Titulli: New York Times: Bankat po pėrgatiten pėr falimentimin e Euros
***
O njerez,
vertete shume njerez te egjer kishim qelluar.
Mjafton te permendesh nje shprehje dhe permenjehere fillojne zenkat, sharjet...
Sistetim bankaro-financiar islam, pra, banka pa interes, ka edhe ne perendim. Megjithese ato jane te vogla (pernga kapitali), te gjithat funksionojne me sukses.
Kete s'po e them une nga vetja por keshtu kane thene ekspertet e kesaj lemie (eshte folur hollesisht neper media).
Kurse, sa i perket sistemit perendimor - bankat qe punojne me interes/kamate - jane e keqja me e vogel. Ne kete rast falimentimi eshte i sifurte, ama jo shume i shpejte...
E keqja ka filluar gjat periudhes se qeverisjes se Reaganit ne SHBA dhe Margaret Thatcherit ne Britani, e cila me pastaj eshte perhapur ne gjithe rruzullin tokesor.
Ndryshimi i ligjit per bankat i ka sjellur dy risi, te cilat falimentimin e pershpejtojne aq shume sa qe mund ta quajme katapultim.
Dy jane me kryesoret me kete rast:
1. Lejimi qe bankat te luajne komar/bixhoz (manipulimi neper bursa) dhe me e keqja
2. ...eshte se ato kane mundesi te luajne ne te thate (blejne dixka pa pasur fare te holla).
Ne kete menyre, vetem mbrenda nje dite, levizin (e nderrojne pronarin) 2 bilione (2000 miliarde) euro
Se sa eshte bixhozi/komari/ruleti i rrezikshem mund ta dijne vetem ata qe kane lozur vet apo e njohin ndonje qe e ben kete.
Bankat, pra, jo qe e shfrytezojne ligjin deri ne maksimum, por edhe shkojne shume larg pertej.
Nje banke, e cila nuk ka te drejte te loze direkt bixhoz (te bleje e te shese neper bursa si te doje) krijon nje banke tjeter fiktive, e cila quhet "Bankė hije" (Schattenbank). Kjo pastaj i kryen ato punet e pista...per maksimim te fitimit ose humbje totale...
"Banka hije" ne realitet nuk posedon fare kapital. Ajo financohet (tinėz) nga vet banka qe e ka krijuar...
"Banka hije" (Schattenbank) pastaj vazhdon te lozė tutje...Dhe, kur i shpenzon te hollat qe i ka ne disponim, luan ne te thate (gjermanisht i thuhet Lehrkauf).
Blerja e zbrazte apo e thate funksionon keshtu:
Je duke lozur (ta zeme) poker.
Tash, i ke letrat e mira dhe gjasa per te fituar, por nuk ke kapital per "me i mshue truēit", e thua:
"S'kam pare, ama Filani m'i jep, du m'i m'shu bankes".
Ky, pra, i mshon bankes (atyre pareve qe gjinden mes tavolines) dhe, nese fiton - fiton. Nese humbe, jo vetem humbe e falimenton por edhe hyn ne borxh qe s'mund ta ktheje kurrnjehere. Sepse ai "Filani", ne emer te te cilit ka lozur ky as qe ka ekzistuar...
Pra, sistemi i tanishem bankaro-financiar eshte i predestinuar per te humbur, falimentuar...kurse, shtetet/qeverite nuk kane asnje mjet te vetem per ta parandaluar kete.
***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
|