Guardiola: Duhet tė jemi tė pėrkryer
Trajneri i Barcelonės, Pep Guardiola ėshtė paraqitur nė konferencėn pėr shtyp para supersfidės ndaj Real Madridit qė zhvillohet sonte mbrėma, duke thėnė se ekipi i tij duhet tė luajė nė mėnyrė tė pėrkyer nėse dėshiron tė fitojė.
Guardiola nė konferencė foli pėr gjasat qė ekipi i tij ka nė Bernabeu, duke parashikuar nė tė njėjtėn kohė presion tė hatashėm nga Real Madridi.
E kam pėrshtypjen se Reali do tė bėjė presion. Kur dikush arrin kėto rezultate, ėshtė normale qė tė luajė nė mėnyrė tė njėjtė. Unė duhet ta bėj gati ekipin pėr
njė lojė tė pėrkryer nė mėnyrė qė tė fitojmė, theksoi Pep.
Guardiola mė pas foli edhe pėr atė nėse renditja tabelare do tė ndikojė nė kėtė takim, duke e pėrjashtuar kėtė teori, pasi mendon se faktor kyē do tė jetė se cili ekip familjarizohet mė shpejtė me aftėsitė e ekipit kudnėrshtar.
Nuk mendoj se fakti qė Reali ėshtė lider do tė ketė ndikim nė kėtė takim. Tė luash sipas renditjes tabelare nuk ka vlerė. Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė tė dini aftėsitė dhe fuqinė e kundėrshtarit, ashtu sikurse pikėn e dobėt. Ne duhet tė jemi tentativ nė lojėn e tyre pozicionale, strategjinė e tyre dhe kundėrsulmet, potencoi Pep.
Strategu katalan e mbylli konferencėn pėr shtyp duke lėvduar trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho, pėr heroizmat e bėra nga portugezi nė kohėn sa ishte te ish-kampioni i Evropės, Interi.
Ne kemi luajtur ndaj njė kampioni tė madh atėkohė te Interi. Reali kėrkon shumė nga ju dhe Mourinho ėshtė trajner shumė i pėrgatitur, por unė nuk jam lodhur sė luajturi ndaj tyre. Ne do tė luftojmė pėr fitore, tė shohim si pėrfundon. Ne duhet tė jemi fluidė dhe funksional. Nuk do tė jetė e lehtė, sepse ata janė ekip i shpejtė, qė ju detyron tė ktheheni nė mbrojtje dhe ti shkoni pas, pėrfundoi Guardiola.