Titulli: Reflektime
Jam lindun nė mjedis tė rruzullit toksor nė nji familje gjysė-nomadė, por jo nė ngrazhd bagtishė: linda nė nji pyllė.
Nuk e mbaj mend ditėn qė kam le se nuk jam aqi mendėshėm, e nė tė vėrtetė nuk e dij as sot, por kam besue symbyllas shka mė kan thanė tė tjerėt. A asht e vėrtetė historike kjo? Nuk e dij.
Pėr si kam ndigjue, ishte fundi i verės 1924 . Familja si gjithmonė kishte dalė me verue ndėr bjeshkėt e nalta tė Shqipnisė e gjindej pranė nji liqeni alpin, aty ku kufizojshin Malsia e Madhe e Dukagjini. Vendi quhej tėrthorja e Bogės me nji naltėsi mbi 1600 metra.
Mbas mjesdite nana eme e pa se duhej gatue buke tjetėr, mbasi fėmijėt e kishin mbarue. Tue kjenė se kunata e saj, nana Lulė, qė ishte zojė shtėpie, kishte ra me pushue, dada muer tojen e sakicen e vogel per me pre nji barre dru aty poshtė nė prozhmin mbi stanet e shaljanėve.
Mbasi bani nji barrė dru, ndėrsa po pregatitej me e lidhė e kapėn disa dhimba tė forta. U kujtue mirė. Muer sakicen e vogel me vedi e hini aty mes shkurreve e kėrkoi nji copė vend qė tė kishte sa ma shum dushk. Aty linda. Ajo me sakicen e vogel mė preu kėrthizėn e lidhi, siē kishte ndihmue kush e di sa herė gratė tjera naso rastesh.
Mbasi mė kishte lidhė nė pėshtjellakun qė zakonisht kanė gratė malcore, mė muer e mė ēoi te barra e druve qė kish pregatitė e, tue i u dukė tepėr tė vrazhta pėr trupin e njomė, preu do rrema tė hollė ahit e i shtroi sipėr tyne. Mbi to mė lidhi mue, vuni litarin nė qafė e u ngarkue me barrėn e druve nė shpinė, e me sakicen nė dorė filloi kadalė-kadalė shtegun pėrpjetė me kėthye te stani.
Kur mbrrijti nalt te stanet e pėshteti me kujdes barren e druve aty te praku i naltė ku lėshojshin bucelat e ujit e mbasi mė shtini mbrendė kthei e mori do dru, ndezi zjarmin, vuni nji kusi me ujė me vargue e u vu me gjetė nji kopajė druni si ato qė hapshin tamblin.
Mandej nxori nga thesi i madh i teshave tė veta ato qė kishin pregatitė pėr lindjen teme. Muer edhe peshqirin, lėshoi ujėt e vokėt nė kopajė e kur mė shtini mue aty mbrendė thonė se fillova me bėrtitė. Nanės Lulė qė ishte shtri bri votrės i duel gjumi i mbasdites
.
Kėta rreshta janė tė shkruar prej At Zef Pllumit.
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
|