Puyol i gatshėm pėr el Clasico
Kapiteni i Barcelonės, Carles Puyol, pritet qė tė jetė i gatshėm pėr supersfidėn e fundjavės sė ardhshme ndaj Real Madridit, pėrkundėr faktit qė pėsoi njė dėmtim tė lehtė ndaj Levantes tė shtunėn mbrėma.
Mbrojtėsi spanjoll ishte rrėzuar kur u pėrplas me Arouna Konen gjatė pjesės sė parė dhe ėshtė dashur tė zėvendėsohej nga Dani Alves nėntė minuta para fundit tė pjesės sė parė.
Sidoqoftė, EFE raporton se zėvendėsimi i Carles Puyol ishte si masė parandalimi tė njė dėmtimi tjetėr nga Barcelona. Kėshtu, Puyol do tė jetė nė gjendje qė ta udhėheqė ekipin nė betejėn e madhe nė Santiago Bernabeu fundjavėn e ardhshme.
Lajmi pėr rikthimin e Puyol pėrbėn njė shtytje tė madhe pėr Barcelonėn, pasi gjashtė disfatat e fundit katalanasit i pėsuan pa prezencėn e kapitenit tė tyre.