Policė serbė pėr Tetovėn dhe Strugėn
Policė serb do tė patrullojnė nė disa qytete me shumicė shqiptare nė Maqedoni, sic janė Tetova dhe Struga.
Ministrja e Brendshme maqedonase, Gordana Jankullovska dhe kolegu i saj serb, Ivica Dacic, nė Beograd kanė nėnshkruar marrėveshje pėr bashkėpunim policor me tė cilėn parashihet qė policė serbė tė patrullojnė gjatė sezoneve turistike nė qytete tė Maqedonisė dhe anasjelltas.
Dy vendet po ashtu mund tė shkėmbejnė forca policie nė situata tė caktuara, sidomos ato tė rrezikut tė lartė. Me kėtė marrėveshje nuk pajtohen shumė qytetarėt dhe politikanė shqiptarė tė opozitės.
Ne nuk kemi asgjė kundėr bashkėpunimit rajonal ,por ėshtė sinjifikative gatishmėria e Qeverisė sė Maqedonisė qė tė bashkėpunoj vetėm me qeverinė e Serbisė dhe nuk ėshtė njė punė qė i vjen erė e mirė.
Mendoj qė kėta shqiptarė qė janė nė qeveri pak mė thellė duhet tė jenė tė interesuar qė ky bashkėpunim mos tė jetė fryt i qėndrimit tė pėrbashkėt sepse tė dy qeveritė janė anti shqiptare, tha Menduh Thaci, kryetar i PDSH-sė.
Policia e Maqedonisė muaj mė parė ka nėnshkruar me Serbinė edhe njė marrėveshje tjetėr tė rėndėsishme sic ėshtė ajo pėr lėvizjen e qytetarėve pa pasaporta.
Ndėrkohė qė mėsohet se njė marrėveshje e ngjajshme me Shqipėrinė nuk pritet tė arrihet para vitit 2013 edhe pse Shqipėria i plotėson tė gjitha kushtet e nevojshme.
Mesazhi.com