Nga kush u mėsuan ata qė fyejn dijetarėt??!!
Hadithi 42
Nga Ibėn Mes'udi radijallahu anhu transmetohet tė ketė thėnė: "Pas betejės sė Hunejnit, i Dėrguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i dalloi disa njerėz nė ndarjen e plaēkės sė luftės. Ai i dha el Akra ibėn Habisit njėqind deve, Ujejne ibėn Hisnit po ashtu. U dha disa njerėzve autoritativė duke i dalluar atė ditė. Njė njeri tha: "Pėr Allahun, kjo ndarje nuk u bė me drejtėsi dhe me kėtė nuk u synua kėnaqėsia e Allahut." Unė thashė: -Pėr Allahun, do ta lajmėroj pėr kėtė tė Dėrguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
Shkova tek ai dhe e lajmėrova pėr atė qė kishte thėnė. Nė moment i ndryshoi fytyra e tij derisa u bė e tėra si e kuqe, e mė pas tha: E kush do tė mbajė drejtėsi nėse Allahu dhe i Dėrguari i Tij nuk mbajnė drejtėsi?!" Pastaj tha: "Allahu e mėshiroftė Musain, ėshtė ofenduar edhe me mė shumė se kjo, por bėri durim.‛ Thashė: -S'ka gjė, pas kėsaj here nuk do t'i tregoj asgjė.‛140 Muttefekun alejhi.
Spjegimi
Ky hadith qė ka pėrmendur autori, Allahu e mėshiroftė, nga Abdullah ibėn Mesudi radijallahu anhu, tregon se kur ishte beteja e Hunejnit, qė ndryshe quhet edhe beteja e Taifit, e cila ndodhi pas ēlirimit tė Mekės, i Dėrguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem fitoi shumė pasuri e bagėti. Mė pas i Dėrguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem u ndal nė Xhirrane, njė vend nė pėrfundim tė haremit (tė Mekės) nė anėn e Taifit, ku filloi tė ndante plaēkėn e luftės. Ai ndau pėr disa luftėtarė pėr t'u pėrfituar zemrat sepse ishin nga fiset e mėdha, duke i tėrhequr nė Islam, prandaj u dha shumė plaēkė lufte, madje vetėm njėrit prej tyre i dha njėqind deve. Njė nga tė pranishmit tha: Pėr Allahun, kjo ndarje nuk u bė me drejtėsi dhe me kėtė nuk synohej kėnaqėsia e Allahut! Allahu na ruajttė! Si mund tė thuhet kjo fjalė pėr ndarjen e tė Dėrguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mirėpo dashuria ndaj kėsaj bote dhe nxitja e shejtanit e ēojnė njeriun drejt shkatėrrimit. E lusim Allahun tė na falė! Kjo fjalė ėshtė fjalė kufri sepse i mvishet Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij padrejtėsi, se gjoja Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk kishte pėr qėllim kėnaqėsinė e Allahut. S'ka dyshim se Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me kėtė ndarje dėshiroi kėnaqėsinė e Allahut, dėshiroi tė pėrfitonte zemrat e tė parėve tė fiseve nė mėnyrė qė tė forcohej Islami. Nėse tė parėt e popullit forcohen nė fe, kjo sjell shumė mirėsi sepse ata pasohen nga fiset e tjera dhe kėshtu forcohet Islami. Abdullah ibėn Mesudi radijallahu anhu kur dėgjoi kėto fjalė pėr tė Dėrguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, e lajmėroi atė dhe nė atė moment fytyra e tė Dėrguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ndryshoi dhe u zverdh si ari. Mė pas ai tha: E kush do tė mbajė drejtėsi nėse Allahu dhe i Dėrguari i Tij nuk mbajnė drejtėsi?!" Tė vėrtetėn ka thėnė Profeti i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Nėse ndarja e Allahut dhe e tė Dėrguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk ėshtė e drejtė, kush do tė jetė i drejtė? Pastaj tha: Allahu e mėshiroftė Musain, ėshtė ofenduar edhe mė shumė se kjo, por bėri durim.
Ajo qė na nevojitet nga ky hadith kėtu ėshtė fjala e fundit, e cila tregon se Profetėt alejhimus-salatu ves-selam fyheshin, por bėnin durim. Profetit tonė sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kjo fjalė iu tha tetė vite pas hixhretit, jo nė fillim tė misionit tė tij, por pasi Allahu i mundėsoi triumfin, pasi e vėrteta e tij u bė e njohur dhe Allahu i shfaqi shenjat e tė Dėrguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem anembanė botės.
Kur njėri nga shokėt e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem foli kėshtu, atėherė mos u ēudit nėse dikush nga njerėzit flet e thotė pėr ndonjė dijetar se "ky dijetar ėshtė ashtu ose kėshtu" dhe i atribuon tė meta sepse e nxit shejtani qė tė shpifė pėr dijetarėt. Kur shpifin pėr dijetarėt, atėherė fjalėt e dijetarėve nuk pranohen nga njerėzit dhe nuk ka kush t'i udhėheqė njerėzit me librin e Allahut. Kush do t'i udhėheqė ata nėse nuk u besojnė dijetarėve dhe fjalėve tė tyre? Do t'i udhėheqė shejtani dhe partia e tij. Kjo ėshtė arsyeja pse pėrgojimi i dijetarėve ėshtė mėkat mė i madh se pėrgojimi i tė tjerėve.
Pėrgojimi i tė tjerėve ėshtė pėrgojim personal, dėmton vetėm atė qė ėshtė pėrgojuar, ndėrsa pėrgojimi i dijetarėve i bėn dėm gjithė Islamit sepse dijetarėt mbajnė flamurin e fesė; nėse bie besueshmėria e tyre, fundoset flamuri i Islamit dhe dėmtohet ummeti. Nėse pėrgojimi i njerėzve ėshtė si ngrėnia e mishit tė tė vdekurit, atėherė pėrgojimi i dijetarėve ėshtė si ngrėnia e mishit tė tė vdekurit duke qenė i helmuar. Pra, mos u ēudit nėse dėgjon dikė duke fyer dijetarėt. Bėj durim dhe shpreso shpėrblimin tek Allahu azze ve xhel-le dhe dije se pėrfundimi ėshtė nė favor tė devotshmėrisė. Pra, pėrderisa njeriu jeton nė devotshmėri dhe udhėzim nga Allahu, me tė vėrtetė fundi do tė jetė pėr tė.
Gjithashtu kemi raste kur ndonjė shok apo i afėrt i dikujt gabon vetėm njė herė, flet fjalė tė kėqija pėr tė- pėr njė gabim tė vetėm. Kush ofendohet, le tė bėjė durim dhe ta dijė se Profetėt e Allahut janė fyer, janė keqtrajtuar dhe pėrgėnjeshtruar, saqė janė konsideruar tė ēmendur, poetė, fallxhorė, magjistarė. Por ata ishin tė durueshėm ndaj gėnjeshtrave dhe torturave pėrderisa u erdhi ndihma Jonė. (El-Enam: 34)
Ky hadith na argumenton se prijėsi i muslimanėve ka tė drejtė t'i japė atij qė e sheh se prej tij ka pėrfitim Islami, edhe nėse i jep mė shumė se tė tjerėve. Kjo ėshtė e drejtė e tij dhe ai ėshtė pėrgjegjės pėr kėtė para Allahut. Askujt nuk i lejohet ta kundėrshtojė sepse do t'i bėjė padrejtėsi vetvetes.
Ky hadith gjithashtu na tregon se Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem merrte mėsim nga tė Dėrguarit qė ishin para tij dhe prandaj tha: "Musai ėshtė ofenduar edhe me mė shumė se kjo, por bėri durim." Allahu i Lartėsuar thotė: "Kėta janė ata tė cilėt Allahu i ka udhėzuar nė rrugėn e drejtė, andaj edhe ti (o Muhamed) ndiq rrugėn e tyre. (El-Enam: 90). Edhe ne duhet tė pasojmė Profetėt alejhimus-salatu ves-selam nė durimin ndaj sprovave dhe tė shpresojmė shpėrblimin e Allahut duke e ditur se kjo ėshtė ngritje e gradave tona me shpėrblim dhe falje nga gjunahet. Vetėm prej Allahut ėshtė suksesi.
_______________________
140 Transmetojnė Buhariu (3150) dhe Muslimi (1062). Ky hadith nuk gjendet nė pėrkthimin shqip tė librit Rijadu Salihin (sh.p.).
KOMENTAR I LIBRIT RIJADU SALIHIN IBĖN
UTHEJMINI 1/201-202