Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-11-11, 01:18   #2
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Feja, Enver Hoxha dhe njė histori familjare

Mua mė vinte, qysh njė ditė para, turp kur tė nesėrmen do tė isha i detyruar tė pohoja faqe gjithė klasės se gjyshi, gjyshja ashtu si edhe nėna ime nuk ishin bashkangjitur me gjithė popullin pėr tė ēuar nė vend fjalėn ndriēuese tė Partisė. Pėr babain nuk kisha ē’thoja. Ai dilte si zakonisht nga shtėpia ndaj tė gdhirė pėr tė shkuar nė punė e kthehej nė mbrėmje vonė, pasi mua mė kishte zėnė gjumi. Unė e dija se ē’po ndodhte gjithandej tashmė, ani pse nėna, me t’u kthyer nga shkolla, nuk mė lejonte mė tė vija kėmbėn jashtė pragut tė oborrit. E dija nga radio dhe kaq do tė mė kishte mjaftuar pėr ta treguar gjerė e gjatė euforinė e pėrditshme tė asaj pėrmbysjeje tė pashembullt nė historinė e Shqipėrisė. Por do tė vinte ēasti kur mėsuesja do tė mė pyeste konkretisht se nė cilėn ngjarje kishin marrė pjesė tė djeshmen vetė prindėrit e mi. Cilit hoxhė ja kishin rruar mjekrėn nė mes tė lagjes, nėn yshtjet gazmore tė turmės revolucionare? Aty do tė skuqesha e do tė mė mbulonin djersėt e turpit. Isha i sigurtė se gjyshi, gjyshja dhe nėna ime kishin qėndruar mbyllur nė shtėpi, a thua se i fshiheshin njė murtaje. Dhe jo vetėm kishin qėndruar mbyllur nė shtėpi, por edhe njėri me tjetrin ishin marrė vesh mė shumė me shenja se me fjalė, gjė qė nuk mė kishte ndihmuar mua as tė kuptoja disi se ēfarė mendonin ata. Shpresa e vetme pėr tė mė nxjerrė nga sikleti mbetej babai, pėr ditėn e tė cilit nuk dija asgjė. Ai vazhdonte zakonin e vet tė daljes nė agim e tė kthimit afėr mesnatės. Por, edhe kur qėllonte, nė tė rrallė, tė kthehej pak mė herėt, dhe bėhej kėshtu pjesė e darkės familjare, ai nuk ēelte kurrė biseda rreth ditės sė tij tė punės. Por as gjyshėrit, ashtu si nėna ime, tė paktėn faqe ne, fėmijėve nuk e pyesnin. Ky ishte njė rregull qė zbatohej me rreptėsi tė plotė. Nė njė nga kėto mbrėmje, unė nuk e pėrmbajta dot ankthin dhe, i mbushur me njė guxim tė papritur, e pyeta se ku po e zhvillonte ai betejėn e vet. Babai, i vetmi i shkolluar nė familjen tonė, madje i shkolluar nė Tiranė, do tė duhej ta mirėkuptonte hallin tim. Ende pa e mbaruar pyetjen, babai mė pėrfshiu me njė vėshtrim tė ēoroditur.

- Cilėn betejė?- Kishte sakaq njė zė tė acaruar, por qė unė nuk desha ta vija re. Duhej t’i tregoja se dija edhe unė tė isha i vendosur.

- Betejėn kundėr fesė, siē po bėn mbarė populli ynė pėrparimtar.

- Nuk janė punė pėr ty kėto,- ma preu shkurt. – Ti je ende i vogėl. Dėgjove? Nuk janė punė pėr ty kėto. – Unė mbeta pa gojė. Babai nuk ishte treguar kurrė kaq i paduruar me mua. Edhe kur nuk i pėlqenin ndėrhyrjet e mia, ai prapė e gjente fjalėn e duhur pėr tė mė sqaruar dhe nuk e humbiste butėsinė. Kėsaj here ai u bė krejt tjetėr.
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė