Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-12-11, 20:01   #4
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme nga bota Islame

Islanda njohu Palestinėn shtet


E enjte 15 Dhjetor 2011 20:53 Islanda njoftoi njohjen formale tė shtetit tė Palestinės, duke u bėrė kėshtu vendi i parė perėndimor qė njeh shtetin palestinez. Ky ėshtė vendimi i marrė nga parlamenti islandez pas seancės ku u shqyrtua kėrkesa palestineze pėr njohje tė shtetit.
“Nė kėtė ditė ju prezantoj deklaratėn e pavarėsisė sė Palestinės, e cila pėrputhet me vullnetin e parlamentit islandez”, tha ministri i Jashtėm islandez, Ossur Skarphedinsson gjatė njė takimi me homologun e tij palestinez, Riyad al Maliki, njofton TCH.
Palestina ka rritur ndjeshėm lobimin pranė vendeve perėndimore pėr njohjen e saj. Autoriteti palestinez, pak muaj mė parė u anėtarėsua si shtet nė organizatėn e Kombeve tė Bashkuara pėr Trashėgiminė Kulturore UNESCO.
Ky anėtarėsim shkaktoi reagimin e fortė tė SHBA-sė dhe Izraelit, tė cilat vendosėn pezullimin e fondeve pėr kėtė organizatė, fonde qė shkojnė deri nė 70 milionė dollarė, ose 20 pėr qind e buxhetit vjetor tė UNESCO-s.
Ndėrkohė, nė OKB ėshtė dorėzuar kėrkesa e Autoritetit Palestinez pėr njohjen si shtet dhe anėtarėsim me tė drejta tė plota nė organizatė. Kėrkesa bėri qė tė nisin beteja tė forta diplomatike mes vendeve pro dhe kundėr njohjes sė Palestinės.
Vetė Shtetet e Bashkuara deklaruan se do tė pėrdorin veton nė Kėshillin e Sigurimit pėr tė ndaluar njohjen dhe anėtarėsimin e Palestinės si shtet nė OKB. SHBA thotė se nuk ėshtė kundėr shtetit palestinez, por shprehet e vendosur qė ky shtet duhet tė lindė nga bisedimet me palėn izraelite./koha/
  Pėrgjigju Me Kuotė