Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-12-11, 09:16   #5
Kosova19
 
Avatari i Kosova19
 
Anėtarėsuar: 29-11-07
Postime: 801
Kosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuar
Gabim Titulli: Citate nga dijetaret islam

Agjėrimin i Ditės sė Ashures
Shkruar nga Zejn-ud-Din bin Rexheb el-Hanbeli

Imam Zejn-ud-Din bin Rexheb el-Hanbeli (vdiq nė vitin 795): Agjėrimi i ditės sė Ashures (d.m.th ditėn e dhjetė tė muajit Muharrem) nga Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) kaloi nėpėr katėr faza:


E para: Ai e kishte zakon tė agjėrojė atė ditė nė Meke, por pa i urdhėruar njerėzit qė tė agjėrojnė. Buhariu dhe Muslimi transmetojnė nga Aisha (radija Allahu anha) e cila ka thėnė: “Ashura ishte ditė qė Kurejshitėt e kishin zakon ta agjėronin qė nga periudha e injorancės. Kėtė e bėnte edhe Profeti (sal Allahu alejhi ue selem). Kur mbėrriti nė Medine, ai vazhdojė ta agjėrojė atė, por i kishte urdhėruar edhe njerėzit qė tė agjėrojnė. Ndėrsa agjėrimi i Ramazanit u bė obligim, ai filloi tė agjėronte atė nė vend tė ditės sė Ashures. Kushdo qė dėshironte i lejohej tė agjėronte e kush nuk dėshironte nuk agjėronte.” Buhari (2002) dhe Muslim (1126).


E dyta: Kur Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) mbėrriti nė Medine dhe pa se si ēifutėt e agjėronin dhe e respektonin ketė ditė, ai e agjėronte atė dhe i urdhėroi njerėzit pėr tė njėjtėn gjė. Agjėrimi ishte aq i preferuar, saqė ata i shtynin edhe fėmijėt tė agjėronin.


Ibn Abbasi (radija Allahu anhu) ka thėnė: "Kur i Dėrguari i Allahut erdhi nė Medine, i gjeti ēifutėt duke agjėruar 'Ditėn e Ashures'. I Dėrguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) u tha atyre: "Ēfarė ėshtė kjo ditė qė ju po e agjėroni?" Ata thanė: "Kjo ėshtė njė ditė e madhėshtore. Nė kėtė ditė Allahu shpėtoi Musain me popullin e tij dhe e fundosi Faraonin sė bashku me popullin e tij. Musai (alejhi-selam) e agjėronte kėtė ditė si shenjė falėnderimi dhe ne tani e agjėrojmė kėtė ditė." Atėherė i Dėrguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) tha: "Ne kemi mė shumė tė drejtė nė Musain se sa ju dhe ne jemi mė afėr tij se sa ju.” Si rezultat i kėsaj, i Dėrguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) e agjėronte kėtė ditė dhe i urdhėroi njerėzit qė ta agjėrojnė." Buhari (2004) dhe Muslimi (1130).


Dijetarėt nuk janė tė pajtuar se a ishte agjėrimi i "Ditės sė Ashures" i detyrueshėm apo i rekomanduar; e gjithė kjo para obligimit tė Ramzanit. Ebu Hanife ėshtė i mendimit se agjėrimi ishte i detyrueshėm nė atė kohė. Ky ėshtė gjithashtu mendimi i Imam Ahmedit dhe i Ebu Bakr el-Athramit. Shafiu ka thėnė se, tė agjėruarit e ditės sė Ashures ishte i preferuar dhe jo i detyrueshėm. Kėtė mendim e kanė shumė nga kolegėt tanė dhe tė tjerėt.

E treta: Pasi u obliguar agjėrimi i Ramazanit, Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) nuk i urdhėronte mė Sahabet qė tė agjėronin kėtė ditė dhe nuk i jepte aq rėndėsi si mė parė, gjė e cila u pėrmend nė hadithin e Aishes (radija Allahu anha) tė cilin e theksuam mė lartė.



E katėrta: Nė fund tė jetės sė tij, Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) vendosi qė tė mos e agjėrojė Ditėn e Ashures pa agjėruar njė ditė me tė pėr tu dalluar nga Ithtarėt e Librit. Ibn Abbasi (radija Allahu anhu) ka thėnė: "Kur i Dėrguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) agjėronte Ditėn e Ashures dhe urdhėroi shokėt e tij pėr tė bėrė kėtė, ata thanė: "O i Dėrguari i Allahut, kjo ditė madhėrohet nga ēifutėt dhe tė krishterėt." Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) tha: "Vitin e ardhshėm, nėse Allahu dėshiron ne do ta agjėrojmė edhe ditėn e nėntė." Por i Dėrguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) vdiq para se tė vjen kjo ditė. ' Muslimi (1134).

Prej atyre qė mendojnė se duhet agjėruar ditėn e nėntė dhe tė dhjetė (tė muajit Muharrem) ėshtė Shafiu, Ahmedi dhe Is'hak bin Rahoja; ndėrsa Ebu Hanife ishte i mendimit se duhet agjėruar vetėm ditėn e dhjetė.

Kontrolloi: Usame Morina
Burimi: Lata’if-ul-Ma“arif, faqe. 68-72
__________________
"Ringjalleni tė vėrtetėn duke e pėrhapur dhe duke e pėrkujtuar, mbyteni tė kotėn duke e refuzuar dhe duke e bojkotuar" nga vllau ynė Muhamed et-Temmimi.
Kosova19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė