Titulli: Lajme Aktuale....
Skanerat e trupit jo mė tė detyruar
Sipas tė dhėnave tė BE nė Bruksel sė shpejti nė aeroportet evropiane ai qė nuk do qė ta kontrollojnė duke pėrdorur njė skaner tė plotė tė trupit, mund tė kėrkojė njė kontroll tjetėr.
E mėrkure 16 Nėntore 2011 11:22 Veē problemeve shėndetėsore nė Evropė ka shumė qė e refuzojnė kėtė teknologji kontrolli, me anė tė sė cilės mund tė dallohen mjaft saktėsisht konturet e trupit, sepse e ndjejnė veten tė shkelur nė privatėsinė e tyre.
Prej disa kohėsh nė disa aeroporte tė Evropės, p.sh. nė Holandė apo nė Britaninė e Madhe ėshtė futur nė pėrdorim njė teknikė, e cila sipas ekspertėve garanton njė siguri mė tė madhe nė aeroporte. Fjala ėshtė pėr tė ashtuquajturin skanimi i trupit. Kjo teknikė e re kontrolli, e cila pėrdoret edhe nė SHBA ėshtė shumė e diskutuar, sepse ka shumė pasagjerė qė mendojnė se pėrmes njė skanimi tė tillė u preken tė drejtat personale. Krahas ēėshtjes, nėse skanerat truporė depėrtojnė nė njė mėnyrė tė palejueshme nė sferėn private, kritikėt kanė edhe njė shqetėsim tjetėr: nėse rrezet qė marrin personat qė kontrollohen mund tė jenė tė dėmshme pėr shėndetin. Disa sindikata pilotėsh mendojnė se skanerat mund tė transmetojnė doza tė rrezikshme rrezatimi.
Sipas tė dhėnave tė Komisionit tė BE-sė tė bėra tė njohura tė hėnėn (14.11) nė Bruksel, sė shpejti nė aeroportet evropiane ai qė nuk do qė ta kontrollojnė pėr armė apo lėndė eksplozive duke pėrdorur njė skaner tė plotė tė trupit, mund tė kėrkojė njė lloj tjetėr kontrolli. Rregullorja e re pėrkatėse pėr tė ashtuquajturin skanimi i trupit do tė hyjnė pėr nė disa javė nė fuqi.
Nėse njė vend anėtar do ta pėrdorė apo jo skanerin e trupit, vazhdon tė jetė kompetencė e vendeve anėtare. Aktualisht kjo teknologji e bazuar nė skanimin e trupit pėrmes imazheve elektromagnetike e cila tė mundėson qė tė zbulosh objekte metalike dhe jometalike pėrdoret kryesisht nė Britaninė e Madhe dhe Holandė. Por kjo teknikė ėshtė e diskutueshme.
Nė tė ardhmen nė lidhje me pėrdorimin e skanerave pėr trupin do tė vendosen standarde tė qarta minimale: P.sh. nuk do tė lejohet qė fotografitė e bėra tė ruhen, tė kopjohen apo tė printohen. Po ashtu duhet tė garantohet se askush nuk ka qasje tė paautorizuar nė kėto pajisje. Pėrveē kėsaj nė tė ardhmen ata qė merren me vlerėsimin dhe analizimin e imazheve qė prodhojnė kėto lloj skanerash, duhet tė rrinė nė njė dhomė tė ndryshme nga ajo ku gjenden aparatet e skanimit dhe personat e skanuar.
Diskutimi nė lidhje me tė ashtuquajturit skaner truporė apo tė sigurisė filloi nė vitin 2009, pasi njė terrorist ishte pėrpjekur pėr tė hedhur nė erė njė avion qė ishte rrugės nga Amsterdami nė Detroit. Ai donte ta kryente kėtė me eksplozivė plastikė. Pas kėsaj ngjarjeje disa vende tė BE-sė filluan t'i pėrdornin nė formė testi skanerat e trupit dhe teknologjinė prėkatėse. Prej disa kohėsh Holanda dhe Britania i pėrdorin kėto pajisje rregullisht - dhe sipas Komisionit tė BE-sė me njė pėrvojė pozitive./dw/
|