Tema: Reflektime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-12-11, 14:38   #148
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Reflektime

vazhdim...



IV

6. Interesant ėshtė pėrfundimisht dhe fenomeni i disa njerėzve tė ditur tė cilėt instiktivisht e ndjejnė rolin e madh tė budallenjve nė shoqėri dhe karrierėn e tyre tė shndritshme – nė prerjen e artė tė modestisė sigurisht – vendosin tė vishen me kėtė rol tė ngrihen dhe ata nėpėrmjet metodės sė infiltrimit ndėr ta. Por ky rol ėshtė tejet i vėshtirė pėr dy arsye kryesore.Sė pari subjektivisht, ekzistenca e jetės shpirtėrore dhe intelektuale ka njė reflektim nė fizionominė e jashtme, kjo edhe me aktrimin mė tė mirė tė mundshėm ėshtė e vėshtirė tė fshihet, veē nė rastin kur kemi tė bėjmė me talent aktrimi tė jashtėzakonshėm. Thjesht, veē prania e njė tė menēuri ėshtė si rregull, tejet sfiduese pėr budallain.
Kompleksi psikologjik i ndjenjave qė vėrshojnė drejt tij, ėshtė krejtėsisht i njėjtė me atė tė njė kafshe nė ikje e sipėr, nė gjendje paniku, ose tė njė njeriu nė gjendje arratisjeje, apo pozicion mbrojtjeje. Urrejtja, frika, keqdashja, bashkė me guximin harbut pėrmblidhen nė njė mėnyrė tė tillė qė shprehin pėr njė sy tė stėrvitur qartė nė ēdo frazė, qėndrim tė njėjtė nėnvlerėsues, apo pėrulės nė njė gjendje tė rrezikuar.

Sė dyti, sipas mėnyrės tė tė menduarit tė budallait, dyshimi instiktiv i lindur i tij, ėshtė e tillė qė hipokrizia aktoriale e tė menēurit bėhet e kotė. Nga ana tjetėr, sinqeriteti i vėrtetė i shprehur prej tė menēurit konsiderohet si hipokrizi. Budallai ėshtė qėnia mė e afėrt me mbretėrinė e kafshėve, ka ndjenja dyshimi instiktiv tė zhvilluar nė mėnyrė tė tillė qė bėhet i pamundur diagnostifikimi apo krijimi meditues dhe renditja llogjike e fakteve, tė dhėna zgjuarsie kėto, aftėsi jo tė mbėshtetura nė instikte, por nė dije. (budallai) i paarmatosur dhe i pambrojtur prej ofensivės inteligjente, pėrballė veprimeve llogjike tė ftohta tė njė zgjuarsie tė huaj, karakteristika qė bėhen tė pakapėrcyeshme pėr tė, dhe pėr t’i pėrballuar vė punė mjetin e vetėm qė ka nė dorė, pikėrisht ato qė pėrdorte dhe njeriu primitiv apo kafshėt – dyshimin instiktiv.
Nė kėtė mėnyrė shpjegohet dhe inferioriteti fizik, apo shpirtėror i popujve qė frymėzohen kryesisht nga dyshimi instiktiv dhe nga vetėkėnaqėsia, karakteristika qė i marrin si tė dhėna inteligjence. Nė kundėrshtim me evropianėt, tė cilėt nuk kanė asnjė nevojė pėr ndjenja tė tilla dhe botkuptimi i tyre ėshtė mbėshtetur mbi llogjikėn.
Sipas kėsaj gjithashtu, duket qartė se dyshimi keqdashės dhe pjella e tij, dinakėria, janė tė dhėna krejtėsisht tė kundėrta me inteligjencėn, madje i kanė zėnė vendin kėsaj tė fundit. Themi nė “tė kundėrt” pėrsa i pėrket rolit, sepse dituria, nuk ėshtė e pavarur prej instiktit, pėrkundrazi, ėshtė zhvillimi i mėtejshėm i kėtij tė fundit qė nga vlera e tij fillestare.

7. Dinakėria, ėshtė ushtrimi aktiv i dyshimit dhe stadi i dytė i tij, veprim i njėjtė me instiktet kafshėrore tė mbrojtjes, sepse pėr tu ushtruar presupozon varfėrinė dhe inercinė shpirtėrore tė budallait, si kafshė instiktivisht dhe shpirtėrisht nėn panik.
Dyshimi i thjeshtė ėshtė njė mbrojtje me natyrė pasive e cila nuk u drejtohet personave tė tretė. Ndėrsa dinakėria ėshtė mbrojtje e natyrės aktive, sepse pėrmbledh aktivitet tė trurit, renditje mendimesh dhe pėrfundimesh deri nė veprim (kur themi ia hodhi psh), dhe si pėrfundim ushtrohet mbi persona tė tretė. Vlera e cilėsisė sė mendimeve, meditimeve dhe pėrfundimve nuk ka lidhje me zgjuarsinė kur vetė pėrdorimi i kėtyre na ēon nė ushtrimin e asaj ēka quhet me njė fjalė tė vetme – dinakėri (shejtanllik), por pėrdorimi i pėrgjithėsimeve nė kombinim me nivelin e ulėt intelektual ēon nė ushtrimin e disa veprimeve tė njohura nė funksion tė dinakėrisė (lavdėrime, gėnjeshtra, keqdashje, shpifje, kurvėllik, kėndvėshtrim simpatik ndaj budallenjve akoma, duke zėnė nė gojė fėmijėt e shumtė tė tij, ofertė ndaj tė “fortit” pėr shėrbime tė ndryshme, tė lehta dhe tė pamoralshme, spiunllik, “marrje pluhurash”, karagjozėllėqe, apo tė bėrit si Kazanova, puthje duarsh pėrpara “tė Plotfuqishmit”, nxjerrje fjalimesh, thurje tė vargjeve lėvdonjėse, mbartje qesesh me zarzavate etj)
8. Budallai mundet pėrmes “aftėsisė” sė tij dhe mjeteve tė cekėta intelektualo-shpirtėrore, (nė mungesė tė aftėsive tė larta intelektuale), tė ushtrojė mė pas dhe mashtrimin. Mashtrimi siē dihet, ėshtė fshehja e tė vėrtetės, apo parashtrimi i gėnjeshtrės si e vėrtetė. Sipas kėtij pėrkufizimi, ushtrimi i mashtrimit, nuk i detyrohet mprehtėsisė sė atij qė e ushtron, sepse si ēdo njeri qė mundet tė parashtrojė tė gėnjeshtrėn si tė vėrtetė, ashtu mundet dhe budallai nė fjalė, por nė mirėbesimin e viktimės.
Arsyeja qė i futet kėsaj rruge si mė e lehta mendėrisht e mundshme, pėr budallain ėshtė mungesa e mprehtėsisė sė tij dhe paaftėsia pėr tė pėrdorur mjete tė ndershme, karakteristikė kjo e njerėzve inteligjentė. Vetėm ata munden tė pėrdorin vlera qė kėrkojnė njė kalitje individuale shpirtėrore.

Po si ėshtė e mundur atėherė qė na del pėrpara shprehja e pėrhapur gjerėsisht se mashtruesi nuk ka mundėsi tė jetė budalla, pėrkundrazi, ėshtė i menēur? Nė tė kundėrt me analizėn e mėsipėrme sipas sė cilės del se mashtruesi nuk ka mundėsi tė jetė i menēur por budalla me vulė?

Kjo pėrshtypje e ka burimin nga “teoria” e lidhjes sė budallėkut me mirėbesimin. Budallai ėshtė i prirur tė “mendojė” jo prej njė mekanizmi llogjik kuptues por nga pėrshtypjet e jashtme. Nuk kėrkon arsyet madhore tė cilat shpjegojnė fenomenin e caktuar, por kufizohet nė gjetjet sipėrfaqėsore aq sa pėr tė realizuar njė mashtrim tė suksesshėm. Veprimi nė fjalė nuk lidhet vetėm me mirėbesimin e viktimave tė veta dhe zgjuarsisė sė mashtruesit.

Qė mashtrimi nuk lidhet me zgjuarsinė besoj se e bėmė tė kuptueshme mjaftueshėm. Por tė thuhet qė mirėbesimi ėshtė budallėk, kjo ėshtė me tė vėrtetė monument i budallėkut “tė zgjuar”. Sepse mirėbesimi i dikujt, presuozon qė tė tjerėt tė jenė si ai, mirėbesues dhe tė ndershėm, pra tė menēur. Ky ėshtė pa dyshim treguesi mė i lartė i arritjes kulturore dhe qytetėruese tė dikujt.
Sa mė lart tė ndodhet dikush nė shkallėt e zgjuarsisė dhe tė qytetėrimit, qofshin kėta popuj, apo individė (psh evropianėt nė lidhje me popujt e lindjes sė mesme) aq mė mirėbesues janė ndaj njeri tjetrit.

I fundit i budallenjve, do ta kishte tė pamundur qė tė mashtronte njė Kant apo njė Betoven dhe i fundit i grekėve (lexo shqiptarėve po tė duash ) njė evropian. Hedhja e vėshtrimit keqardhės tė “frėngėve naivė” drejt fatkeqėve “tė menēur” banorė rreth Mesdheut, apo tė Lindjes, le tė jetė dėnimi i budallenjve pėr kėtė “teori” tė tyren.

V


9. Jemi brenda tė vėrtetės nėse themi qė budallai ndjek instiktin e vet tė dyshimit keqdashės* (lexo supersticioneve*) dhe kjo ėshtė e padiskutueshme. Ai e vendos veten e vet brenda jetės sociale dhe “fatin” e tij nė lartėsi qiellore (brenda metafizikės psh), aty ku bota instiktive ka pėsuar njė degjenerim tė lartė - pėrballė botės llogjike, duke humbur nė kėtė mėnyrė ēdo kontakt me realitetin.
Nėse pranojmė, ashtu siē lipset tė bėjmė, se sė pari: Instikti ėshtė i pagabueshėm, si i tillė i pashpjegueshėm dhe i pa cen. Sė dyti; se bota instiktive ėshtė mbi tė gjitha njė botė prej natyre e shėndetshme. Sė treti; se shoqėria (bashkėsia) nė vazhdimėsi tė natyrės, ėshtė njė organizėm i shėndetshėm i pėrbėrė prej individėve tė shėndetshėm, atėherė pėrfundimi mbi zotėrimin e budallenjve nė botė nėpėrmjet metafizikes nė shoqėri, ėshtė njė pėrfundim i nevojshėm dhe i parevokueshėm.

Pėrfundimi vėrtetohet si nevojė e natyrshme dhe sociale me vlera tė pėrbotshme pėrsa u pėrket tė gjithė popujve, nė tė gjitha kohėt. Qė gjendjet metafizike mbizotėruan (jo lulėzuan) nė epokat e errėta sociale, kjo nuk ėshtė rastėsi. Budallai, siē u tha sa mė sipėr, duke ndjerė nė dyshimin e vet keqdashės “sulmin” e tė menēurve ėshtė nė mėnyrė tė krejt tė natyrshme brenda realitetit, sepse me tė drejtė ndjen rrezikun qė i kanoset pėr tu fundosur nė klasat shoqėrore mė tė ulta. Nėse mundet nėpėrmjet dyshimeve tė veta tė mbijetojė nė majėn e piramidės shoqėrore, kjo ėsht temė tjetėr.
Ėshtė e dukshme veē qė instikti pėrbėn njė mjet orientimi (busull) dhe mbrojtjeje tė njeriut primitiv. Por ky nuk vlen ama si mjet mbizotėrimi dhe superioriteti nė njė shoqėri tė zhvilluar qė i ka tė ndara paraprakisht klasat sipas aftėsive, nė formė tė natyrshme.

Budallai ngjan nė kėto lloj shoqėrish me njė kafshė e cila prej instiktit di t’i shmanget ēdo rreziku, pėrveē dhunės nga “lart”, sikur vjen prej xhunglės dhe hyn nė njė njė rrugė kryesore tė njė metropoli atėherė do gjendet befasisht poshtė rrotave tė njė makine. Kjo makinė, e cila ėshtė e panjohur dhe e pashpjegueshme pėr tė, mbėshtetet sigurisht nė fund tė fundit te instiktet e njeriut, por ėshtė ndėrtuar prej zgjuarsisė sė tij. Sesa shpesh mund tė gjenden njerėz tė ulėt shpirtėrisht poshtė rrotave tė “makinave” sociale, na jep njė tregues tė vendit qė mbajnė ata nė klasat sociale.Kėtė lloj makine, nuk mundet as budallai sigurisht ta shmangė, sepse ngritja e tij mbi tė ėshtė e kufizuar brenda caqeve tė caktuara shoqėrore. Dhe sė fundi, metafizikja, as kafshėn dhe as budallanė nuk mundet tė mbėshtjellė nėn rrota, sepse ėshtė e kuptueshme qė ai ia ka hipur kalit me flatra Pegasus. (Ose ka fluturuar me zarzavate si i themi ne )

VI

10. Sipas prejardhjes shoqėrore tė budallenjve, vėmė re qė prodhimi i tyre nuk kufizohet prej ndarjeve klasore. Natyra dinake, nuk i dha asnjė klase tė caktuar kėtė privilegj. Nė mėnyrė tė pėrciptė mund tė pohojmė se budallenjtė mė tė kėndshėm natyra na i ka ofruar nė rangjet e klasave tė larta, por gjithsesi, nuk ndau asnjė klasė nga ndikimi simbolik i tyre. Ministri budalla i bėrė reckė nga nėpunėsit dhe vartėsit e tij, apo matrapazi ndėrmjet punėtorėve qė shfrytėzon mundin dhe djersėn e kolegėve, janė dy raste tė kundėrta qė vėrtetojnė mė sė miri se budallėku vendlindjen nuk e ka tė natyrės klasore.

Pėrmbajtja e budallėkut ėshtė kryesisht psikologjike pėr tė formuar mė tej variacionet e veta paralele midis budallenjve. Fils a papa i klasės superiore, i cili pėr shkak tė atrofizimit fizik dhe natyrės bulemike tė karakterit, merr seriozisht nė konsideratė rradhėn e pafundme tė rregullave tė vendosura prej familjes sė vet, duke humbur kėshtu vlerėn e mendimit kritik, katandiset nė njeri pa pikėn e karakterin dhe quhet prej klasės sė vet pėrfaqėsuese si “ēun i mirė”, kur nė mėnyrė llogjike tė pėrkufizimit do duhet tė ishte “budalla pėrsėmbari”. Ndėrsa “njeriu i popullit” nėn shembullin paralel do duhet tė quhej gjerėsisht prej shoqėrisė veē “trap”

Me tė drejtė duket mė i rreptė pėrkufizimi nė masat popullore. Nėse psh fils a papa i klasės superiore, nė moshėn shkollore del tė jetė i pamjaftueshėm llogjikisht, ai mbėshtetet me mjetet qė posedon klasa e vet, madje arrin tė qėndrojė nė pozita tė larta shoqėrore nėpėrmjet kėsaj mbėshtetjeje. Ndėrsa njeriu i popullit, edukohet mė me rreptėsi nga prindėrit dhe prej bashkėmoshatarėve tė vet, derisa arrin njė lodhje mendore tė tillė pėrmes nėnvleftėsimit, sharjeve, talljeve, farsave, dhe dhunės qė nuk i krijon mundėsi tė mjaftueshme tė ngjitė nė shkallėt e klasave tė tjera mė tė larta. Ky lloji i fundit i budallait, edhe mė simpatik ėshtė, mė modest, mė i padėmshėm dhe mė pak qesharak, gjithashtu e ka humbur vetėvlerėsimin, nė kundėrshtim me budallain e klasave tė larta qė bulemia dhe mbrothtėsia familjare, i shton karakterit tė tij njė lloj natyre femėrore.

VII

11. Sė fundi, lidhja e moralit ndėrmjet budallait dhe rengpunuesit, apo mashtruesit ėshtė papritshmėrisht e ndryshme nga ajo qė ka parasysh “opinioni publik”. Njeriu i thjeshtė, mendon se rengpunuesit dhe mashtruesit janė vėrtet tė pamoralshėm, por gjithashtu njė nėnkategori e tė zgjuarve. Nė tė kundėrt, do tė thoja se mashtruesit janė kategori e budallėkut. Dhe ja se si: Nga sa thamė mė sipėr, dinakėria pėrveē kur kjo pėrdoret si mjet prej tė menēurve kundėr budallenjve, pėrbėn dhe karakteristikė natyrale tė kėtyre tė fundit, gjithashtu konkluzion llogjik tė faktit se pėr shkak tė natyrės sė prishur tė mekanizmit llogjik tė budallenjve, dinakėria pėrbėn mekanizmin e vetėm mbrojtės qė kėta kanė nė dorė ndaj sulmeve tė jashtme.

Pėr vėrtetėsinė e kėtyre argumentave na duhet edhe njė hap i vetėm akoma: pikėrisht qė dinakėria ėshtė e nevojshme ndėr budallenj, pėr t’i bėrė kėta tė zotėrojnė pozita dhe pushtet. Asnjė njeri me vlerė nuk e ka tė nevojshme tė bėhet dinak, apo mashtrues. Eksperienca shoqėrore e pėrditshme na mėson se kėto lloj epitetesh (mashtrues, dinak etj) asnjėherė nuk arritėn tė ishin pronė e njerėzve tė mėdhenj, tė cilėt sipas aktivitetit tė tyre janė cilėsuar si “tė kėqinj”, “tė mefshėt”, “skuthė”, por asnjėherė si mashtruesa apo rengjepunues, madje edhe kur kanė qėnė konservatorė, antisocialė nė lidhjet me njerėzit, kanė arritur tė mbizotėrojnė.

Pasoja absolute tė gjymtimit shpirtėror tė budallait janė jo vetėm tendenca e tij pėr tu kthyer nė kope, shtytja pėrpara me shpatulla pas murit nė legjionin e njerėzve tė sėrės sė vet, mungesa e kritikės, pėrdorimi i robėrimit moral, lajkat etj. Por dhe shmangia sistematike e ēdo pėrplasjeje dhe ēdo beteje. Dhe kur budallai nė formėn e mashtruesit apo dinakut, do t’i duhet tė polemizojė, kėtė do e bėjė nėpėrmjet mjeteve mė tė lehta tė mundshme, madje ato mė imorale: Gėnjeshtrės,kurvėllikut, ligėsisė dhe shpifjes.

Prej kėsaj del dhe teorema e patundshme qė: edhe imoraliteti ėshtė komplet privilegj vetėm i budallenjve.
.................................................. ...............................

p.s. \

huazim
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė