Titulli: Lajme Aktuale....
Pasi humbėm Kosovėn mos ta humbim Europėn
Kryetari i Unionit Socialdemokratik tė Serbisė (SDU), Zarko Korac ka deklaruar se ka mbetur pak kohė qė pushteti qė po e zvarrit me vite Serbinė nė izolim, nė mėnyrėn e viteve ’90, ta kthejė politikėn nxitėse nė katastrofė.
“Ne duam ndryshim nė politikėn shtetėrore, njė politikė realiste ndaj Kosovės dhe vazhdimin e procesit tė integrimit europian”, ka thėnė Korac pėr Dnevnik.
Korac ėshtė nėnshkrues i deklaratės “Ndryshimi”, tė mbėshtetur nga parti politike, OJQ dhe figura tė shquara publike serbe, tė udhėhequra nga LDP’ja.
Nė lidhje me vlerėsimin e shefit tė diplomacisė serbe, Vuk Jeremic, i cili ka thėnė se ftesa pėr Ndryshim ėshtė ftesė pėr kapitullim, Korac ka thėnė se ėshtė shqetėsuese se si ministri jep deklarata qė ngjajnė me ato tė fundit tė viteve ’90 tė shekullit tė kaluar, “se ēdo propozim alternativ politik definohet si njė kapitullim dhe tradhti”.
“Pėr fat tė keq, unė mendoj se Tadic ka bėrė ashtu si ka dashur, dhe hyri nė kėtė qorrsokak nė tė cilėn ne jemi. Tash jemi shumė afėr politikės ‘as Europa, e as Kosova’, por unė shpresoj se nė fund nuk do tė jetė kėshtu. Kosovėn veē e kemi humbur, e tash mund ta humbim Europėn, qė mė 9 dhjetor tė mos e marrim statusin formal tė kandidatit pėr anėtarėsim nė BE”, ka thėnė ai.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 13-11-11 nė 17:34
|