Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-11-11, 12:12   #139
Kosova19
 
Avatari i Kosova19
 
Anėtarėsuar: 29-11-07
Postime: 801
Kosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuar
Gabim Titulli: Pėrkujtime rreth dijes (Islamike)

Martesa e njėkohshme e pejgamberit me nėntė gra ishte thjesht njė zbatim i instruksioneve dhe i urtėsisė hyjnore. Allahu i patėmeta thotė:


"Kur Zejdi e kreu me tė (dmth u shkurorėzua), Ne ta dhamė atė pėr bashkėshorte, nė mėnyrė qė (nė tė ardhmen) tė mos ketė vėshtirėsi pėr besimtarėt lidhur me gratė e bijve tė adoptuar tė tyre, kur ata tė mos kenė dėshirė t’i mbajnė ato (dmth tė shkurorėzohen). Dhe urdhri i Allahut duhet tė zbatohet. S’ka faj pejgamberi (alejhi selam) pėr atė qė Allahu e bėn tė ligjshme pėr tė. Kjo ka qenė mėnyra e Allahut me ata qė kanė kaluar nga pejgamberėt tjerė". (el-Ahzab)

Duke pėrmendur faktin se ėshtė Allahu ai qė e ligjėsoi pėr tė Dėrguarin e Tij tė martohej me disa gra, Ai shpalli:

"O pejgamber (O Muhamed), vėrtet, Ne t'i kemi lejuar bashkėshortet tua, tė cilave ti ua pagove (prikėn) dhe ata robėr qė ke nė pronėsi, tė cilėt t’i dha Allahu",

e pastaj e kufizoi numrin e bashkėshorteve tė tė Dėrguarit nė nėntė, nga tė cilat i ishte ndaluar tė shkurorėzohej. Allahu i lartėsuar thotė:

"Mbas kėsaj, nuk janė tė lejueshme pėr ty gra tjera e as t’i ndėrrosh ato pėr gra tjera, edhe nėse bukuria e tyre tė tėrheq". (el-Ahzab)

Prandaj, tė gjitha martesat e pejgamberit (alejhi selam) ishin kėrkuar nga urdhri hyjnor. Nuk bėn tė krahasohen rastet tjera me atė tė pejgamberit (alejhi selam). Kjo ēėshtje qe kufizuar vetėm nė tė Dėrguarin e Allahut. Kurrkujt nga umeti musliman nuk i ėshtė lejuar tė martohet me mė shumė se katėr gra me arsyetimin se pejgamberi (alejhi selam) u martua me nėntė gra.

Ata qė kritikojnė pejgamberin e Islamit dhe i etiketojnė muslimanėt si epshorė, janė qartėsisht tė gabuar. Ēka ėshtė edhe mė keq ėshtė se nė gjejmė muslimanė qė hedhin akuza sharėse ndaj pejgamberit (alejhi selam) dhe e marrin temėn e martesave tė tij pėr shaka. Sikur tė hynte besimi i vėrtetė nė zemrat e tyre, ata nuk do tė lejonin qė mendimet e tilla tė zėnin vend nė mendjet e tyre. Sikur ata tė shqyrtonin me kujdes rrethanat e secilės martesė, do tė mendonin ndryshe.

Pejgamberi lidhi martesat ose pėr tė mbrojtur dhe pėrkujdesur pėr njė vejushė, ose pėr t’i ngushėlluar familjet zemrat e tė cilėve qenė thyer nga vdekja e babait tė tyre tė dashur, ose pėr tė ēimentuar lidhjet e dashurisė me fisin e bashkėshorteve tė tij, ose pėr tė nderuar njė grua qė kishte pėrmbushur urdhrin e Allahut dhe kundėrshtoi traditat e shoqėrisė sė saj duke u martuar me njė rob mė parė sesa me njė zotėri, duke kėrkuar me kėtė kėnaqėsinė e Allahut.

Sikur pejgamberi tė ishte epshor, do tė zgjidhte tė martohej kur ishte nė lulen e rinisė sė tij, nė kulmin e dėshirės seksuale. Mirėpo, ai u martua me disa gra vetėm mbasi u plak, kur dėshira e tij pėr gruan ishte dobėsuar. Nė moshėn njėzetepesė vjeēare, ai ishte i martuar me vetėm njė grua, Hadixha bin Khuwejlid (Allahu qoftė i kėnaqur me tė), e cila ishte pesėmbėdhjetė vjet mė e moēme se ai. Ajo ishte dyzet vjeēe ndėrsa ai ishte vetėm 25 vjeē. Ai mbeti me tė, derisa ajo vdiq.

Poligamia e pejgamberit
Burimi: www.mburoja.net

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Kosova19 : 22-11-11 nė 12:12
Kosova19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė