Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-12-11, 20:15   #28
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Koha e kaluar, e lumtur e thjeshte apo e komplikuar???

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Murgesha Shiko postimin
Tė tregojmė pak a shumė pėr ndjenjat tona nė tė kaluarėn, pėr sukseset dhe mos sukseset tona.
Shpresoj se tė gjithė kemi ēka tė themi, dhe sigurisht nė momente tė caktuara e kaluara, lumturon, vran, kthjel sjell pendim apo krenari.
Tja bėjmė njė riciklim jetės tonė dhe bashkėrisht tė konkludojmė pėr jetėn tonė me pyetje si p.sh.
A jeni sot mė tė lumtur se atėherė, apo mė tė vuajtur?
A do t`i bėnit prapė po tė ish mundėsia disa gjėra???
A po do ta harronit tė kaluarėn sikur kurrė mos tė kishte egzistuar.

Asnjėherė nuk qenkam pėrgjigjur

1. As nuk jam mė e vuajtur e as mė e lumtur, mund tė them jam mė e plotėsuar edhe me vuajtje edhe me lumturi. Sot me ėndje kujtoj lumturitė qė mė solli jeta, tė ėmbla mė duken vuajtjet e atėhershme psh: me shku nė shkollė tmerr e torturė kur kisha mėsim paradite e thoja kurr svje dita me pėrfundu ky shkollim; pėr atė shumė simpatikun qė mė rrinte gjithė parasyve, qė e ėndėrroja e mė dukej kush si unė nuk o ka vuan; pėr komentet e librave pesimiste, "Nga jeta nė jetė Pse", "Ura e Psherėtimave", "Lulja e Kujtimit", "Sikur tė isha djalė" apo ndonjė tjetėr qė na ēmendnin nė atė kohė e qė fshehurazi i kishim lexuar e nė diskutimet me shoqen a shokun, komentonim vrragėt qė kishin lėnė tek ne, bile shpesh mė kujtohet sa me shqetėsimin e pata lexu Pse-nė e Sterjo Spasses se pat nisė me qarkullu diskutimi mes shokėve e shoqeve se kush e lexon atė libėr vėshtirė e ka me i ikė tundimit pėr tu vetėvrarė. Kjo pėr adoloshencėn..

Pastaj erdhėn lumturi e vuajtje pak mė tė mėdha se kėto, siē ėshtė dashuria e parė humbja e saj, dhėnia e provimeve, dalja me shoqėri (kuku po kiamet o konė me dalė nė Korzė, menxi njė herė nė javė qė mė lejohej, dhe ate me lutje e me tregim se kush e kush kemi me dalė, sa kemi me nejt, nuk ishte atėherė koha e sotme, qysh dalin qikat sa herė tė dojnė, ncuk) edhe ate deri nė njė ėmbėltore se vetėm te "pamoralshmet" nė atė kohė shkonin nė kafiqa! Dikur erdhi edhe dashuria e vėrtet tė cilėn e kam dhe e ruaj me xhelozi tė madhe
Vjen martesa, lindja e fėmiut tė parė, belbėzimi i tij i parė, hapi i parė o zot po prekja qiellin me dorė nga lumturia.
Bashkė me gėzimin pėr fėmiun lindėn edhe brengat, a do tė jem nėna mė e mirė nė botė, a do tė di ta kapi ēastin kur fėmijėt kan mė sė shumti nevojėn time, sė fundi a janė tė kėnaqur ata qė pikėrisht jam unė nėna e tyre??

2. Valla me gjithė qejf i kisha bėrė sėrish ato qė kan shku e nuk kthehen mė. Pra kam nostalgji tė dal bre edhe njėherė e tė luaj "Kile" a "Symshelsa" me fėmijėt e lagjes, sikur atėherė kur kishim vetėm njė hall, tė ikim nė shtėpi tė mbushim barkun bukė e ti kthehemi lojės!

3. Sigurisht qė shumė ēaste tė imta kam harru por ato mė kryesorėt nuk i harroj dot. Grryejnė e lumturojnė, por janė jeta ime dhe si tė tilla kogja si shpesh i kujtoj e pėrpunoj!
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė