26-11-11, 13:32
|
#2
|
Anėtarėsuar: 02-02-05
Postime: 16,716
|
Re: Superioriteti dhe Inferioriteti
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zero Cool
Ka shume persona qe per arsye te ndryshme arrijn te ndjehen inferiore apo superiore ndaj personave te tjere.
Te ndjehesh superior apo inferior ndaj nje personi, shoku/qe, motres a vellait, kolegut/es se punes apo thjeshte bashkebiseduesit, cfare eshte kjo ? Fenomen i adoleshenteve apo semundje e te rriturve?
Mendoni se esht nje gje e mire te besh tjetrin te ndihet inferior vetem per ta lenduar apo per te arritur disa qellime dhe te dukesh si me i mire ne syte e te tjereve pa marre parasysh lendimin e personave?
Sa eshte e perhapur kjo dukuri ne rrethin ku jetoni?
Diskutim te kendshem.
|
Teme e qelluar ZC, shpesh kam menduar per kete dukuri te ne.
Une po mendoj se superioriteti/inferioriteti eshte shenderuar si model i sjelljes pikerisht per tu dukur me i mire/i rendesishem/i mencur/vendimmarres e tj. dhe vetem e vetem per ti arritur qellimet e veta.
Keta njerez kete qellim e arrijne vetem ne saje te lendimit te personave te tjere dhe pas ketij "triumfi" provizor arrijne kenaqesine/ushqimin shpirteror , mbushen me energji per rreninim e "pengesave" te rradhes derisa te arrijne te caku te cilin ia kane caktuar vehtes.
Mua kjo dukuri me kujton vetem e vetem kohen e presioneve te regjimit serb nen ndikimin e te cileve jemi rritur dhe kemi mbijetuar. Prandaj jam shume e ndishme ne sjellje te tilla nga ana e personave te cilet na rrethojne ne jeten e perditshme dhe konsideroj se eshte shume e dhimshme qe kjo menyre e komunikimt te cilen e kinsideroj vetem si trashegimi nga ata qe deshen te na shkaterrojne si komb, behet model merrni me mend model sidomos nga ana e njerezve qe pretendojne ta udheheqin kombin tone.
Eshte shume tragjike kur njerez pa dashuri marrin obligim qe te punojne me dashuri per kombin dhe shtetin.
Eshte shume tragjike kur njerez pa dashuri e ne emer kinse te dashurise, me superioritetin/inferiotetin e tyre rrenojne cdo gje te bukur te te afermit e tyre, shoket, miqte, bashkepunetoret e tj. Keshtu mbytet shpresa e njeriut, guximi, aftesia, e shume cka tjeter, keshtu mbyten vlerat.
Neqoftese dikush me thote se kjo ka te beje me "luften" per mbijetese, kjo nuk eshte e vertete. Njeriu nuk duhet te jete i keq ndaj tjetrit per te mbijetuar vete. Njeriu edhe me miresi mbijeton dhe me miresi ndikon qe edhe te tjeret miresine dhe sinqeritetin ta kene model te komunikimit, punes dhe suksesit.
Habitem se si njerezit te cilet kane per obligim te rrezatojne me miresi ne menyre qe kjo te behet model i jetes per te gjithe, veprojne krejt ndryshe dhe perpiqen te promovojne teori te individualizmit ne shoqeri.
ZC teme shume e mire, xixe vallahi
__________________
Ėndrrat e mia dua ti fal vetem ty!
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Domira : 26-11-11 nė 13:36
|
|
|