Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-12-11, 21:35   #17
Llapi
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-03-04
Postime: 221
Llapi me shokė shumeLlapi me shokė shume
Gabim Re: Arrihet marrėveshja pėr pikė-kalimet apo kufijtė me Serbinė?

SHBA: Marrėveshja avancon Kosovėn si shtet

Nga Express 06 Dhjetor 2011 19:20

Ambasada e Shteteve tė Bashkuara nė Prishtinė mirėpret marrėveshjen e arritur sė fundi pėr menaxhimin e integruar tė kufijve ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, duke vlerėsuar se ajo mbron dhe avancon interesat e Kosovės si shtet sovran dhe i pavarur.

Pėrmes njė komunikate pėr media Ambasada e SHBA-sė vlerėson se siē ka qenė rasti edhe me marrėveshjet e tjera tė arritura brenda kornizės sė dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit tė lehtėsuar nga BE-ja, Qeveria e Kosovės ka treguar maturi dhe fleksibilitet nė arritjen e kėsaj marrėveshjeje me Serbinė.

“Ajo mbron dhe avancon interesat e Kosovės si shtet sovran dhe i pavarur”, thuhet nė komunikatė.

Mė tutje, thuhet se marrėveshja pėr menaxhimin e integruar tė kufijve (MIK) mbėshtetet nė mirėkuptimin e shtatorit 2011 ndėrmjet Kosovės dhe BE-sė e KFOR-it, qė ka vendosur kontrollin doganor dhe kufitar nė pikat veriore kufitare tė Kosovės dhe ka garantuar qė Kosova do tė ushtrojė kontroll mbi tė gjitha kalimet e saj kufitare.

“Marrėveshja pėr MIK po ashtu siguron qė zyrtarėt doganorė dhe kufitarė tė Kosovės do tė qėndrojnė nė portat veriore pėr tė ushtruar mandatin e tyre sipas ligjit tė Kosovės”.

Ambasada e SHBA-ve vlerėson se tash ėshtė koha qė edhe bllokadat e tjera ilegale tė rrugėve nė pjesėn veriore tė Kosovės tė hiqen, sepse atop janė bėrė pengesė pėr tė gjitha institucionet.

“Ato bllokada tė rrugėve po pengojnė KFOR-in dhe EULEX-in pėr tė ushtruar pėrgjegjėsitė e tyre anekėnd Kosovės nė pajtim me mandatet e tyre pėrkatėse. Shtetet e Bashkuara kanė qenė tė qarta se duhet tė ketė liri tė lėvizjes pa kusht kudo nėpėr Kosovė pėr tė gjitha organizatat ndėrkombėtare dhe pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės”, pėrfundon komunikata
Llapi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė