Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-11-11, 15:38   #265
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: A po kanoset rreziku i ekstremizmit fetar nė Kosovė?

Zvetėnimi i Zahirit

Avni Ajeti
Imazhin e Zahirit po e lėndojnė tė padijshmit. Disa persona duan ta nderojnė komandantin legjendar tė UĒK-sė, por nuk e dinė se e ēnderojė veten. Ka edhe tipa qė bien ‘viktima’, teksa pėrballen me terrenin e patriotizmave tė rremė, tė ngritur rreth figurės sė Heroit. E dikush tjetėr, ndihet viktimė reale. Dikujt i dhemb shpirti kur e sheh pėrdhosjen e imazhit tė dinjitetshėm tė Zahir Pajazitit. E mė sė vėshtiri e kanė ta pėrballojnė kėtė blasfemi bashkėluftėtarėt e komandantit, ata qė u pėrpoqėn qė tė qėndrojnė nė rrugėn e idealeve tė tij.
E njoha Zahirin kur isha fėmijė, 17-vjeēar. Ishim tė pandarė edhe kur gjuanim bomba nė stacionet policore, edhe kur shtireshim si ēapkėnė e harroheshim nė pėrditshmėrinė e jetės nėn okupimin serb. E ndoshta, pse e njoha Zahirin ku isha ‘fėmijė i rritur’, edhe tash kėrkoj qė figura e heroit tė trajtohet me njė ‘pafajėsi fėmijėrore’. Krejt ata qė provojnė ta pėrdorin figurėn e Zahirit, duhet tė zhvishen nga egoja, duhet tė bėhen ‘fėmijė’. Nė tė kundėrtėn, tipat qė nuk sillen tė pasherr si fėmijė, rrezikojnė qė tė bėhen tė papjekur si fėmijė.


Rebelimi kundėr komercializimit tė figurės sė Heroit


Pėr shumė vjet pas luftės mė ka rėnė qė tė pėrballem me papjekurinė e tė rriturve qė, me ose pa vetėdije, e pėrdhosnin figurėn e Heroit. Mė ka rėnė qė tė rebelohem e tė kėrkoj qė mos tė kėndojnė kėngė pėr Zahirin, kėngėtaret qė duken mė shumė si ‘striptizere’. Jam rebeluar edhe kur kam parė foto tė Zahirit nėpėr lokalet ku mbizotėrojnė tė dehurit, e qė do tė mund ta pėrdhosnin figurėn e Heroit. Por, tash sė fundi, figurėn e tij e kanė pėrdhosur ata qė e kanė gojėn plot me fjalė kundėr alkoolit. E kam ende mendjen tė mjegullt duke menduar se ēfarė ua dehu mendjen disa personave tė njė shoqate, qė po e quajnė vehabiste, kur e mbuluam me njė leckė pikturėn e Zahir Pajazit dhe Hakif Zejnullahut, tė varur nė murin e lokalit “Te Sabiti” nė Besianė. Nuk dua tė bėj komente pėr arsyetimin e kėtyre djemve, kur pėrpiqen tė shpjegojnė pse ėshtė haram tė mbahen varur figurat nė mur. Nuk ndihem i fortė pėr kėso shpjegime tė thella fetare. Por, ndihem shumė i fortė kur kėrkoj qė figura e Heroit tė trajtohet me shumė kujdes.


Mesazhi i gabuar i predikuesve


Nuk arrij t’i kuptoj ata djem qė vendosėm me njė lehtėsi tė ēuditshme ta mbulojnė me perde figurėn e njė heroi kombėtar. A thua nuk kishte restorante tjera, pa foto e piktura? Pse nuk u konsultuan me pronarėt e kėtij lokali, qė pikturėn ta heqin nga muri derisa tė mbahej aktiviteti i tyre. Kjo do tė ishte mė e dinjitetshme sesa mbulimi me njė leckė. Po e pėrsėris, nuk arrij t’i kuptoj kėta predikues fetarė. Sigurisht edhe nė kėtė ceremoni, ata e kanė pasur gojėn plot me ligjėrata pėr mesazhin paqėsor tė Islamit. Po besoj kėtė mesazh synojnė ta pėrēojnė tek tė tjerėt.

Por, a e dinė ata qė me aktin e mbulimit tė pikturės kanė nxitur urrejtje e paragjykime. A e dinė ata qė nė njė moment kanė vepruar kundėr njė parimi fetar. E atyre do t’ua rikujtoja njė sekuencė tė filmit “Mesazhi”. Kur myslimanėt po hynin triumfalisht nė Mekė, njė grua qė ishte shumė e ashpėr kundėr myslimanėve, nė njė moment thotė: “Muhamedi po e mban premtimin, nuk po hyn nėpėr dyer”. Ndėrsa pėrgjigjja e burrit tė penduar ishte: “Ai hyn nėpėr zemra, e jo nėpėr dyer”! E kėta djemtė qė pėrdhosėn imazhin e Zahirit, i kisha kėshilluar qė tė fitojnė zemrat e jo tė “kacavirren nėpėr mure”.


E mė shumė se kėshillė, ata edhe dikė qė mund tė ‘logjikojė’ si ata, do t’i paralajmėroja qė herėve tjera tė jenė tė kujdesshėm. Gabimi qė pėrsėritet ėshtė vėshtirė tė falet. E njė pėrgjegjėsi tė madhe pėr pėrdhosjen e figurave tė heronjve e mbajnė qeveritarėt edhe ata qė rrahin gjoks se janė pėrfaqėsues tė vlerave tė luftės ēlirimtare. Njė dekadė pas luftės, pushtetarėt nuk e miratuan ende njė ligj qė do tė sanksiononte pėrdhosjen e vlerave tė luftės ēlirimtare. Edhe shumė prej ish-luftėtarėve, qė drejtojnė shoqata, janė zhytur nė vetėkėnaqėsinė e tė shijuarit tė disa privilegjeve. Do t’u thosha, gjumi ka fund!


(Autori ka qenė njėri prej bashkėluftėtarėve tė Zahir Pajazitit)
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė