Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-11-11, 19:55   #7
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme Nga Kultura

Presidenti Topi dekoron diplomatin dhe shkrimtarin Ali Asllani (Pas vdekjes), me Urdhrin “Nderi i Kombit”

16 Nėntor, 2011 |





Presidenti Bamir Topi dekoroi dje paradite nė njė ceremoni tė veēantė e solemne, njė ndėr diplomatėt e funksionarėt e parė tė lartė tė shtetit shqiptar, atdhetarin e poetin e shquar Ali Asllani (Pas vdekjes), me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Nė ceremoninė e rastit tė zhvilluar nė ambientet e Presidencės, ku ishin tė pranishėm familjarė, shkrimtarė, personalitete tė artit dhe kulturės, pas ekzekutimit tė himnit kombėtar tė Republikės sė Shqipėrisė dhe leximit tė dekretit, Presidenti Topi u dorėzoi familjarėve tė zotit Ali Asllani urdhrin e lartė dhe dekretin pėrkatės, me motivacionin: “Veprimtarit tė shquar tė Lėvizjes Kombėtare pėr krijimin dhe ndėrtimin e shtetit shqiptar, diplomatit patriot dhe poetit lirik qė hyri nė letėrsinė shqipe si njė ndėr krijuesit e rrallė tė poezisė”. Pas marrjes sė dekoratės, duke shprehur falėnderimet pėr vlerėsimin e lartė pėr babain e tij, zoti Adrian Asllani u shpreh: “Ndihem shumė i emocionuar. Shpresoj se do tė shprehja dėshirėn tuaj, tė tė gjithėve juve, duke falėnderuar Presidentin e Republikės, zotin Bamir Topi, pėr kėtė nder qė na bėhet, pėr kėtė vlerėsim qė besoj se u takon tė gjithėve ju, tė gjithė kombit shqiptar, sigurisht edhe familjes! Pėr mua, edhe pėr tė gjithė ne, sot ėshtė njė ditė shumė e veēantė me vlerėsimin e figurės sė Ali Asllanit, megjithėse pas vdekjes, sepse ai gjithmonė kishte pritur pėr tė marrė njė vlerėsim gjatė jetės, por edhe kjo, pėr ne sot ėshtė njė vlerė. Tė vlerėsosh njė figurė, sot ėshtė njė vlerė pėr gjithė kombin. Unė do tė doja njė falėnderim tė veēantė t’i bėja Shoqėrisė Kulturore ‘Drita’, Klubit ‘Petro Marko’ dhe tė gjithė personaliteteve tė artit, tė artistėve, qė patėn dhe ideuan bashkė me zotin President, dhe menduan kėtė lloj vlerėsimi!”.
  Pėrgjigju Me Kuotė