Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-11-11, 08:01   #13
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Pėrkujtime rreth dijes (Islamike)

Kur suksesi ėshtė gjynah

Suksesi, gjenialiteti dhe talenti, shihen si gjynahe tė pafalshme nga tė demoralizuarit, dėshtakėt dhe dembelėt.

E hėne 21 Nėntore 2011 23:14 Nga Aid El Karnij

Nėse popujt jetojnė nė injorancė dhe prapambetje, sėmundja paralele me kėtė ėshtė fanatizmi sektar, ngurtėsia ideologjike dhe diktatura politike. Nė kėsi rastesh, ata nuk njohin tjetėr kėnd pėrveē pjellės sė vet dhe tradicionales qė kanė trashėguar nga prindėrit, edhe nėse nuk ėshtė e drejtė. Zoti thotė nė Kuran pėr kėtė mendėsi: “Ne i kemi gjetur etėrit tanė nė kėtė fe dhe po ndjekim gjurmėt e tyre”. (Zuhruf, 23)
Tek popuj tė tillė, mendimi opozitar shihet si i gabuar dhe i refuzuar, edhe nėse ai ėshtė i drejtė dhe i qėlluar. Ata sulmojnė dhe shėnjestrojnė talentet, gjenitė dhe tė suksesshmit duke i shkelur me kėmbė. Volteri thotė: ”Suksesi, ėshtė njė gabim qė disa njerėz e bėjnė me qėllim tė mirė, por qė kolegėt e tyre kurrė nuk mund t’ua falin.”
Shumė njerėz tė fisėm dhe dinjitozė janė shkelur dhe persekutuar nga injorantėt. Vetė profetėt e Zotit kanė hequr tė zitė e ullirit nga injorantėt, mediokrėt dhe idhujtarėt. Shumė njerėz tė zgjuar dhe intelektualė, qėndrojnė sus para pushtetit tė horrave dhe zemėratės sė batakēinjve. Shumė tė tjerė i kyēin sekretet nė kraharor edhe ndaj njerėzve mė tė afėrt, ngase ata qė presin ēastin e dobėsisė dhe qė fluturojnė kur gabon, janė tė shumtė. Ata manifestojnė besnikėri dhe dashamirėsi me ty, sakaq nga ana tjetėr tė bėjnė gropėn. Zemrat e tyre janė nxirė nga zilia, mė shumė se ē’ėshtė nxirė gjymi nė zjarr.
Unė dua ti ngushėlloj talentet dhe tė suksesshmit, tė cilėt pėrballen me sulmet e injorantėve, duke u kujtuar biografinė e njeriut mė tė mirė qė ka shkelur mbi tokė, atė tė profetit Muhamed a.s. Ai pėrballej me njė injorancė tė thellė, e cila kishte formuar aleancė partish, sektesh dhe tribush kundėr dijes dhe besimit. Ftesa islame dhe drita e dijes qėndronte pėrballė errėsirės sė injorancės dhe dhunės sė idhujtarėve. Kjo dhunė ishte nė aleancė me mynafikėt tradhtarė, hebrenjtė hileqarė dhe me tė afėrmit inferior. E megjithatė, drita hyjnore e mishėruar tek Profeti a.s, duronte dhe vijonte triumfin e kurorėzuar me sukses: ”Ne tė dhamė ty njė fitore tė qartė” (Fet’h, 1)
Pėr krahasim, le tė shohim mandej periudhėn e zgjerimit tė territoreve Islame, ku zemrat dhe kraharorėt bėnė vend pėr debatin dhe mendimin ndryshe. Asokohe, populli u angazhua me zgjerimet e reja territoriale, zhvillimin dhe civilizimin. E po ky ymet u ligėshtua dhe u sėmur, u zhyt nė polemika sektesh shterpe, fanatizėm dhe imitim tė verbėr. Liderėt politikė u dhanė pas haremeve, muzikės, pijes, garave tė qenve etj., sakaq gjenialiteti dhe novatorizmi pėsuan rėnie. Ndėrkohė, njerėzit e suksesshėm dhe kolosėt, filluan tė pėrndiqeshin; Ibnu Tejmije u burgos, Ibnu Hulduni u syrgjynos, El-Mutenebiu u ekzekutua nė shkretėtirė, Ali ibnu Rushdi u dėnua me arrest shtėpie, Ibnu Hazmit iu dogjėn librat dhe u dėbua nga qyteti i lindjes, Lisanudin Hatibi u vra etj. Etj. si kėto.
Prandaj, suksesi, gjenialiteti dhe talenti, shihen si gjynahe tė pafalshme nga tė demoralizuarit, dėshtakėt dhe dembelėt.
  Pėrgjigju Me Kuotė