Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-11-11, 07:38   #1553
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Vizat, ligj per “penalizimin” e Ballkanit

21 November 2011

Azilkėrkuesit mund tė cenojnė procesin e lėvizjes sė lirė nė zonėn “Shengen”, duke rikthyer ēėshtjen e regjimit tė vizave. Sipas “Albanianscreen”, Komisioni Europian ka futur tashmė nė procedurė miratimi projektligjin qė parashikon pezullimin e pėrkohshėm tė lėvizjes sė lirė tė qytetarėve nė zonėn “Shengen”. Ky kufizim do tė zbatohet ndaj atyre vendeve, qytetarėt e tė cilave vijojnė tė kėrkojnė azil nė Europė, duke abuzuar me heqjen e regjimit tė vizave. Megjithėse shkak i ndryshimit ėshtė bėrė numri i lartė i azilkėrkuesve nga Shqipėria e vende tė tjera tė rajonit, mekanizmi qė parashikon rikthimin e regjimit tė vizave, pėrfshin tė gjitha vendet e Ballkanit qė kanė pėrfituar liberalizimin e vizave. Raportuesja e Parlamentit Europian pėr Shqipėrinė, Tanja Fajon, ka komentuar dhe nismėn qė do tė shqyrtohet nga Komisioni Europian, pėr hapat qė po ndiqen konkretisht pėr miratimin e kėtij ligji. “Situata ėshtė serioze. Ajo qė jemi duke u pėrballuar tani, sidomos disa vende tė Bashkimit Europian si Belgjika, Luksemburgu, Suedia dhe Gjermania ėshtė me tė vėrtetė shqetėsuese. Numri i azilkėrkuesve nga vendet e Ballkanit Perėndimor ka ardhur duke u shtuar. Unė mendoj se qeveritė e kėtyre e vendeve kanė marrė disa masa, por ato nuk janė tė mjaftueshme. Dhe tani ne kemi nė duar njė propozim tė Komisionit Europian pėr pezullimin e pėrkohshėm tė lėvizjes sė lirė. Pezullimi mund tė bėhet pėr disa muaj. Unė shpresoj qė nė tė ardhmen, asnjė shtet tė mos hyjė nė listėn e zezė tė Shengenit”, tha Fajon pėr “AS TV”. Sipas saj bėhet fjalė pėr tė vendosur disa kritere ligjore. “Tani po bisedojmė se cilat mund tė jenė kėto kritere, qė njė vend anėtar i BE-sė, qė ka probleme, mund t’i imponojė pėr tė rivendosur regjimin e vizave. Atmosfera nė kėto vende tė prekura nga fluksi i azilantėve ėshtė shqetėsuese, por siē e thashė, ne kėtu nė Parlament jemi duke bėrė maksimumin, aq sa mundemi, pėr tė mos e rrezikuar lėvizjen e lirė pėr vendet e Ballkanit Perėndimor. Por kjo nuk ėshtė vetėm nė dorėn tonė. Qeveritė e kėtyre vendeve duhet tė marrin masa qė tė mos ketė abuzime me sistemin e lėvizjes sė lirė”, deklaroi Fajon. Raportuesja nė PE pėr ēėshtjen e Shqipėrisė bėn tė ditur se projektligji ėshtė nė fazėn e diskutimeve, ndėrsa paraqitja e tij nė Parlament pritet tė bėhet nė fund tė nėntorit. “Komisioni Europian ka bėrė njė propozim qė nė muajin qershor tė kėtij viti. Ky tekst ėshtė duke u diskutuar me dy komisionet e Parlamentit Europian; me atė tė Drejtėsisė e tė Lirive Civile dhe tė Punėve tė Jashtme. Raportues dhe ekspertė po merren me tė dhe jemi nė kontakt tė vazhdueshėm pėr kėtė edhe me Presidencėn polake tė BE-sė, me Komisionin Europian dhe vendet anėtare. Pritet qė ky raport tė paraqitet nė Parlament nė fund tė muajit nėntor. Pėr ne ėshtė me shumė rėndėsi qė Parlamenti do tė jetė gjithashtu i pėrfshirė nė kėtė proces. Dhe ne nuk mund tė lejojmė qė disa vende tė BE-sė t’i pėrdorin kėto propozime, nė kėtė situatė, si mjet politik pėr tė ndaluar vendet me numėr tė lartė tė azilkėrkuesve. Ne do tė vendosim kritere strikte se kur vendet e BE-sė, pėr shkak tė numrit tė azilkėrkuesve, tė kenė tė drejtė ta rikthejnė regjimin e vizave”, theksoi eurodeputetja. Pak kohė mė parė sekretari i Shtetit pėr emigracionin belg, Melchior Wathelet, apeloi mbi rreziqet e azilkėrkuesve ndėrsa tha se po aplikohet njė procedurė 15-ditore pėr verifikimin e tyre. Sakaq pėr projektligjin e Komisionit Europian, pėr pezullimin e lėvizjes sė lirė, nuk ka ende njė konsensus nė gjirin e vendeve tė BE-sė. Pėr kėtė qėllim, po punohet pėr tė vendosur kritere shumė tė sakta se kur njė vendi i rikthehet pėrkohėsisht regjimi i vizave ose futet nė “listėn e zezė tė Shengenit”. Shqetėsimi i BE-sė vjen pėr vendet e Ballkanit, pėrfshi Shqipėrinė, ndėrsa rrezikohet njė kthim i mundshėm i regjimit tė vizave. Komisioni i Bashkimit Europian i ka dėrguar njė letėr nėpėrmjet komisioneres Mallstrom tė gjithė ministrave tė Brendshėm tė Shqipėrisė, Serbisė, Bosnjė-Hercegovinės, Malit tė Zi dhe Maqedonisė nė muajin shtator tė kėtij viti. “Nė rrezik janė rezultatet e regjimit pėr liberalizmin e vizave”, shkruan Mallstrom nė letrėn e saj pėr ministrin Bujar Nishani dhe tė tjerėt. Lajmin e konfirmuan mediat italiane dhe agjencia e specializuar pėr ēėshtjet e emigracionit, “Immigrazioneoggi”, por dhe “Stranieri”. Sipas njė verifikimi tė kryer nga Komisioni i BE-sė pėr ēėshtjen e vizave nė tė gjithė zonėn “Shengen”, rezulton se kėrkesat pėr azil tė emigrantėve janė nė rritje qė prej dy vitesh dhe nė veēanti prej dhjetorit 2010, kur pėrfitoi Shqipėria dhe Bosnjė-Hercegovina. Por problem pėrbėjnė edhe vende si Serbia, Maqedonia, Mali i Zi.

Burimi: Gazeta Shqip
  Pėrgjigju Me Kuotė