Titulli: Lajme Aktuale....
Erdogan: Asadi i ka ditėt e numėruara
Kryeministri i Turqisė, Rexhep Tajip Erdogan, sot i ka tėrhequr vėrejtjen presidentit tė Sirisė, Bashar al-Asad, se ditėt e tij nė kėtė post po kalojnė.
E hėne 21 Nėntore 2011 23:03 Gjatė fjalimit tė tij nė Stamboll, z.Erdogan tha se Asadi mund tė mbėshtetet nė tanke dhe topa uji deri nė njė pikė tė caktuar dhe shtoi se do tė vije dita kur ai do tė largohet.
Tensionet ndėrmjet Turqisė dhe Sirisė janė tė larta, pasi Ankaraja ėshtė gjithnjė e mė e zėshme nė kritikat ndaj goditjes sė Asadit kundėr protestuesve anti-qeveri.
Sot mė herėt gjatė ditės, mediat turke kanė raportuar se dy shtetas tė Turqisė janė lėnduar, kur njė konvoj i autobusėve me pelegrinė u sulmua nė pjesėn veriore tė Sirisė.
Udhėtarėt u kanė thėnė mediave se sulmi ishte kryer nga ushtarėt sirianė, nė njė pikė kontrolli matanė kufirit./rel/
|