...
Francezja e gatshme tė shkoj nė burg pėr shkak tė burkės
Hind Ahmas, nėnė 32-vjeēare nga Franca, mund tė bėhet gruaja e parė nė kėtė shtet evropian e cila pėr shkak tė mbulesės do tė pėrfundoj nė burg
Ajo ka refuzuar tė pranoj legjitimitetin e vendimit tė marrė nga njė gjykatė nė Paris e cila ka vendosur se ajo duhet tė burgoset pėr 15 ditė, gjatė tė cilėve detyrohet tė marrė kurse pėr tė drejtat dhe detyrimet civile.
Pėr shkak tė bartjes sė "mbulesės sė ndaluar", Ahmas u arrestua mė 11 prill nė afėrsi tė Pallatit Elize, nė Paris. Kjo ndodhi menjėherė pasi qeveria franceze ndaloi tė gjitha mėnyrat me tė cilat gratė muslimane e mbulojnė fytyrėn, duke pėrfshirė nikabin dhe burkan.
Ahmasit nuk iu lejua tė hyjė as nė sallėn e gjyqit, pasi refuzoi ta heq mbulesėn nga fytyra. Prokurorėt i thanė qartė avokatit tė saj se ajo tashmė kėrcėnohet me dy vjet burgim dhe gjobė prej 37 000 euro.
Nuk ka asnjė mundėsi qė unė tė heq burkėn. Kėtė nuk do ta bėj kurrė, tha Ahmas, duke shtuar se gjyqtarėt janė ata qė duhet tė marrin leksione pėr tė drejtat civile e jo ajo.
Ahmas kishte refuzuar mė parė tė paguajė njė gjobė prej 120 erosh pėr shkak tė bartjes sė burkės. Ajo ka sfiduar vendimin e Gjykatės franceze duke pretenduar se ēėshtjen do ta dėrgojė nė Gjykatėn Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut.
Nėse Ahmas pėrfundon nė burg, do tė bėhet gruaja e parė nė botė e cila do tė burgoset pėr shkak tė bartjes sė burkės.
.