Titulli: Kronika e zeze
Itali, nė pranga vrasėsit e biznesmenėve tetovarė
16-11-2011 16:59 CET
Policia italiane ka arrestuar vrasėsit e dy biznesmenėve nga Maqedonia, qė u vranė nė afėrsi tė qytetit Bresha nė Itali, informon agjencia e lajmeve INA.
Dy biznesmenėt, Ekrem Saliu, 45 vjeē nga Hristo Uzunov, 42 vjeē nga Tetova kishin mbėrritur nė muajin shtator nė Itali pėr njė marrėveshje biznesi, e cila duhej tė realizohej nė Maqedoni me njė partneritet italian.
Sipas autoriteteve italiane, tė dyshuarit pėr vrasjen e kryer janė Luka Ēerebini, 37 vjeē dhe Daniele Saravini, 33 vjeē. Ky i fundit akuzohet si porositės i vrasjes, pasi qė ai dy biznesmenėve nga Maqedonia u kishte njė borxh prej 400 mijė euro.
Viktimat u kishin dhėnė paratė dy italianėve, tė cilėt kishin premtuar se do tė siguronin njė kredi shumėmilionėshe pėr dy biznesmenėt, pėr realizimin e projektit tė tyre pėr ndėrtimin e njė qendre tregtare nė Maqedoni.
Pasi qė tentativat kishin dėshtuar, dy biznesmenėt tetovarė kishin udhėtuar drejt Italisė, pėr tė takuar dy italianėt, por qė pėrfundojnė tragjikisht.
Trupat e tyre pajetė u gjetėn mė 15 tetor nė njė mal nė afėrsi tė qytetit Bresha, ndėrsa identifikimi pasoi pas dy muajve.
Uzunov dhe Saliu kishin mbėrritur nė Itali pėrmes fluturimit nga Tirana. Njė natė ata kanė qėndruar nė njė hotel nė Bresha, ndėrsa tė nesėrmen janė vrarė nga dy italianėt. (INA)
|