Tema: Reflektime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-12-11, 14:34   #147
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Reflektime

Vlera mė e madhe e budallenjve nė shoqėrinė e sotme



Akuzave tė pabaza rreth budallenjve u shtohet dhe padrejtėsia shkencėrisht e gabuar ku kėta shikohen si tė pavlerė, pengues tė shoqėrisė sė sotme apo parazitė. Ndoshta shumė herė shprehimisht urojmė pėrsėri nė mėnyrė tė gabuar qė kėta tė mungojnė mes nesh.


Problemi me budallenjtė nuk ėshtė i thjeshtė nėse sė pari marrim parasysh vendin e qėndrueshėm dhe krejtėsisht tė nevojshėm qė kėta luajnė nė diferencializimin e klasave shoqėrore.Kėshtu budallenjtė ndahen nė dy kategori krejtėsisht tė ndryshme nga njėra tjetra, veē tė dyja kėto kategori i pėrgjigjen tė njėjtave ligje shoqėrore – diferencializimit.

Kategoria e parė, pėrfshin budallenjtė tė vendosur nė klasat e ulėta tė shoqėrisė.

Sesa e vlefshme ėshtė kjo kategori njerėzish, e kotė ta diskutojmė. Do na duhet tė theksojmė gjithsesi se pa tė shfrytėzuar, nuk mund tė ketė zhvillim. Duke folur nė gjuhėn e shkencave shoqėrore, pa kėta nuk do kishte ndarje klasore, sepse nė vend tė pabarazisė, do kishim barazi. E njėjta gjė vlen edhe kur kjo ndarje e shoqėrisė sigurohet mbi nivelin e nevojshėm, domethėnė, sikur tė gjithė tė ishin tė zgjuar, atėherė pėrsėri nuk do kishim qytetėrim, do tė ishte njėsoj sikur tė gjithė tė ishin budallenj. Qytetėrimi sigurohet vetėm nėpėrmjet ekzistencės kategorike tė tė dy grupeve, si tė menēurve, ashtu dhe budallenjve. I privuar qoftė prej njėrės nga dy degėt e tij, qytetėrimi rrėzohet pėrfundimisht.

Nė vazhdim pra, pėrmes teorisė tė diferencializimit shoqėror, pa kontributin esencial tė budallenjve, qytetėrim nuk ka. Kėshtu, mė sė pari duhet tė njihet vlera e madhe shoqėrore e budallenjve. Madje nė sociologji, kjo vlerė njihet shkencėrisht.
Diskriminimi ndaj budallenjve vjen si rezultat i rendimentit tė kategorisė sė dytė ku ata pėrfshihen, e cila ėshtė mė e bezdisshme se e para, por dhe kjo pėrfshirje e tyre bėhet e tillė nėse kalon kufijtė e llogjikės dhe shndėrrohet nė lėvizje antisociale dhe antishkencore. Kėtu pra, akuzohen budallenjtė e kategorisė sė dytė, ata qė mbajnė poste tė larta nė rendin shoqėror.

Ky gjykim i situatės, shmang krejtėsisht njė padije tė funksionimit diferencial shoqėror, i cili pėrmblidhet nė rregullin elementar “Pėr 10 budallenj, duhet njė i menēur”, “pėr 10 tė paaftė, njė i aftė”. Ky fenomen, tipik klasik, tepėr i vjetėr shekullor, ekziston pėr aq kohė sa ėshtė nė jetė dhe shoqėria njerėzore, qė nga fillimet e njerėzimit. A bėhet tė jetė fenomeni nė fjalė thjesht “rastėsor”? Po rastėsi konsiderohet ēdo gjė qė truri i njeriut nuk e kap dot. Asnjėherė veē, nuk ėshtė konsideruar rastėsi ai ēka quhet rregulli themeltar i diferencimit shoqėror. Dhe susta psikologjike siguruese e aleancave tė atyre qė janė “poshtė”, ndaj atyre qė janė “lartė” ėshtė njėherėsh e dhėnė sipas ressentiment.

Aleanca e budallenjve, nuk ėshtė gjė tjetėr veē njė organizim mekanik sipas parimit tė “pėrpjekjes mė tė vogėl” nė mėnyrė qė tė luftojė njė forcė mė tė madhe tė pėrfytyruar tek njė grup oligarkik apo te njė njeri i vetėm. Ky organizim, i kufizuar nė shtrirje, ėshtė emėrtuar prej termit sociologjik si “klikė”.
Ėshtė e lindur tendenca e budallait, shumė shpesh madje e kthyer nė mani, qė tė pėrfshihet nė lėvizjet sa mė tė forta, sa mė tė shumta, nė organizata shoqėrore tė ēdo lloji e natyre.Kjo tendencė shpjegohet sė pari pėrmes lehtėsisė tė tufėzimit, (grupimit) tė cilit i nėnshtrohet si pasojė e mungesės sė individualitetit. (Prej kėsaj tendence rrjedh dhe urrejtja ndaj individėve apo individualistėve).

Arsyeja e dytė ėshtė paniku kafshėror individualist prej tė cilit pėrfshihet vazhdimisht, dhe frika e arsyeshme se mund tė pėrmblidhet nė ēfarėdo lloj proletariati. Kėto tendenca, janė afėrsisht fakte tė pathyeshme pėr tė vėrtetuar cungimin shpirtėror tė dikujtNė kėtė mėnyrė krijohen flukse tė larta rrymash budallenjsh qė vėrshojnė nėpėr organizata tė ēdo lloji. Nėse kėto organizata, janė mbrojtėse tė interesave, atėherė arrijnė ta ruajnė tė paktėn mbrojtjen qoftė sipėrfaqėsore tė interesave qė kanė. Po nėse kėto organizata janė tė natyrės shpirtėrore, me kalimin e kohės degjenerojnė nė budallo-adhurim.

Kėtij fenomeni tė fundit i janė nėnshtruar psh degjenerimi i masonerisė, Lidhjet e kudondodhura Roteriane, akoma sė fundi dhe ajo...Organizata e Kombeve tė Bashkuara! Pra sipas tė dhėnave mė sipėr, tendenca shtytėse e budallenjve drejt organizatave tė ēdo lloji dhe natyre dhe tufėzimit tė tyre me mani, antindividualizmi dhe grupimi pa ndėrhyrje tjetėr, na jep shembujt e ekonomisė sė drejtuar nė shembujt e socializmit, apo komunizmit. (tė tjerė janė ata qė shfrytėzojnė teori tė tilla gjithsesi).

Nė kėtė mėnyrė, mė tej mund tė shpjegohet pėrzgjedhja rigorozisht dhe rreptėsisht e budallenjve nė krye tė organizatave shoqėrore, tė cilėt pėrmes dhunės politike arrijnė tė mbizotėrojnė dhe si sistem ekonomik apo politik. Po nga ana tjetėr, kritikat, privilegje e atyre personave qė zotėrojnė njė llogjikė tė fortė, tė drejtuara ndaj udhėheqėsve tė organizatave tė tilla, janė krejtėsisht tė padėshirueshme.
Sepse e ushtruar nga tė tjerė, bie ndesh me pushtetin e budallenjve, apo tė atyre qė mbajnė njė pozitė tė tillė interesi qė i bėn tė ndjeshėm ndaj mendimit kritik. Mungesa e mendimit individual, lėvdatat, keqdashja (shikoni mė poshtė) i bėjnė kėto situata, ideale pėr tu klasifikuar si tė zotėruara prej budallenjve. Pėrsėri tendenca e paluftueshme qė budallenjtė kanė tė mblidhen nė tufėzim, pėrmes shfaqjeve publike, tė ushqyera prej radiove, televizionit, modės, dhėnies sė vlerėsimeve (diplomave, medaljeve) japin njė pikturė tė pėrgjithshme si shfaqje budallėku dhe pėrmes asaj ēka pamė mė lart, janė tė vetkuptueshme.

III


3. Tani na duhet tė gjejmė se kur duhet ta marrim si tė dhėnė mundėsinė reale tė ndikimit prej kopesė sė budallenjve? Kjo mundėsi, mund tė vlerėsohet objektivisht dhe pavarėsisht sustės psikologjike (ressentiment) e cila nuk do tė kishte asnjė ndikim aktiv shoqėror nė diferencimin e klasave. Ėshtė vlerė e dhėnė nėpėrmjet pozitės qė mbajnė budallenjtė nė rendin shoqėror. Pozitė nė tė cilėn shndėrrohen nė tė pazėvendėsueshėm, sepse ėshtė pozitė mė e ulėt por gjithashtu hallkė e nevojshme pėr funksionimin e tė gjithė mekanizmit shoqėror, i cili bazohet absolutisht nė hallkat e veta mė tė ulėta.
Mė qartėsisht duket kjo varėsi nė marrėdhėniet me hallkat mė tė larta nė personazhe dhe pozita qė kėto hallka u pėrkasin. Qartėsisht kjo lidhje duket te forma e santazhit, tė cilėn e njohin tė gjitha qeniet shoqėrore. Si shembull jepet shmangia, mbyllja e njė dosjeje, apo mosdhėnia e urdhėrit tė mandatit tė arrestit kundrejt njė tė kėrkuari kriminel, prej organeve (tė ulėta nė grada) policore tė lidhura me persona tė tillė etj.

4. Duke marrė parasysh, aktualitetin e kėsaj gjendjeje nė rangjet e ulėta tė personave nė diferencimin social, bėhet plotėsisht e kuptueshme ngritja nė pozitė e personave tė tillė pėrmes aleancave duke vendosur veten dhe tė tjerė nė pozita tė tilla paralizuese tė sistemit dhe bojkotimin nga kėta persona me kėto aleanca nga njėra anė ndaj personave tė aftė pėr tė kryer njė punė tė caktuar, ndėrsa nė anėn tjetėr, vendosin shtytjen ndaj personave tė njėjtė me ta drejt pozitave drejtuese. Ky fenomen emėrtohet “klikė” .Qė njė evolim tė llojit tė tillė, asnjė nuk mundet ta ndalojė kjo duket qartė, aq qartė sa duket dhe marrėdhėnia e ndėrvarur sipas tė dhėnave tė mėsipėrme. Sipas kėsaj vartėsie, fenomeni “njė budalla bie, njė mijė ngrihen” vazhdon pambarimisht.
I ardhuri nė pozitė kėsaj here budalla, do tė kėrkojė mė budallenj se vetja pėr t’i patur vartės deri sa njė ndėrhyrje e dhunshme nga jashtė, e detyrueshme herė prej nevojės, herė prej organizmave shoqėrorė, apo njė pėrēudnim i organizatės nė fjalė do tė jetė i rangut tė tillė qė tė ēojė nė njė tronditjeje nga themelet deri nė fundin e saj.

5. Por edhe pa aleanca dhe organzime, pa “klika”, tė ardhurit e rinj budallenj apo tė paaftėt pėrgjithėsisht, sikur edhe individualisht tė mbizotėronin vendosen tė lidhur me diferencimin social nė njė rang tė njėjtė me tė organizuarit. Sepse objektivisht, pozitat tė cilat mbajnė, nėse marrim parasysh si mė sipėr, janė tė tilla qė i bėjnė ose tė mbivlerėsuar, ose tė ngrėnshėm (durueshėm) prej tė tjerėve, asnjėherė veē nė kėto pozita nuk kėrkohet aftėsi qė tė arrihet deri aty.Nė tė kundėrt, njerėzit e aftė, shtypen dhe rrėzohen me rastin mė tė parė qė arrijnė nė majat mė tė larta tė sistemit. Nė kėtė mėnyrė, shumė tė paaftė kanė arritur tė kenė pozita tė larta qė nga presidenti i Republikės deri te “sekretari i Aleancės sė shitėsve tė ēarqeve tė minjve”. Kėto pozita shoqėrore asnjėherė njė njeri serioz nuk do kėrkonte t’i kishte. Pozita tė cilat shoqėrohen me diploma, medalje, shfaqje etj.

Kolegu causeur i rasteve mė lart pėrbėn me tė vėrtetė njė fshikullim shoqėror, sepse si causerie merr pėrsipėr tė flasė te kopeja e njerėzve mbledhur pėrpara tij ēfarė u bė nėpėr gazeta, ēfarė dėgjoi nė radio, ēfarė i thanė njerėzit nė rrugė etj. Gjithashtu kur vendos tė komentojė mbi tema tė vėshtira qė kėrkojnė mprehtėsi intelektuale dhe hir shpirtėror si psh se gjatė natės mbizotėron errėsira dhe pas shiut sigurisht ka lagėshti. Nė kėto raste shtohet gjithashtu qėndrimi “vetėmbrojtės” ndaj njerėzve intelektualisht mė lart se ai vetė, njė nėnvleftėsim i qėllimshėm i tyre nė emėr tė popullit etj.[/SIZE][/FONT]
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga jadore : 09-12-11 nė 14:35
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė