Titulli: Behgjet Pacolli dhandrri i Rusis po ja fal Trepqen Anglezve
Pacolli nderohet me Gusi Peace Prize International
E mėrkure 23 Nėntore 2011 19:17
Nė prani tė autoriteteve mė tė larta tė shtetit tė Filipineve dhe qindra tė ftuarve nga shtetet tė tjera tė Azisė, zėvendėskryeministri Behgjet Pacolli tė enjten do tė marrė ēmimin e paqes, nga Fondacioni Gusi Peace Prize International.
Pacolli do ta marrė kėtė ēmim me motivacionin, pėr kontribut nė ekonomi, qeverisje, dhe angazhim humanitar qė nga pėrkujdesja pėr fėmijėt jetim, deri te lirimi i pengjeve nė Afganistan, njofton Zyra pėr informim e zv/kryeministrit.
Madje njėri prej pengjeve tė liruar nė vitin 2004 nė Afganistan, nga ana e Pacollit siē theksohet nė komunikatė ishte edhe diplomati filipinas Anglitoo Nayan, qė ishte zėnė peng bashkė me kosovaren Shqipe Hebibi.
Pėrveē zėvendėskryeministrit Pacolli, ky ēmim do tu ndahet edhe James R. Mancham, ish president i Republikės sė Seychelles, me motivacionin pėr aftėsi politike, dhe prof. Amos C. Saėyer, ish president i Liberisė, me motivacionin ndėrtimi i paqes nė Liberi dhe nė kontinentin e Afrikės, njoftohet mė tej.
Deri mė tani, ēmimi Gusi Peace Prize International, u ėshtė ndarė 16 personaliteteve nga e tėrė bota, qė vijnė nga fusha tė ndryshme, politika, biznesi, aktivizmi shoqėror, shkenca, letėrsia, etj. Ky ēmim me traditė jepet prej 12 vjetėsh, dhe shėnon njė nga ngjarjet mė tė mėdha nė jetėn publike tė Filipineve, thuhet nė komunikatė.
Zyra pėr informim e Pacollit, po ashtu bėn me dije se nė mėngjesin e sė mėrkurės, flamuri i Kosovės ka valuar pėr herė tė parė nė sheshin mė tė madh publik tė Manilas, nė prani tė autoriteteve tė larta tė shtetit, kryetarit tė bashkisė sė Manilės, etj., nė shenjė mirėseardhje pėr zv/kryeministrin e Kosovės.
Filipinet, njė shtet prej mbi 100 milionė banorė, nuk e ka njohur ende Kosovėn, ndaj ky gjest siē theksohet nė komunikatė ka krijuar vėmendje tė madhe publike rreth figurės sė Pacollit.
Marrja e ēmimit nuk ėshtė e vetmja arsye pse zoti Pacolli gjendet nė Manila. Prej kėtej ai, siē ėshtė paralajmėruar, do tė ndėrmarrė njė turne lobimi nė vendet fqinjė, si Tajlanda,Brunei, Indonezia etj, pėrfundon komunikata. /Zėri
|