Akademia e Kosovės vazhdon ta nderojė Titon
Biografia nuk i ėshtė plotėsuar ende, por emri i figuron nė faqen e internetit tė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės (ASHAK) (
www.ashak.org). Ish udhėheqėsi komunist i Jugosllavisė, Josip Broz Tito, ende vazhdon tė jetė anėtar nderi i ASHAK-ut, nė njė listė tė pėrbashkėt me humanisten shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nėnė Tereza dhe shkencėtarin shqiptar me famė botėrore, Ferid Murati.
E vendosur nė njė objekt tė ri karshi Ministrisė sė Arsimit, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovės vazhdon tė kritikohet pėr mospėrfshirje tė njerėzve tė rinj dhe pėr mbajtjen nė radhėt e saj tė njerėzve tė vjetėr, e sidomos pėr nderin qė u bėn figurave sikur ish udhėheqėsi komunist Josip Broz Tito.
Josip Broz Tito, i lindur nė vitin 1892 nė Kumrovc tė Kroacisė ishte njė ndėr prijėsit e luftės partizane nė Luftėn II Botėrore, kurse pas saj e dizajnoi federatėn e shteteve tė Jugosllavisė, nėn modulin e vėllazėrim-bashkimit, tė cilėn e udhėhoqi pėr gati gjysėm shekulli. Gjatė kėsaj kohe, shumė shqiptarė tė Kosovės si krahinė nė kuadėr tė Jugosllavisė, u vranė, u burgosėn dhe u dėbuan pėr nė Turqi.
Akademik Rexhep Qosja, ka thėnė pėr Kosovapress se janė njė varg njerėzit qė nuk do duhej tė ishin anėtarė tė asaj akademie.
Unė mendoj se njė varg njerėzish, anėtarė nderi dhe anėtarė tė rregullt, sdo duhej tė ishin anėtarė tė asaj akademie. E shikoni, disave u ka kaluar koha, disa nuk e meritojnė. Kjo a do ngjajė, unė nuk e di, ka thėnė Qosja.
Ndėrkaq, akademik Nexhat Daci ka sqaruar pėr Kosovapress se pėr tia hequr dikujt titullin anėtar nderi duhet tė themelohet njė kėshill apo komision dhe duhet tė dokumentohet qė ai person me njė ndonjė veprim ka bėrė njė vepėr tė caktuar, pėr shembull gjenocid dhe me kėtė vepėr ka cėnuar tė drejtėn elementare tė njė kombi apo njė populli.
Rrugė ka, por askush nuk i ka ndjekė. Krejt kėta qė flasin rrugėve e rrugicave e kanė tė drejtėn me shkrim ta bėjnė atė. Asnjė qytetari tė Republikės sė Kosovės dhe askujt nė botė nuk i ndalohet ajo qė tė organizojė, tė mbledh dokumentacion dhe tė thotė se njė person duhet tė hiqet. Nuk ka pasur ndonjė propozim kurrė. Kanė mendime individuale, por ajo mbetet aq, ka thėnė Daci pėr Kosovapress.
Akademik Qosja nuk dėshiron tė flas pėr atė se pse nuk i hiqet Titos titulli i anėtarit tė nderit tė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, por pėr kėtė ēėshtje ai rekomandon qė tė pyeten udhėheqėsit e Akademisė.
Pyetini ata tė Akademisė. Shkoni pyetni udhėheqjen e akademisė. Ata e kanė statutin e akademisė, tė punuar duke u mbėshtetur nė statutet e akademive tė tjera, kryesisht nė statutin e Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Serbisė. Ata do tu japin pėrgjigjen e merituar, ėshtė shprehur Qosja.
Kosovapress ka bėrė pėrpjekje tė marrė njė pėrgjigje nga drejtuesit e ASHAK-ut, mirėpo kjo ka qenė e pamundur. Ndėrkaq akademik Daci, i cili nga viti 1995 deri nė vitin 2002 ishte kryetar dhe sekretar i pėrgjithshėm i Akademisė, mohon tė ketė qenė nė dorėn e tij qė tė marrė njė veprim tė tillė pėr tia hequr titullin e nderit, Titos apo dikujt tjetėr.
Inicimin nuk e bėn kryetari i Akademisė, as kryesia. Ai iniciohet me dokument shkencor dhe i dėrgohet udhėheqjes, e nėse e refuzon atėherė e merr pėrgjegjėsinė udhėheqja, ka thėnė Daci.
Ndryshe, pėr dallim prej Akademisė sė Shqipėrisė, e cila nė faqen e saj zyrtare ka tė publikuar 27 emra tė ndryshėm si anėtarė nderi, shkencėtarė nga SHBA-ja, nga shtet evropiane, pastaj nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, nė faqen zyrtare tė Akademisė sė Kosovės figurojnė vetėm tre emra, mes tė cilėve spikatė edhe emri i Titos, figura e tė cilit, nėse mund tė jetė e nderuar pėr ASHAK-un, nuk ėshtė pėr shumicėn e shqiptarėve tė Kosovės