12-12-11, 10:43
|
#7
|
CroChicca & Gucci.
Anėtarėsuar: 09-12-07
Vendndodhja: Aty ku ndihem mire -->Split
Postime: 28,831
|
Titulli: Shkrimi i vitit 2011
Jadore!
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga jadore
...me eshte bere si tradite te shkruaj cdo perfundim viti restrospektive momentesh brenda ketij perkufizimi kohore , sa me kujtohet kete e kisha praktikuar qe nga 2008-ta ..pse e bej , as vet nuk e di ..!si duket dua te le gjurme qe une dhe nje vit isha ketu..!!
...me duhet te kujtohem ..! cfare mbet pa thene nga une kete vit..?..fjalet e zakonshme i thash e sterthash mes vitesh .. u beme nje , imun ,ne caste dhe varshmeri disponimi ndrronim miqesi me armiqesi ,armiqesi me miqesi mendimesh , te vjetrit antare i sypozonim per te rinje e te rinjet i akuzonim per te vjeter ..
ne esence asgje , konsumonim dhe ato fjal qe nuk i kishim thene akoma per te treguar vokabularin tone te pasuruar gjuhesor duke analizuar e politizuar per ti rizgjidhur prap sipas nesh paditurite dhe problemet globale te botes .. jemi globalist Ne ,largepames.. cfare eshte treva per Ne ne kete kontest karshi globalitetit ..!
..megjithate 2011 virtuale la gjurme ..
2011-ta virtuale ..me frigoj ..me rizgjoj me shkundi qe kthjellu, jete ka dhe permbrenda saj . Preka vdekjen bashke me te gjithe tjeret , pash formen e saj te shtrire dhe ketu ,dhe ndjeva humbjen ,ndjeva dhembjen .. ndjeva ikjen.. ..nuk iki !... kjo fjal si per dreq se pse me nderlidhet e me rri ne koke gjithe kohen ..!!
...per inat te gjithe kesaj virtualeje qe diti te me trondas e jep aq ndjesi te mjere sa here hyja ketu e me dukej e ftofte si vet vdekja ,une jetosova jeten ,po ,e jetesova. ne formen qe dita ..
..kjo eshte e gjitha , nje vit virtual i tere .. duket e zbehte apo ..?
por ju mos u brengosuni , une ketu do jem . Nuk do iki,jo !..por ju nuk duhet te me besoni .. nuk do iki eshte nje motiv me shume qe jeta vazhdon e ne ketej prap ketej do sorollapemi deri sa koha dhe jeta te bej te veten ..
..
te presim 2012-ten...
|
__________________
Per Familje jap Jeten......Per Dashurine Shkatrroj Boten!!
|
|
|