi me shokė shumeLlapi me shokė shume
Gabim Re: Pėrurohen 38 km e para tė autostradės Vermicė-Mėrdar

Autostrada Vėrmicė-Merdarė, projekti mė i madh dhe mė modern ndėrtimor nė historinė e Kosovės – thekson kryeministri Thaēi

12 nėntor 2011

Fjalimi i Kryeministrit tė Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, me rastin e inaugurimit tė 38 kilometrave tė parė tė Autostradės Vėrmicė-Prishtinė-Merdarė

E nderuara presidente e Kosovės, zonja Jahjaga,
I nderuar kryeministėr i Shqipėrisė, z. Berisha,
I nderuari dhe i respektuari kongresmen, miku i madh i Kosovės, z. Engėl,
I nderuari ambasador i SHBA-ve, z. Dell
Ambasadorė tė nderuar,
Tė nderuar pėrfaqėsues tė Konsorciumit Bektell - Enka
Tė nderuar qytetarė tė Republikės sė Kosovės,
Zonja dhe zotėrinj,


Kam nderin dhe kėnaqėsinė qė nė emėr tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe nė emerin tim t’ju drejtohem me rastin e inaugurimit tė pėrfundimit tė punimeve tė 38 kilometrave tė para tė autosdratės Vėrmicė-Merdarė.

Fillimisht dėshiroj tė pėrkujtoj atė qė e kam theksuar me rastin e nisjes sė punimeve: se kjo rrugė ka rėndėsi tė veēantė jo vetėm pėr qytetarėt e Kosovės, pėr shtetin e Kosovės dhe pėr Shqipėrinė, por edhe pėr gjithė rajonin.

Prandaj, mė lejoni tė shpreh admirimin dhe respektin e lartė pėr punėn madhėshtore qė ėshtė bėrė pėr vazhdimin e kilometrave tė para tė Rrugės sė Kombit nė Kosovė, qė me krenari mban emrin e presidentit Ibrahim Rugova.

Kjo Autostradė paraqet projektin mė madhor nė historinė e Kosovės, njė investim strategjik pėr zhvillimin infrastrukturor dhe ekonomik tė vendit.

Ėshtė njė projekt integrues, qė Kosovės dhe qytetarėve tė saj do t’u ofrojė mundėsitė mė tė mira pėr lėvizjen e lirė tė njerėzve dhe kapitalit.

Me kėtė rast, nė emėr tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės shpreh falėnderim tė veēantė pėr pėrfaqėsuesit e Kompanisė ndėrtuese Bektell – Enka.

Keni bėrė njė punė madhore dhe vepra juaj ėshtė tani pjesė e historisė sė Kosovės.

Zonja dhe zotėrinj,
Tė dashur qytetarė tė Republikės sė Kosovės,


Ka kaluar njė dekadė qė kur kemi lėnė mbrapa nesh telat me gjemba, kufijtė e frikshėm, kalimet e ndaluara dhe dėbimet e dhunshme.

Lamė mbrapa historinė e padrejtė: Kufijtė qė ndanin.

Pra, pėr kėtė ditė ėshtė bėrė luftė e drejtė dhe ēlirimtare.

Pėr kėtė ditė janė ēarė shkėmbinj e shembur bjeshkė.

Vetėm qė njėherė e pėrgjithmonė prapa nesh tė mbesin robėria dhe izolimi.

Pa lirinė e Kosovės ky projekt nuk do tė jetėsohej.

Sot ėndrra po e bėhet realitet.

Prandaj, tė gjithė i gėzohemi natyrshėm kėsaj autostrade, ashtu si i gėzohemi lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės.

Pėrmes saj do tė pėrpiqemi ta zėmė kohėn e humbur dhe ta korrigjojmė padrejtėsinė dhe prapambetjen shekullore.

Kjo ėshtė autostradė e humanizimit tė natyrės sonė.

Kjo ėshtė Autostrada e jetės sė re.

Autostradė nė shėrbim tė qytetarėve.

Nė tė do tė qarkullojnė bashkėkombasit tanė, qytetarėt e rajonit dhe tė botės, bashkatdhetarėt tanė.

Nė tė do tė lėvizin lirshėm njerėzit pėr t’i pėrmbushur funksionet e jetės, nė pėrpjekje pėr ta ngritur dhe ndėrtuar ėndrrėn e lumturisė njerėzore dhe familjare.

Nė tė do tė lėvizin punėtorė e studentė, tė rinj e tė reja, biznesmenė e profesionistė tė tjerė, farmerė, familjarė e turistė nė kėrkim tė ėndrrės dhe synimit tė tyre - suksesit, progresit dhe mirėqenies.

Zonja dhe zotėrinj,

Ky ėshtė projekti i Kosovės sė re. I Kosovės Evropiane.

Projekti mė i madh dhe mė modern ndėrtimor nė historinė e Kosovės.

Projekti i vullnetit tė qytetarėve dhe vizionit politik tė shtetit tonė.

Ky projekt ėshtė civilizim dhe emancipim, qė ndanė pėrjetėsisht epokat, botėn e re nga e vjetra.

Ėshtė projekt i shekullit tė ri, i lirisė, pavarėsisė dhe intergrimit.

Projekt i gjeneratės dhe mentalitit tė ri mirėqeverisės.

Ėshtė projekti i evropianėve tė rinj.

Projekt qė hap dhe demokratizon kufij – qė thyen barrierat e sė kaluarės, dhe hap horizontin e sė ardhmes.

Kjo ėshtė autostrada mė moderne nė rajon.

Punimet e kėtij segmenti janė mbyllė me afat rekord.

Zonja dhe zotėrinj,
Tė nderuar qytetarė tė Kosovės,


38 kilometėrshi i Autostradės, Kosovėn e gjen shtet tė njohur nga 85 vende tė botės.

Kosova e pavarur dhe demokratike ka perspektivė tė qartė dhe po hyn e sigurt nė etapėn e modernizimit.

Ne qė kemi besuar nė projektin madhor tė ēlirimit tė Kosovės dhe tė pavarėsisė sė saj, do tė jemi kėmbėngulės edhe nė realizimin e projektit tė tretė madhor, atė tė integrimit tė Kosovės nė institucionet euroatlantike.

Urime dhe e gėzofshim Autostradėn e re.
Llapi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė