Titulli: Lajme Aktuale....
Turqia kėrkon anėtarėsimin nė BE
Gyl vizitė tre ditore nė Britaninė e Madhe
E marte 22 Nėntore 2011 11:24 Presidenti Turk, Abdullah Gyl, deklaroi se vendi i tij vazhdon tė dėshirojė anėtarėsimin nė Bashkimin Europian, pavarėsisht krizės sė Eurozonės.
Gyl, i cili mbėrriu tė dielėn nė njė vizitė 3-ditore nė Britaninė e Madhe, deklaroi pėrpara nisjes, se anėtarėsimi i vendit tė tij do tė ishte mbi tė gjitha i dobishėm pėr vetė Bashkimin Europian, pėr shkak tė qėndrueshmėrisė dhe dinamizmit tė ekonomisė turke.
Kreu i shtetit turk do tė takohet me kryeministrin David Cameron gjatė kėsaj jave Siria pritet tė jetė gjithashtu njė prej temave kryesore tė bisedimeve.
Turqia ėshtė parė si njė urė tė rėndėsishme midis vendeve perėndimore dhe myslimane nė Lindjen e Mesme dhe Azi, dhe gjithashtu ka njė ekonomi, e cila aktualisht ka njė normė tė rritjes 6,6%. Londra zyrtare e ka mbėshtetur kandidaturėn turke dhe ka qenė njė prej nismėtareve tė hapjes sė bisedimeve nė vitin 2005. Nėse do tė anėtarėsohet, Turqia do tė jetė vendi i parė i Unionit me shumicė muslimane.
Megjithatė, pėrpara se njė hap i tillė tė ndėrmerret, mbetet pėr tu zgjidhur problemi shumė delikat i Qipros sė veriut, ku autoritetet turke kanė instaluar njė shtet tė njohur vetėm prej tyre, pas njė lufte tė shkurtėr nė vitin 1974. Nė kushtet aktuale, duket pothuajse e pamundur qė Qiproja, njė vend anėtar i BE-sė, tė japė aprovimin e tij pėr anėtarėsimin.
Nė bazė tė ligjeve tė BE-sė, ēdo vend anėtar duhet tė ratifikojė anėtarėsimin e njė shteti tė ri, nė mėnyrė qė tė ai tė pranohet nė bashkėsinė e pėrbashkėt./abc/
|