Titulli: Citate nga dijetaret islam
Cili ėshtė lloji mė i vėshtirė i durimit?
Shkalla e vėshtirėsisė nė pėrmbajtjen nga disa gjėra varet nga fuqia e motivit tė njeriut dhe aftėsisė pėr ta bėrė veprėn nė fjalė. Kushdo qė s'ka motiv pėr tė vrarė, apo pėr tė vjedhė, apo pėr tė pirė alkool, apo ēfarėdo qoftė tjetėr, dhe njėkohėsisht s'ka mundėsi ta bėjė kėtė, do ta ketė tė lehtė tė bėjė durim nga kėto gjėra. Kushdo qė ka motiv tė fortė pėr tė bėrė njė vepėr tė keqe dhe ka mundėsi pėr kėtė, do tė ketė shumė vėshtirė tė bėjė durim e tė pėrmbahet. Pėr sunduesin ėshtė tepėr vėshtirė tė pėrmbahet nga bėrja e padrejtėsive dhe e shtypjes [dhulm], pėr njė tė ri ėshtė tepėr vėshtirė tė pėrmbahet nga kurvėria, dhe pėr njė tė pasur ėshtė tepėr vėshtirė tė pėrmbahet nga ndjekja e dėshirave dhe e kėnaqėsive fizike.
Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:
"Allahu do ta lavdėrojė njė tė ri qė kurrė s'ėshtė sjell nė mėnyrė tė pahijshme" [Ahmed].
Nė njė tjetėr hadith, ai i referohet atyre qė do tė jenė nė hijen e Fronit tė Allahut, pėr durimin e tyre tė pėrsosur, siē ėshtė durimi i njė sunduesi totalitar nė tė qenit i drejtė nė ēdo situatė, pavarėsisht ndjenjave personale; durimi i njė tė riu nė adhurimin ndaj Allahut dhe ndrydhjen e tekave dhe tė dėshirave tė tij; durimi i njė njeriu qė jep sadaka dhe e mban atė tė fshehtė; durimi i njė njeriu qė u reziston joshjeve tė njė gruaje tė bukur dhe tė pushtetshme; durimi i dy burrave qė takohen dhe ndahen pėr hir tė Allahut, pėr mbajtjen e marrėdhėnieve pėr hir tė Allahut; dhe durimi i atij qė qan nga frika prej Allahut, duke e mbajtur tė fshehtė kėtė dhe duke mos i treguar askujt pėr kėtė. Tė gjitha kėto janė prej llojeve tė vėshtira tė durimit. Ndaj, dėnimi i njė tė moshuari qė bėn kurvėri, i njė mbreti qė rren dhe i njė tė varfri qė ėshtė arrogant, ėshtė mė i ashpėr, sepse ėshtė lehtė pėr ta tė pėrmbahen nga ky lloj veprimi dhe nuk kėrkon shumė mund. Qėndrimi i tyre tregon se ata me paramendim po rebelohen kundra Allahut.
Durimi nė pėrmbajtjen nga veprimet e kėqija sa i pėrket tė folmes dhe marrėdhėnieve seksuale
Prej llojeve mė tė vėshtira tė durimit ėshtė pėrmbajtja nga veprimet e kėqija qė kanė tė bėjnė me tė folmen dhe me marrėdhėniet seksuale. Veprimet e kėqija nė tė folur, si pėrgojimi e ofendimi, tė gėnjyerit pėr tė bėrė telashe mes njerėzve, lavdėrimi i vetvetes nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė apo tėrthorazi, dhe ofendimi i njerėzve qė s'i pėlqen dhe lavdėrimi i atyre qė i pėlqen, tė gjitha kėto janė zbavitėse dhe dėfryese. Ka njė motiv tė fortė pėr tė bėrė kėso veprime tė kėqija, dhe ėshtė fare lehtė tė lėvizet gjuha e tė flitet, kėshtu qė durimi i kėrkuar nė kėto raste ėshtė veēanėrisht i vėshtirė. Ndaj, pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] i ka thėnė Muadhit:"Kontrollo gjuhėn tėnde".
"Do tė merremi nė pėrgjegjėsi pėr ēfarė themi?" pyeti Muadhi.
"A ka diēka tjetėr veē keqbėrjes sė gjuhės qė i bėn njerėzit tė hidhen me fytyrė nė xhehenem?!" u pėrgjigj pejgamberi.
Njėherė pasi veprimet e kėqija tė bėhen shprehi, durimi bėhet edhe mė i vėshtirė. Kėshtu, mund tė shohėsh njė njeri tė falė namaz gjithė natėn, tė agjėrojė gjithė ditėn, tė pėrmbahet nga prekja e njė jastėku tė mėndafshtė, megjithėkėtė, ai pėrgojon, ofendon dhe bėn ērregullime mes njerėzve.
Marrė nga Uddet es-Sabiriin ue Dhakirat i Ibn Kajjim el-Xheuzi
__________________
"Ringjalleni tė vėrtetėn duke e pėrhapur dhe duke e pėrkujtuar, mbyteni tė kotėn duke e refuzuar dhe duke e bojkotuar" nga vllau ynė Muhamed et-Temmimi.
|