Barca, vetėm pesė gola
Barcelona ka shėnuar fitore tė lartė prej 5-0 kundėr Levantes nė Camp Nou, nė njė takim ku ka mundur tė shėnojė edhe disa gola tė tjerė.
Mesfushori Cesc Fabregas e filloi serinė e golave pas asistimit tė Andres Iniestas (4), ndėrsa i njėjti lojtar e shėnoi edhe golin e dytė pas njė harkimi tė Xavit (33).
Joan Isaac Cuenca e vendosi rezultatin e pjesės sė parė (37), ndėrsa edhe nė kėtė gol ishte pjesėmarrės Iniesta, i cili e bėri asistin.
Nė gjysmėn e dytė i erdhi radha tė shėnonte Lionel Messit (55), i cili pas njė korneri tė shkurtuar u asistua nga Daniel Alves, pėr tė arritur shifrėn prej 17 golave nė La Liga kėtė edicion, po aq sa ka edhe Cristiano Ronaldo.
Messi i ndihmoi Alexis Sanchezit ta shėnonte golin e pestė pėr katalunasit (61) dhe ky ishte goli i fundit nė kėtė takim, pasi nė vazhdim lojtarėt mysafirė ishin me fat qė nuk pranuan edhe disa gola tė tjerė, duke qenė se Blaugranėt humbėn shumė raste shėnimi deri nė fishkėllimėn e fundit tė gjyqtarit.
Para derbit mė tė madh nė botė, el Clasico, qė zhvillohet tė shtunėn me 10 dhjetor nė Santiago Bernabeu, diferenca e pikėve mes Real Madridit dhe Barcelonės ėshtė tre, ndėrsa Los Blancos kanė njė ndeshje mė pak tė zhvilluar.