Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-11-11, 22:30   #18
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dinjiteti kombėtar (!?)

Ku eshte dinjiteti kombetare?
Qofte dhe aheng serb nė panairin e librit
Tė gjithė vizitorėve tė panairit ju ka rėnė nė sy nė hyrje tė Pallatit tė Kongreseve, tenda e ngritur nė tė majtė ku gatuhen e ofrohen qofte Beogradi. E nė mos janė ulur pėr tė ngrėnė ose e kanė parė pa vėmendje, ata kanė dėgjuar muzikėn sllave qė “konkurronte” zėrin e Inva Mulės qė dėgjohej brenda nė panair. Ndokush nuk e ka parė me vėmendje kėtė dukuri, por tė tjerė janė indinjuar, pse jo edhe fyer. E kjo jo vetėm pėr faktin qė qoftet, nuk shkojnė shumė me librin dhe artin, por edhe me faktin se qoftet vijnė nga Beogradi. A nuk kishte mė afėr?, – pyet ndokush.
Por, qoftet serbe para panairit kanė shqetėsuar jo vetėm me erėn qė pėrhapin apo me muzikėn qė i shoqėron, ku thuhet se ka tekste antishqiptare… Botuesit kosovarė tė pranishėm nė panair reagojnė ashpėr duke argumentuar qėndrimin e tyre. Kėshtu, pėrfaqėsuesit e shtėpive botuese “Dukagjini” Pejė, “Buzuku” Prishtinė, “Faik Konica” Prishtinė, “BSS” Prishtinė njėzėri kundėrshtojnė kėtė dukuri, duke u shprehur tė irrituar pėr faktin qė jashtė shiten qofte serbe, ndėrsa stendat brenda i kanė ngritur po serbėt. Sipas tyre, paratė qė serbėt po marrin nė Tiranė, mu nė zemėr tė Shqipėrisė e nga shqiptarėt, po pėrdoren kundėr shqiptarėve nė Mitrovicė e mė gjerė…. Mendohet se shuma qė ka marrė kompania serbe pėr ngritjen e stendave mund tė jetė plus-minus 30 mijė euro, ndėrsa botuesit pėrveē se ndihen tė ofenduar, shohin tek serbėt qė ofrohnė qofte e muzikė, edhe njė lloj karshėillėku. E nė fakt, ne iu afruam atyre pėr t’i pyetur se ku kanė marrė leje qė kanė ngritur tendėn, por kur iu folėm shqip na panė vėngėr, edhe kur iu folėm anglisht po ashtu. Kur i pyetėm nėse flasin anglisht, ata thanė: “No”. Edhe kjo, qe vėngėr.
I njėzėri me ta ėshtė edhe Kosta Papa, qė nė panair vjen si autor e botues, e sa i takon profesionit, ėshtė jurist i tė Drejtės Ndėrkombėtare. Papa e ngre zėrin fuqishėm nė intervistėn e mėposhtme.
Nė hyrje tė panairit ėshtė vėnė njė stendė ku vizitorėt mund tė ulen e tė ushqehen me qofte serbe. A shkojnė qoftet me librin kaq shumė?
Fakt i kėndshėm! Nga sa po kuptojmė ne, aspekti teknik i organizimit tė panairit ėshtė lėnė nė duart e serbėve tė Beogradit. Ky fakt, na lė tė aludojmė se kėto firma tė huaja qė mbėshtesin panairin apo e “organizojnė” atė, duke qenė taksapaguese nė vendin e tyre, shkojnė kundra Europės. Pra, firmat pėrmes biznesit qė ushtrojnė nė Tiranė marrin para, taksohen nga qeveritė e tyre, dhe kėto tė fundit me kėto taksa qė shkojnė nė miliona apo miliarda financojnė veprime edhe kundra nesh.
Ēfarė nėnkuptoni me kėtė?
Dua tė them se njė pjesė e madhe e buxhetit serb shkon edhe pėr barrikadat nė Veri tė Kosovės, prej tė cilave shqiptarėt po vuajnė, e thėnė ndryshe kėto para shkojnė edhe pėr anticivilizimin dhe shkeljen e tė drejtave themelore tė qytetarėve, tė lėvizjes e komunikimit tė tyre. Nė kėtė mėnyrė qoftet pranė panairit, dhe para Pallatit tė Kongreseve janė tė njėjtat qofte qė shiten nė rrugėt e Kroit tė Vitakut, nė rrugėt e Jarinjės, dhe janė po ashtu njėlloj me qoftet qė shiten mbas togjeve tė zhavorrit mbi urėn e Ibrit.
Kur folėt pėr organizim teknik, ēfarė nėnkuptoni?
Deri mė tani folėm pėr kuzhinėn ku futen qoftet, por siē duket e tėrė prapavija e panairit nuk ėshtė shqiptare. Ne nuk e dimė se sa pėr qind!!! Po si ka mundėsi qė nuk u gjend nė 7 republika ku jetojnė shqiptarė, nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Greqi, Serbi, Mal tė Zi e Turqi, njė kompani shqiptare qė tė vijė tė ngrejė stendat dhe tė gatuajė edhe qofte para panairit?! Domethėnė nė mbi 10 milionė shqiptarė qė jetojnė nė 7 republika, nuk u gjet njė biznesmen a njė kompani shqiptare qė tė vijė tė organizojė panairin kryesor tė librit shqip e njė tjetėr tė na ushqejė?! Tek organizimi i panairit futet ngritja e stendave, ku tė gjithė ne ekspozojmė librin shqip e pėrkthimin nė shqip. A mund tė mos e vėmė nė dyshim qė mbas kėtyre teknikėve tė ketė njerėz qė nė fakt na pėrgjojnė nė mes tė Tiranės, nė zemėr tė shqiptarėve, tanimė qė kemi ngritur zėrin pėr ēėshtjen shqiptare?!
A ua keni komunikuar kėtė shqetėsim organizatorėve tė panairit?
Nė kėtė zallamahi tė madhe e me shumė vizitorė, mungon koha e hapėsira pėr tė komunikuar. Aq mė tepėr se tani nuk ka mė kohė pėr tė rikuperuar kėtė gabim. Unė e ngre zėrin vetėm qė tė mos pėrsėritet nė njė herė tė dytė.
Ju sillni nė panair, libra nga arvanitasit…
Ėshtė hera e parė qė u bė njė pėrpjekje privatisht nga idealistėt e ēėshtjes kombėtare pėr tė krijuar njė stendė tė pėrbashkėt pėr shqiptarėt e Greqisė. Kėtu ka libra pėr ta dhe prej tyre. Si pėr herė tė parė arritėm diēka dhe prezantojmė libra qė flasin pėr histori pellazgo-iliro-shqiptare mbi 5000-vjeēare. Mes kėtyre librave ka edhe nga mė tė rėndėsishmit e kohės qė pėr nga numri i shitjeve, hyjnė nė terminologjinė e best-sellėrave, por nė tjetėr kuptim. Kėtu pėrmendim Niko Stylo me veprėn “Truskishte-toskėrishte”, e tė po kėtij autori edhe “Fjalorin katėrgjuhėsh” tė Daniel Voskopojarit, por kemi edhe fjalorin greqisht-shqip tė Panajot Kupitorit. Nė panair ėshtė i pranishėm edhe Jorgo Jero, President i Komitetit tė shqiptarėve tė Greqisė (zėvendės i Aristidh Kolės) dhe Niko Stylo, njė profesor i njohur dhe pellazgolog. (Gazeta Shqiptare)

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 12-11-11 nė 22:31
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė