Re: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
ADELINA ISMAILI FILLON PROMOVIMIN E KĖNGĖS "I LOVE YOU MORE" NĖ EUROPĖ,AZI DHE AFRIKĖ.
Paris, 13 nėntor
Promovimi i kėngės dhe klipit mė tė ri tė Adelina Ismailit tashmė ka filluar tė transmetohet nė Evropė dhe nė Lindjen e Mesme. Siē mėsojmė , klipi “I love you more” tashmė po bėn xhiron nėpėr televizionet zvicerane. Pas promovimit tė suksesshėm nė vendet e Ballkanit, ku nga java e parė e shfaqjes ėshtė shpallur hit i javės, Adelina siguroi edhe njė titull nė karrierėn e saj “Artistja e javės nė Ballkan”.
Suksesi sa vjen e shtohet kurse klipi i Adelinės, nė bashkėpunim me kėngėtarin francezo-arab Faudel, ka arritur tė jetė nė edicionet e hiteve nė disa televizione zvicerane, pėrfshirė kėtu televizionin mė tė madh muzikor zviceran “TVM3”, pėrderisa pėshpėritet edhe pėr MTV. Kėnga kėto ditė ėshtė shfaqur edhe nė pesė shtete tė Lindjes sė Mesme: Tunizi, Algjeri, Marok, Egjipt dhe Emirate tė Bashkuara Arabe.
Kanali mė i madh muzikor “Melody TV”, qė mbulon gjithė shtetet arabe, tashmė ka nė top listėn e hiteve kėngėn e Adelinės dhe Faudelit. Pėrderisa Adelina ende mbetet e pakapshme pėr mediet nė gjuhėn shqipe, e zėnė me promovimin e hitit tė saj nė Evropė, Afrikė e Azi, mėsohet se destinacion i radhės mund tė jenė dhe tri shtete tjera evropiane. Cilado qė mund tė jetė befasia e radhės, duket se po na vjen shpejt nga Adelina, e cila kėtė herė dėshmoi qė nga kėngėtarja kombėtare arriti tė bėhet ndėrkombėtare.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Legend : 14-11-11 nė 01:49
|