Re: Shkėmbim territoresh mes Serbisė dhe Kosovės
Haziri pėr kufij tė 1956-ės
Deputeti i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Lutfi Haziri, ka deklaruar se problemi mes shqiptarėve dhe serbėve mund tė zgjidhet nė kthimin e kufijve historikė dhe natyralė tė Kosovės qė kanė ekzistuar deri nė vitin 1956. Asokohe pjesė e Kosovės kanė qenė Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, por jo edhe Leposaviqi me disa fshatra.
Haziri ka thėnė pėr KosovaTimes se kjo mund tė realizohet pėrmes njė dialogu paqėsor. “Kėto vendbanime (Leposaviqi dhe disa fshatra tė Zubin Potokut) me popullatė serbė i janė bashkėngjit Kosovės me qėllim tė ndryshimit demografik tė popullatės”, ka thėnė ai.
Haziri, i cili ka qenė pjesė e bisedimeve pėr statusin e Kosovės dhe anėtarė i dy qeverive tė pasluftės, kėrkon tė mbyllet ēėshtja e kufijve qė vazhdon tė mbetet e hapur edhe pas shpalljes sė pavarėsisė.
“Kufijtė e pasluftės sė Dytė Botėrore janė kufijtė realė tė Kosovės historike”, tha ai, duke shtuar se shkėputja e territoreve qė kanė qenė pjesė e Kosovės ėshtė bėrė nė kuadėr tė reformave agrare dhe pėrmes njė referendumi tė manipuluar popullor qė ėshtė organizuar nėpėr fshatra. Paralelisht me kėtė, ėshtė bėrė shpėrngulja e shqiptarėve pėr nė Turqi me qėllim tė ndryshimit demografik tė Kosovės”.
“Ėshtė bėrė ndryshimi demografik duke dėrguar fshatra dhe vendbanime shqiptare nėn administrimin e Vranjes si qendėr administrative, dhe nė anėn tjetėr duke sjellė serbė nga Kraleva nė qendrėn administrative tė Mitrovicės”, ka thėnė Haziri.
Ai konsideron se pėrmes njė dialogu paqėsor mes Kosovės dhe Serbisė mund tė bėhet ridefinimi i kufijve. “Njė dialog paqėsor i definimit tė kufijve qė kanė qenė deri nė vitin 1956 do t’i zgjidhte problemet etnike dhe territoriale mes serbėve dhe shqiptarėve. Raportin mes Kosovės dhe Serbisė, problemet e komuniteteve apo pakicave nacionale, dhe problemet territoriale”, ka thėnė Haziri.
Deputeti Haziri thotė se politika e Kosovės duhet guximshėm tė dalė me qėndrim politik qė kufijtė qė kanė qenė deri nė vitin 1956 janė tė pranueshėm pėr shqiptarėt dhe i zgjidhin problemet nė lindje ose juglindje tė Kosovės dhe i mbyllin problemet nė veri.
“Sė pari Sėrbia dhe Kosova e njohin njėra tjetrėn me kufijtė egzistues. Mė pas asnjė instancė ndėrkombėtare nuk e ndalon ridefinimin e kufijve me marrėveshje. Kjo nuk paraqet ndryshim tė kufijve. Me tė rėndėsishėm se kufijtė janė njerėzit. Njė proces dialogu pėr kufijtė e atėhershėm nuk i bėn keq as Kosovės as Serbisė, por pėrkundrazi, e mbyll problemin e serbėve nė veri tė Kosovės dhe e mbyll problemin e shqiptarėve nė jug tė Serbisė”, ka deklaruar Haziri. /Telegrafi/
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Arb : 16-11-11 nė 18:20
|